• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Është monstruoze të ndihmosh vrasësin e popullit tënd

18:32 : 15/06/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Nga Kim Mehmeti

Mund të ndodhë që Kryeministri i Kosovës të ‘çmendet’ deri në ato përmasa sa t’i shpallë luftë edhe NATO-së dhe kjo të na çojë të gjithëve t’i themi se është duke e marrë në qaf popullin, por megjithatë, është e turpshme, është perverse që në emër të ‘lojërave globale’, t’ia kthesh shpinën Kosovës, t’i bëhesh krah atij që e urren popullin tënd, atij që gjithë potencialin diplomatik e përdorë për ta copëtuar Kosovën e për ta futur në grackë Prishtinën.

Dhe mundë të ndodh që Kryeministri i Kosovës ta humbë besimin e gjithë diplomacisë botërore, por përderisa atij i besojnë shqiptarët, përderisa ai përballet me mjeshtërit e gjakderdhjeve të Beogradi, është e turpshme, është sjellje monstruoze, ta ndihmosh vrasësin e popullit tënd me arsyetimin se Shqipëria nuk ‘qenka UFO’, se ajo na paska obligime ndërkombëtare që e çliruakan nga obligimet kombëtare, se ato obligime e pamundësuakan Tiranën zyrtare të solidarizohet me vëllezërit e saj të rrezikuar nga Serbia luftë ndjellëse.

Shumëçka mund të ndodhë sot kur Serbia ka vendosë që Kosovës t’ia rrëmbej Veriun e saj, por është perverse, është monstruoze dhe kurrë nuk duhej të ndodhë ajo që me shumëçka është duke ndodhur: që krahë një Serbia kishtare të etur për gjak shqiptarë, të qëndrojë Tirana Zyrtare?!

Po pra, mund të ndodh që Kryeministri i Kosovës ta humb mbështetjen e gjithë botës, por Tiranë zyrtare nuk guxon ta bëjë turpin e paimagjinueshëm: që të mos shqetësohet as kur Kosovës ia kidnapojnë policët, që të distancohet nga Prishtina “luftënxitëse”, duke e mbështetur kështu Serbinë në pafytyrësinë e saj të tregohet ‘paqedashëse’!?

Lexo edhe:

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë! Gazetari: Shkarkimi ishte vendim personal i Ramës

Edhe Turqia ishte pjesë e NATO-së dhe mike e perëndimit, por në vitin 1974, kur u rrezikuan turqit e Qipros, nuk pyeti kush ishte fajtor, por i doli në mbrojtje popullit të saj. Sepse Ankara e dinte se mospajtimet me të huajt edhe mund t’i zgjedhësh, por turpin dhe perversitetin që t’ia kthesh shpinën vëllait tënd të kërcënuar nga armiku, e përqesh e gjithë bota dhe atë nuk ta shlyen nga fytyra asnjë aleancë ndërkombëtare.

Po ne jemi popull i vogël, ne nuk mund të pretendojmë të sillemi si ata që edhe nuk varen gjithaq nga forcat globale, ne shumëçka nuk mundemi pa mbështetjen e SHBA-ve, por ne nuk duhet të tregohemi aq të mjerë, aq të padinjitetshëm dhe aq të pafytyrë sa në rrethana kur Serbia donë ta copëtojë Kosovën, të bëhemi krahë i Vuçiqit.

Gjë që me shumëçka është duke e bërë strategu i përmasave globale, por mbase fytyra më besnike e mjerimit tonë politik – Kryeministri i sotëm i Shqipërisë!

*Marrë nga FB i autorit, titulli origjinal: Përparësia e Vuçiçit kundër Kosovës është përkrahja e Ramës?! 

Etiketa: Edi Ramakim mehmetiKosovatensionet ne Kosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë! Gazetari: Shkarkimi ishte vendim personal i Ramës

22:02 : 03/11/2025
AKTUALITET

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

21:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025
AKTUALITET

Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

17:44 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit”/ Bardhi: Balluku, është hija e zezë e pushtetit të Ramës

16:48 : 03/11/2025
Para

Paralajmërohet protestë para Kryeministrisë për qëndrimin ndaj situatës në Kosovë

TË GJITHA

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025

Lëvizte i armatosur në Lushnje, arrestohet 33-vjeçari

11:33 : 04/11/2025

Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

11:21 : 04/11/2025

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

11:21 : 04/11/2025

Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër mund të çojë në arrest Belinda Ballukun

11:12 : 04/11/2025

Aksident në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën administratori – EMRI

11:09 : 04/11/2025

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com