• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me të ardhurat nga turizmi, Berisha: Shteti i kënetës!

18:36 : 11/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar përmes një shënimi në faqen e tij në facebook vjedhjen dhe abuzimin me të ardhurat buxhetore nga Turizmi.

Ai ka publikuar një artikull të Oligarkia. al që bën fjalë për këtë abuzim kolosal.

Reagimi i plotë nga Sali Beroisha:

“Shteti i kënetës!

Miq, nga 7.5 milionë turistë, që sipas Institutit të Statistikës vizituan Shqipërinë në vitin 2022 buxheti i shtetit përfitoi gjithësej, 8.5 milionë euro nga fjetjet e tyre. Pra, sipas këtyre të dhënave del se buxheti i shtetit vitin e kaluar ka fituar pak më shumë se 1 euro apo 1.13 euro për turist, që ka hyrë në vendin tonë. Kjo shifër dëshmon shkallën e vjedhjes ekstreme të të ardhurave buxhetore në këtë sektor, nga lukunia e tatimorëve të cilet me pagesa nën dorë mbyllun sytë dhe përligjin shifra informaliteti, që nuk egzistojnë në asnjë vend të botës.

Lexo edhe:

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

⬇️Për më tepër, për këtë vjedhje të tmerrshme ju ftoj të lexoni analizën e publikuar në oligarkia.al

Luga bosh e turizmit/ Miliarda euro në letër, qindarka për buxhetin

Teksa qeveria dhe institucionet trumbetojnë bumin e jashtëzakonshëm turistik, Shqipëria po përballet me një paradoks. Atë që në letër ekonomia shqiptare po fiton miliarda euro nga turizmi, por në buxhet duken vetëm qindarka.

Instituti i Statistikave raportoi se viti i kaluar Shqipëria regjistroi një rekord historik për industrinë e turizmit. Sipas statistikave të INSTAT, në vitin 2022 vendi u vizitua nga 7.5 milionë turistë ose 32.6 për qind më shumë se sa një vit më parë.
INSTAT nuk është burimi i vetëm zyrtar, që paraqet panoramën e një bumi të paprecedentë turistik. Banka e Shqipërisë po ashtu raporton shifra rekord.

Në bilancin e pagesave, i cili mat hyrje-daljet e valutës në ekonomi, Banka vlerëson se vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 2.8 miliardë euro nga industria e udhëtimeve. Shifra që është sa 14 për qind e Prodhimit Kombëtar përbën një nga burimet kryesore të të ardhurave për ekonominë kombëtare. Por ka një problem. Paratë nuk duken. Të paktën jo në buxhet.

Qindarka buxhetore

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vitin e kaluar, e gjithë industria e akomodimit në Shqipëri deklaroi vetëm 140 milionë euro shitje totale. Kjo është xhiroja e raportuar nga të gjitha hotelet e Shqipërisë, mbi të cilën llogaritet tatimi mbi vlerën e shtuar për fjetjen.

Sipas ligjit, furnizimi i shërbimit të fjetjes taksohet me 6 për qind TVSH. Ndaj në vitin 2022, e gjithë baza e taksueshme prej 140 milionë eurosh, potencialisht prodhoi vetëm 8.5 milionë euro të ardhura në buxhet. Por edhe kjo është shifër potenciale, pasi nuk llogarit tepricën kreditore të TVSH-së. Me pak fjalë, e gjithë industria e akomodimit në Shqipëri, në shërbimin e fjetjes prodhon më pak se 8 milionë euro TVSH për buxhetin. Kokoshi u katandis në një thelë. Dhe pyetja është ku treten paratë?

Diçka mungon

Shërbimi i fjetjes është vetëm një nga komponentën në tortën e të ardhurave që përfiton ekonomia nga turizmi. Paralelisht me fjetjen, turistët shpenzojnë për ushqime, për argëtim dhe plot shërbime të tjera. Megjithata nga 2.8 miliardë euro të ardhura totale në vetëm 140 milionë euro shitje të shërbimit të fjetjes, diferenca është e madhe. Nëse në ekuacion fut edhe të ardhurat nga turizmi i brendshëm hendeku është edhe më i madh. Diçka nuk përputhet. Teorikisht ka dy mundësi për të shpjeguar këtë paradoks. E para është që shifra 2.8 miliardë euro e të ardhurave totale që ekonomia përfiton nga turizmi mund të jetë e fryrë. Bilanci i pagesave, i cili e raporton shifrën 2.8 miliardë euro në finale është një vlerësim dhe jo matje ekzakte. Ndoshta në shifrën 7.5 milionë turistë, Instat raporton edhe udhëtarët tranzitë, që hyjnë e dalin në territorin e Shqipërisë pa shpenzuar fare.

Mundësia e dytë është informaliteti. Ndoshta hotelet nuk po raportojnë sa duhet shitjet dhe buxheti po humbet para. Ose varianti i tretë është një kombimin i të dyjave. Shifra 2.8 miliardë euro është e fryrë dhe sektori noton në informalitet duke bërë që buxheti të mos marrë përfitimet që i takojnë. Ky është paradoksi i turizmit sot në Shqipëri. Miliarda euro në letër, por qindarka lekë në buxhet.”

Etiketa: Edi RamaPartia DemokratikeqeveriaSali BerishaTë ardhurat buxhetoreturizmivjedhjen dhe abuzimin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025
AKTUALITET

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

16:01 : 09/09/2025
AKTUALITET

Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

14:39 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

13:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

13:38 : 09/09/2025
AKTUALITET

Rama premton hapësira për qytetarët, por i hap rrugë ndërtimit mbi ullishte e pemëtore

12:36 : 09/09/2025
Para

Vaksina franceze e kancerit premtuese kundër tumoreve të përsëritura

TË GJITHA

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

18:11 : 09/09/2025

Sulmi në Doha, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

17:58 : 09/09/2025

Gazetari: Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion, bandat kanë buxhet më të madh se Ministria e Brendshme

17:55 : 09/09/2025

“Black out” në Berlin/ Policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

17:47 : 09/09/2025

Ronela Hajati publikon FOTOT me partnerin “misterioz”

17:44 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com