• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rriten tensionet/ Policia e Kosovës: Tre efektivë janë marrë peng nga serbët

14:58 : 14/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, RAJONI

Lexo edhe:

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

Provokim në Eurovision, gruaja serbe kërkoi heqjen e flamurit të Kosovës

Një tjetër episod i ndodhur këtë të Mërkurë ka shtuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë, 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”, sipas tyre. “Novosti”, media e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç thotë që vetë kreu i shtetit është njoftuar me urgjencë për këtë rast.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bën me dije se efektivët janë marrë peng në veri të vendit dhe brenda territorit të Kosovës.


Pamje të publikuara nga mediat serbe

Ata janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi.

Sipas policisë, tre efektivët ndodheshin në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, në momentin që kanë kërkuar përforcime se kanë parë prani personash të maskuar.

Kur përforcimet kanë shkuar janë gjetur vetëm makina e efektivëve e braktisur.

 

1 nga 3
- +

“Në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për  të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe. Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës. Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës”, njofton policia e Kosovës.

​Sveçla: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për lirimin e efektivëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Serbia ka rrëmbyer tre zyrtarë policorë në territorin e Kosovës, duke shkelur kështu çdo marrëveshje e çdo parim të normave ndërkombëtare. Sveçla ka kërkuar nga faktori ndërkombëtarë të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë.

“Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor… Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët policorë por edhe të ndalë provokimet e saj”, ka shkruar ai në një reagim në rrjetet sociale.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shtuar se sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin “në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”.

Etiketa: pengpolicia e kosovesserbe

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

17:59 : 02/06/2026
RAJONI

Provokim në Eurovision, gruaja serbe kërkoi heqjen e flamurit të Kosovës

08:49 : 17/05/2026
SHOW BIZ

Deformoi të dhënat për krimet serbe në Kosovë, Prokuroria speciale bastis shtëpinë e Shkëlzen Gashit

17:22 : 30/03/2026
RAJONI

Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

17:50 : 16/03/2026
BOTA

Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani

09:08 : 10/03/2026
RAJONI

Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin me sloganin “Kosova është Serbi”

20:29 : 03/03/2026
Para

Ç'po ndodh në Greqi? Shqiptari plagos me armë vëllanë e ish të dashurës

TË GJITHA

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom