• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porti i Jahteve gradon Gjykatën Kushtetuese si “notere të qeverisë”

15:07 : 17/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetuese, e krijuar pas Reformës në Drejtësi, nuk ka guxuar thuajse në asnjë rast që të dalë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Edhe në ato raste kur anti-kushtetutshmëria ishte fare flagrante-si në rastin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar-gjyqtarët kushtetutës u përpoqën maksimalisht që të mos i krijonin asnjë kokë-çarje kreut të qeverisë.

Por, vendimi i kësaj fundjave, në të cilën i dha dritën jeshile vijimit të projektit kontravers të ndërtimit të Portit të Jahteve në Durrës, në vend të Portit më të madh tregtar në vend, konfirmoi përfundimisht se Gjykata Kushtetuese ka marrë me zell dhe dëshirë të madhe rolin e “noterit të Qeverisë”.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të Premten (16.06.2023), se, me shumicë votash rrëzoi padinë e 1/5 së deputetëve (28 ligjvënës) të Partisë Demokratike, për shpalljen anti-kushtetuese të ligjit nr. 145/2020, datë 03.12.2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Lexo edhe:

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

Ky ligj i hapi rrugën marrëveshjes së Edi Ramës me biznesmenin saudit Mohamed Alabar për ndërtimin e një hapësire gjigande ndërtesash betoni në bregun e detit, në qendër të Durrësit, i kamufluar si Port Jahtesh.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, vendimi për rrëzimin e kërkesës së opozitës është marrë me “shumicë të anëtarëve” të saj. Pra, nga 9 gjyqtarë, më së paku, një deri në katër prej tyre janë shprehur kundër projektit të Edi Ramës.

Emrat e gjyqtarit apo gjyqtarëve kushtetues që kanë votuar në favor të projektit shkatërrues të Portit të Durrësit pritet të bëhen publike brenda 30 ditëve, kur të zbardhet vendimi i plotë.

Është shumë e rëndësishme që të shënohen mendat emrat e atyre gjyqtarëve kushtetues, të cilët zgjodhën të shndërrohen në noterë të rëndomtë të Edi Ramës, për t’u mbajtur mend si juristë të rëndomtë, të cilët para Kushtetutës dhe interesit më të lartë publik, vendosën servilizmin në ekstrem ndaj kreut të qeverisë.

Po ashtu, është e rëndësishme të rikujtohet se për çfarë kanë votuar “qorrazi” shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

– Projekti “Porti i Jahteve Durrës”, i cili vetëm emrin ka të tillë, pasi përfshinë në vetëvete ndërtimin e dhjetra godinave të banimit.

– Projekti “2 miliardë dollarë” ishte një iniciativë personale e Edi Ramës, të cilën e prezantoi në shoqërinë e Alabarit në nëntor të vitit 2020.

– Pasi e vendosi Rama, Këshilli i Ministrave e më tej Parlamenti thjesht kryen formalitetet, duke i dhënë rrugë idesë së kreut të qeverisë.

– Kompania e përzgjedhur për zbatimin e këtij projekti ishte e regjistruar në zonën off-shore të ishujve Kajman.

– Pas disa lëvizjesh, pronar fundor rezulton Mohamed el Alabar, me 40 përqind të aksioneve, sipas Regjistrit të Pronarëve Përfitues. Nuk dihet ende se kush e zotëron 60 përqind të shoqërisë “North Eeast Real Estate” me seli në Dubai, e cila zotëron kompaninë shqiptare “Eagle Hills Real Estate”, e cila do të realizojë projektin e Portit të Jahteve Durrës.

– Qeveria i fali kompanisë, me pronar të dukshëm Alabarin, rreth 1 milionë metra katrorë truall, i cili përfshin territorin aktual të Portit të Durrësit dhe hapësirat publike e private rreth tij.

– Qeveria i fali kompanisë, me pronar të dukshëm Alabarin, taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe të tjera të ngjashme, duke ia lehtësuar ndjeshëm fitimet kompanisë.

– Qeveria vendosi të zhvendosë Portin aktual tregtar në zonën e Porto Romanos. Kjo zhvendosje, deri më tani, është thjesht një ide, ndërkohë që nuk dihet fatura financiare e kësaj lëvizjeje.

– Vendimi i qeverisë për të zhvendosur Portin tregtar ka nisur të shkaktojë një efekt cunam në ekonominë shqiptare. Kompanitë që kanë fituar kontrata disa-vjeçare për të operuar në Port, tashmë po i drejtohen Arbitrazhit Ndërkombëtar për të kërkuar shpërblim financiar pas prishjes së kontratave.

– Vendimi i qeverisë Rama nxiti reagimin e Bashkimit Europian, i cili vendosi të anulojë menjëherë një grant 25 milionë euro për thellimin e kalatave aktuale të Portit të Durrësit.

– Pozicioni i parashikuar për Portin e ri tregtar nuk ka marrë vlerësime pozitive nga NATO, e cila duket se nuk e sheh të përshtatshme hapësirën në Porto Romano si të përshtatshme për mjetet e saj.

– Vendimi i qeverisë Rama për “zhdukjen” e Portit aktual të Durrësit ngjalli reagimin e menjëhershëm të autoriteteve greke për të forcuar kapacitetet e Portit të Pireut. Me “shkatërrimi” e Portit aktual të Durrësit, ai port në Greqi shndërrohet në një pikë shumë tërheqëse për aktivitetin tregtar rajonal e mesdhetar.

– Kompania private ka nisur të shesë “ajrin”, duke marrë porosi për apartamente, të cilat ende nuk janë ndërtuar. Ky detaj tregon se shoqëria private nuk ka ndërmend të shpenzojë fonde të saj, por do të realizojë projektin nga “porositësit”.

Pra, është një projekt me pronarë të panjohur (opozita dyshon se mund të jenë të përfshirë “çunat e Dubait”); është një projekt që po financohet nga “porositësit”; qeveria fal mbi 1 milionë metra katror truall pronë publike; qeveria i fal taksat kompanisë së Alabarit; projekti shkakton skepticizëm dhe reagim tek aleatët strategjikë, Bashkimi Europian dhe NATO; projekti po shoqërohet me padi në Arbitrazh.

E, pavarësisht të gjitha këtyre, shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk sheh asnjë shkelje në projektin personal të Edi Ramës për të shndërruar Portin Tregtar të Durrësit në beton për Alabarin dhe të tjerë “pronarë të panjohur”.

Opinioni publik shqiptar thjesht duhet të bindemi se vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ka vetëm disa noterë të qeverisë, disa lozonjarë që lodrojnë me Kushtetutën për të përmbushur dëshirat e Edi Ramës.

Etiketa: alabarEdi RamaGjykata KushtetueseMohamed Alabarporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026
AKTUALITET

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

09:17 : 26/06/2026
AKTUALITET

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026
AKTUALITET

Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri

08:09 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
Para

Dy aksidente në Tiranë me dy të plagosur

TË GJITHA

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026

Sori Al thotë se studentët e policisë i ka zënë viroza

13:46 : 26/06/2026

“Plas” tek Uruguai para sfidës me Spanjën, Bielsa akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë

13:39 : 26/06/2026

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026

Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

13:23 : 26/06/2026

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet