• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjashmëria e sulmeve, hakerat iranianë i kthyen Shqipërisë “kusurin” e MEK?

17:20 : 22/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Alarm për tregun e energjisë/ Irani u bën thirrje Huthëve të përgatiten për mbylljen e Detit të Kuq

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

Sulmi kibernetik nga grupi iranian i ashtuquajtur “Homeland Justice” ndaj sistemeve elektronike të shtetit shqiptar vitin e kaluar është shumi i ngjashëm me sulmin kibernetik që vetë Irani ka pësuar më herët nga hakera të dyshuar si të lidhur me anëtarët e grupit MEK në Manzë të Durrësit. Duket si një kundërsulm me të njëjtën armë dhe të njëjtën strategji.

Kjo gjë bëhet me dije në dosjen e SPAK, e cila ka nisur një hetim për grupin e muxhahedinëve dhe dy ditë më parë sekuestroi serva kompjuterikë dhe laptopë në 17 objekte brenda kampit, nga ku dyshohet se është bërë dhe sulmi kibernetik drejt Iranit. Muxhahedinët janë nën hetim nga SPAK për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” dhe “keqpërdorim i paisjeve”.

Referuar të dhënave të dosjes së SPAK, në mars dhe në qershor të vitit 2022, gati një muaj para se Shqipëria të binte pre e sulmeve kibernetike, institucionet të rëndësishme shtetërore në Iran janë sulmuar nga hakera. Tipologjia e sulmeve ka qenë e ngjashme.

Një prej shënjestrave në Teheran, e dyshuar si e bërë nga kampi i Manzës në Shqipëri, nga një grupim hakerash i vetëquajtur “Kryengritja deri në përmbysje” ka qenë ministria e Jashtme e Iranit,  i bërë publik më 7 maj 2023.

Sipas një publikimi në gjuhën angleze në faqen “Iran International”, thuhet se ky grupim hakerash i lidhur me grupin e MEK në Shqipëri ka publikuar qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit të zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11 mijë punonjësve të ministrisë së jashtme.

Publikimet janë bërë në një grup në aplikacionin Telegram. Të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikes Islamike të Iranit dhe organizatat ishin në shënjestër. Pasi morën kontrollin e faqeve, në hakerat vendosën foto të liderëve të “MEK”-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenel dhe presidenti Raisi me kryq të kuq. Hackerat vendosën edhe sloganet “Vdekje Khamenel-t” një thirrje e hapur kundër regjimit në Iran dhe “Te fala Rajavit”, në mbështetje të liderit aktual të grupit opozitar, thuhet në faqen 3 të vendimit të Gjykatës për kontrollet në Manzë.

Aktiviteti kibernetik i MEK dhe grupeve të lidhura me ta, sipas SPAK, ka qenë masiv. Grupi “Kryengritja deri në përmbysje”, në qershor 2022, hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane të ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar të dhëna të brendshme. Hakimi ndodhi pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me të, duke treguar fotot e Rajavit dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të Iranit.

Dosja e prokurorisë, citon se MEK ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të hakuar korrespondencën e Republikes Islamike me zyrtarët evropiane për të finalizuar një marrëveshje për shkëmbimin e te burgosurve me Belgjikën, e cila do të lironte diplomatin iranian të burgosur Asadollah Assadi, në këmbim të punonjësit të ndihmave belg Olivier Vandecasteele. “MEK” ndërmori një fushatë të ashpër kundër marrëveshjes, duke sfiduar ekstradimin.

Procesverbali për kqyrjen e faqes me emërtimin @gbyamsarnegouni” tregoi se aty janë postuar disa dokumenta dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit.

Si në pasqyrë, hakerat iranianë në korrik sulmuan portalin qeveritar e-Albania, duke e nxjerrë jashtë funksionit për disa ditë dhe dy javë më vonë edhe sistemin TIMS. Në vijim, kohë pas kohë, në grupin “Homeland Justice” në Telegram u publikuan të dhëna sensitive të sistemeve të institucioneve shqiptare.

Etiketa: dosjaIranimanzeMEKspaksulme kibernetike

Lajme të lidhura

BOTA

Alarm për tregun e energjisë/ Irani u bën thirrje Huthëve të përgatiten për mbylljen e Detit të Kuq

16:36 : 16/07/2026
AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
Para

Titullari i Bayernit zemëron Matthaus: Mosmirënjohës, udhë e mbarë të qoftë!

TË GJITHA

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026

‘Diploma pa të ardhme’, studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste

21:08 : 16/07/2026

Masakër mjedisore në Sevran të Skraparit, firma rrafshon pyllin pa damkosur pemët

20:57 : 16/07/2026

I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura

20:43 : 16/07/2026

“Kreu i një organizate kriminale”/ Aktivistja thirrje SPAK dhe GJKKO: Hetoni Ramën!

20:35 : 16/07/2026

Pamjet e sherrit në Poliklinikën e Shkodrës, 18-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos 32-vjeçarin

20:27 : 16/07/2026

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş