• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Negociatori i pakërkuar po kërkon një krizë

15:32 : 27/06/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Me siguri Kryeministri i Shqipërisë, kur ka hedhur zyrtarisht idenë e Konferencës pa limit mes Kosovës dhe Serbisë është ofruar që ajo të ndodhë në Tiranë. Përcaktimi “Kryeministër i Shqipërisë”, është i pashmangshëm në këtë rast, kur ai që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, flet si negociator i grupit të krizave, duke menduar se zëvendësimi i preshit me çarterin personal, ia justifikon fluturimin delirant.

Të ishte vetëm kaq, hallall shpërdorimi i taksave për nevoja personale. Por kur ato ngrihen mbi një dramë kombëtare, fluturimi duhet ndaluar. Kryeministri i një shteti, nuk mund të përdorë si monedhë shkëmbimi për pushtetin e tij, shtetin tjetër shqiptar.

Është njësoj sikur Albin Kurti të shkojë në Bruksel për të zgjidhur krizën e Fredi Belerit, mes qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë, dhe, përveç marrjes së një mandati që nuk i takon, të justifikojë edhe akuzën që rëndon mbi të.

Po ta bënte Albini këtë, në Shqipëri do ta shpallnin non grata, ndërsa kur Edi Rama, nxjerr plane për Asociacionin dhe bën filma province ku shfaqet si negociatori-shpëtimtar, kur bën deklarata në anglisht për t’i dhënë Serbisë argumente se faji është në të dyja anët e kufirit, kur shkon deri në Bruksel dhe i tërheq vëmendjen liderëve të paarsyeshëm në Kosovë dhe Serbi, e duartrokasin, jo vetëm servilët në Tiranë, po edhe dritëshkurtërit në Prishtinë, që shohin të pikojë – ndërsa piqet, fruti i pushtetit.

Lexo edhe:

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Pasi krijoi Ballkanin Perëndimor si një hapësirë të dominuar nga serbët dhe shqiptarët, Perëndimi vazhdimisht ka dhënë mesazhin e një procesi paqtimi mes dy kombeve. Procesi i Berlinit i inicuar nga Berlini, pasi investoi dhe u investua mbi marrëdhënien Rama – Vuçiç, nuk mund të mos konkurrohej Ballkani i Hapur, si iniciativë e binomit për të qenë më të pavarur dhe më ekskluzivë në faktorizimin e pushtetit të tyre personal.

Me sinjalet private dhe publike që morën nga SHBA dhe BE, të dy u nisën në një aventurë për përjetësimin e Pushtetit, duke e autokratizuar atë në shërbim të stabilitetit rajonal. Eklipsimi i liderëve të Kosovës, ishte i detyrueshëm për këtë, në mënyrë që përfaqësuesi i shqiptarëve të mos ishte në Prishtinë, por në Tiranë. Kështu Vuçiç do ta kishte më të lehtë për ta shitur në Serbi fabulën e bashkëpunimit dhe Rama, më të lehtë për të sunduar me bekimin e Perëndimit dhe deliruar si “lider global”.

Deri në shfaqjen e Albin Kurtit, gjithçka po shkonte mirë. Jo për Kosovën, për statu quo-në. Kosova nuk po bënte asnjë hap përpara, e bllokuar nga Serbia në çdo hap, bisedimet në Bruksel u bënë qesharake, Vuçiç po hynte serbes në ambientin Perëndimor, deri dje armiqësor, ndërsa Rama ushqente pushtetin e tij, me bekimin e bollshëm të stabilitetit. Në këtë ambient lindi ideja e shkëmbimit të territoreve, në këtë ambient u ndërtua bashkimi ekonomik Serbi-Shqipëri-Maqedoni, në dëm të Kosovës, në këtë ambient ishte duke u firmosur një marrëveshje triumfaliste për Donad Trump-in, pak muaj përpara zgejdhjeve.

Këtë e prishi Albin Kurti. Që në seancën e parë të negociatave me Vuçiç, prishi hipnozën e përgjithshme, ekspozoi Presidentin serb në një dritë tjetër dhe “kështjella” që Edi rama pretendoi sot në Bruksel se ishte ndërtuar, u zbulua se ishte një iluzion.

Kurti me kokëfortësinë e tij për të ushtruar detyrën, e detyroi Serbinë të tregonte nacionalizmin shovinist, Perëndimin të kuptonte se 10 vjet bisedime, vetëm sa e kishin mbajtur Kosovën peng të Serbisë dhe Ramën të zbulonte me dhimbje se nuk mund ta përdorte Kosovën për tu shfaqur si faktori i stabilitetit në rajon, me qëllimin për të ushqyer pushtetin e korruptuar.

Ballkani i Hapur ra në koma. Një nga bashkëthemeluesit, Edi Rama e konfirmoi këtë për herë të dytë sot në Bruksel. Vuçiç, duke e injoruar përpjekjen e Ramës për të bërë ndërmjetësin, e qesharakëzoi epitetin “lider global”, të shpikur nga vetë ai për nevoja të ditës. Paqja në Ballkan, me të cilën mburreshin ata që nuk bënin asgjë për të, doli që ishte vetëm një armëpushim në shërbim të dy autokratëve dhe në dëm të Kosovës.

As takimet në Bruksel, as projektet e asociacionit, as cicërimat anglisht, nuk mund t’ja kthejnë Edi Ramës atë që Kurti ia rrëzoi vetëm duke u nisur t’i shërbente vendit të tij. Sa më shumë shfaqet ky dështim, aq më shumë Rama flet kundër kurtit, aq më i rrezikuar është pushteti i tij, që, edhe brenda edhe jashtë, ka ndërtuar vetëm fasada.

/Dosja.al/

Etiketa: Edi RamaEnton Abilekajkosovetensionet ne Kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
Para

Ndërtime pa leje në plazhet e Jonufrit dhe Borshit, procedohen 4 persona

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom