• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama armatos policët, tender 16 milionë euro për armë dhe municione

17:54 : 28/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit po përgatit një super tender për të blerë armë. Nëse më parë policia hapte tendera deri në 1 milionë euro për pistoleta dhe fishekë, kësaj herë shuma ka shkuar në plot 16 milionë euro. Kjo është shuma më e madhe e akorduar ndonjëherë për të blerë armë dhe municione për policët.

Redaksia e BoldNeës.al ka mësuar se drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka këmbëngulur për të rinovuar armatimet e policëve. Por nuk specifikohet se çfarë armësh do të blihen. Ose më saktë, ndaj kujt do të përdoren këto armë?!

Shqipëria nuk është në gjendje lufte. Aq më tepër që këto armë s’do shkojnë për ushtrinë, por për policët. Ata të forcave speciale, grupet e ndërhyrjes së shpejtë, policët e rendit, rrugorëve etj. Pra, armët do të kërkohen që të blihen për të “trembur” qytetarët e thjeshtë. Ata që përballen çdo ditë me këta efektivë, shumica dërrmuese e tyre me një gjuhë fodulle që s’të japin zgjidhje.

Por, ajo çka lexohet mes rreshtave të këtij tenderi është dëshira e Edi Ramës, “shefit” të Rrumbullakut, për “dorë të hekurt”. Siç vepron prej shumë kohësh Erdogani në Turqi apo edhe Putini në Rusi. Këta të fundit janë prej shumë kohësh në pushtet dhe herë pas here ndërmarrin aksione policore për të shtypur opozitën. Por, a do të ecë në këto gjurmë edhe Edi Rama?

Lexo edhe:

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për blerje armësh dhe municionesh policore

Natyrisht, me mbi 10 mijë policë dhe me armë që do të blihen për më shumë se 16 milione euro, Edi Rama mund të bëhet fare mirë Erdogani dhe Putini shqiptar. Sipas dolumenteve që disponon BoldNeës.al (dokumenti më sipër), është hapur tenderi me objekt “blerje armatim, municion dhe pajisje për përdorim policor”.

Autoriteti kontraktues është Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara, një institucion në varësi direkte të Kryeministrit Edi Rama.

Pra, tenderi nuk do të bëhet nga Policia e Shtetit, por nga vetë Kryeministri. Në dokument është shkruar se fondi limit i këtij tenderi është plot 1,635,506,605 lekë, ose e konvertuar në euro plot 16 milionë euro! Mësohet se procedura, shpallja, fituesi apo lidhja e kontratës do të bëhen në muajin gusht, larg vëmendjes dhe kureshtjes, në muaj pushimi.

Etiketa: 16 mln euroarmatosArmemunicionepolicetqeveriatender

Lajme të lidhura

RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
BOTA

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

08:19 : 13/11/2025
AKTUALITET

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

08:11 : 13/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

11:24 : 12/11/2025
Para

Rei Manaj gati për ekipin e ri, sulmuesi shqiptar përfundon në radarët e…

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com