• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk do ngrinim kamp”/ Berisha zbulon 4 kërkesat për DASH dhe planin për strehimin e muxhahedinëve

13:44 : 21/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ashpër ndaj aksionit të djeshëm të Policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku duke iu referuar mediave shprehet se përveç viktimës, ka patur edhe persona me gjymtyrë të thyer.

Berisha zbuloi edhe planin e qeverisë së tij, për strehimin e muxhahedinëve, ku sipas tij, i kanë pranuar DASH, se do të merrnin vetëm një kontingjent pilot për të parë si po ecën sistemi dhe qëndrimi i tyre.

Po ashtu Berisha tha se i kanë kërkuar që ata të hiqeshin nga lista e terroristë dhe në Shqipëri të vinin nën ombrellën e OKB-së. Sipas tij, nuk ishte planifikuar ngritja e një kampi, por do të shpërndaheshin në banesa me qira.

Lideri demokrat zbuloi se një kërkesë tjetër ishte dhe që nga territori i Shqipërisë nuk mund të zhvillohej veprimtari në dëm të një shteti tjetër, pasi nuk mund të pranonim akte, veprime të armatosura, të nisura nga territori i Shqipërisë, të kryheshin nga grupi i muxhahedinëve.

Berisha: 20 qershori do të shënohet në historinë e Shqipërisë, Europës dhe botës si një ditë turpi. Si një ditë në të cilën, narkoshteti shqiptar pikërisht zgjodhi ditën e refugjatëve, për një reprezalje, përmasat e të cilës, sipas medieve, janë krejt të tjera nga ato që thotë ministri Çuçi dhe zëdhënësi i tij, Rrumbullaku. Mediat, përveç viktimës, informojnë për gjymtyrë të thyera, të cilat nuk mund të ndodhin kurrë me spraj, për koka të cacra, për plagosje të rënda. Pra, një brutalitet dhe një dhunë e egër, e dënueshme, e papranueshme.

Lexo edhe:

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

Tani, për ju dhe për shqiptarët, dua të saktësoj disa momente. Marrëveshja për sjelljen në Shqipëri të muxhahedinëve të popullit, ka nisur zbatimin e saj gjatë qeverisë së mëparshme. Në atë kohë, muxhahedinët e popullit ndodheshin në një kamp në Irak dhe ishin objekt sulmesh, granatimesh të egra dhe të pamëshirshme nga qeveritarët irakianë. Kërkesës së Departamentit të Shtetit, gjatë një vizite që unë bërë në Uashington, për të marrë dhe strehuar në Shqipëri muxhahedinët, unë i dhashë këtë përgjigje: së pari, po, do marrim një kontingjent pilot për të parë si po ecën sistemi dhe qëndrimi i tyre.
Së dyti, kërkesa e dytë për t’i marrë ishte që të hiqeshin nga lista e grupit terrorist, sepse ata ishin të listuar nga DASH si grup terrorist. Kërkesa e tretë ishte që ata në Shqipëri do vinin nën ombrellën e OKB-së.

Tani të ndalemi pak te kjo kërkesë, sepse ata duhet të gëzonin pavarësisht nga mikpritja shqiptare, të gjithë të drejtat e njerëzve refugjatë, të përcaktuara nga konventat ndërkombëtare dhe mbrojtjen e tyre. Autoritetet e SHBA i kanë pranuar këto kërkesa. Tani, gjatë periudhës së negociuam dhe i sollëm, nuk parashikohej ngritje e një kampi. Alternativa jonë ishte marrja me qira e banesave në zona të ndryshme të Tiranës dhe natyrisht asistenca për jetën e tyre normale si mysafirë që do ishin. OKB-në nuk e thirrëm për të ndihmuar me ushqime, por për kuadrin e të drejtave të tyre.

Pa dyshim që kërkesë tjetër ishte që nga territori i Shqipërisë nuk mund të zhvillohej veprimtari në dëm të një shteti tjetër. Ata e kishin pasur këtë etiketën si grup terrorist dhe ne nuk mund të pranonim akte, veprime të armatosura, të nisura nga territori i Shqipërisë, të kryheshin nga grupi i muxhahedinëve të popullit. Këto ishin kërkesat. Erdhi grupi i parë, nja 220 vetë. Më vonë, qeveria mori edhe 2700 të tjerë a 2800 të tjerë. Në mos gaboj, ata blenë tokën në Manëz, Edi Rama firmosi lejen e ndërtimeve dhe të kampit të tyre. Kjo deri këtu.

Më tej, Sali Berisha deklaroi se duhet një hetim nga ana e OKB-së dhe autorët e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi

Berisha: Të gjitha këto kërkojnë një hetim. Një hetim ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë një hetim nga OKB që i ka në mbikëqyrje.
Gjithashtu, autorët e dhunës duhet të dalin përpara gjyqit. Si u vra ai që vdiq? Ata që kanë thyer kocka të refugjatëve, duhet të përballen me ligjin. Se thanë spraj, por spraji nuk thyen kocka. Është e domosdoshme një hetim që të nxjerrë abuzuesit me të drejtat e njeriut. Në njoftimin e DASH ka një element të rëndësishëm që vetë këta shkelin të drejtat e njeriut. Kjo është absolutisht e rëndë. Edhe kjo duhet të jetë pjesë e hetimit të OKB-së. Nuk mund të përdoret kampi i strehimit për të dhunuar të drejtat e njerëzve të komunitetit. Se ai nuk është kamp ushtarak, është kamp refugjatësh. Por kjo është qeveri si kjo. Ai duhet të jetë një kamp që respekton liritë dhe të drejtat e banorëve të kampit. Pra, këto janë problemi i një ngjarje që tronditi shoqërinë. Se janë njerëz që kanë një histori të gjatë, të dhimbshme. Kanë edhe gabime në qëndrimet e tyre, por prapë kanë qëndruar për lirinë e vendit të tyre më së shumti dhe janë këtu si miq, refugjatë. Unë nuk kam qenë për kamp fare, por që të strehoheshin dhe të integroheshin. Në atë kohë pati ksenofobë, por ata mund të integroheshin në shoqërinë shqiptare. Ky variant u ndryshua nga kjo qeveri.

Etiketa: BerishadashMEKmuxhahedinetplani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

12:46 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

11:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës

19:44 : 11/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
Para

“Nuk u zbatua statuti!”/ Korreshi: Nuk zgjidhet kryetari pa u bashkuar partia!

TË GJITHA

Protesta e 30-të/ Aktivisti: Kemi pjesëmarrës 4 eurodeputetë, do vijnë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë

20:23 : 29/06/2026

“Lubia gëlltit miliona në tunel dhe beton”, pankartat ‘pikante’ të protestës së 30-të/ FOTO

20:09 : 29/06/2026

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

19:58 : 29/06/2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare

19:47 : 29/06/2026

Resorti i Darit të APEX-it në plazhin e Pasqyrave, rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir

19:40 : 29/06/2026

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Ja ku e fshihnin

19:24 : 29/06/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik

19:08 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet