• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet skema Jaka-Fico për të rritur vlerën e tenderit 7 mln € të ushqimit në QSUT!

11:15 : 08/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Albana Fico, drejtoresha e QSUT-së, dhe Nikolin Jaka, biznesmen dhe Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, po tentojnë që të shtojnë fondin e tenderit të ushqimeve të të sëmurëve. Një skemë e pastër e kësaj dyshe, që dyshohet se, para se të bëhen procedurat, fituesi dihet. Kompania e lidhur me biznesmenin, “KPL”, ka fituar edhe para disa viteve këtë procedurë, ndërsa ka dyshime të mëdha se edhe në 2023 do të jetë i njëjti fitues. Dhe, kur mësuan se s’kanë konkurencë, po tentojnë që të shtojnë fondin 7 milionë euro. Në fakt, nëse do të bëjmë një krahasim, tenderi i mëparshëm kishte një fond 7.4 milionë euro, pra një ulje me 400 mijë euro këtë vit. Pikërisht, këto “shtesa” mund të bëhen edhe në këtë procedurë, pavarësisht se ndaj QSUT-së ka pasur vazhdimisht kritika për vaktet ushqimorë të të sëmurëve. BoldNews.al ka hulumtuar dhjetëra dokumente, prokuruese por edhe raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që tregojnë se kjo dyshe ka abuzuar me këto ushqime.

Faksimile: Spitali “Nënë Tereza” ka anuluar tenderin e ushqimeve për shkak se s’është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Spitali “Nënë Tereza” hapi në muajin mars 2023 tenderin me objekt “shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 696.538.696 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 7 milionë euro. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj do të jetë brenda afatit 48 muaj nga lidhja e marrëveshjes kuadër. Në dokumentin e mësipërm, drejtoresha e QSUT-së shkruan se arsyet e anulimit të kësaj procedure kanë qenë se “nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme”. Pra, e theksojnë e përshtatshme, ndërsa ka dyshime se gjithçka po bëhet për t’i rritur vlerën kësaj procedure. Duke qenë se kriteret janë bërë me “punë të ngjashme”, kaq e aq punëtorë, me përvojë të gjatë, firma që i plotëson kushtet është “KPL”. Edhe më parë, kjo firmë ka qenë fituesja e këtij tenderi, duke “garuar” edhe me veten.

Faksimile: KLSH ka evidentuar problematika në tenderin e mëparshëm

Por kush qëndron pas firmës “KPL”?! Në vitin 2019, QSUT ka finalizuar tenderin e ushqimeve për pacientët. Shërbimi ka pasur një vlerë prej 7.4 miliardë lekë, tender i cili i është dhënë kompanisë KPL sh.p.k. e cila ka garuar e vetme. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo firmë ka pasur emrin “Avanca_1” dhe “So.Ri”. Më parë pronar dhe administrator ka qenë z. Nikolin Jaka, biznesmen. Më pas, Jaka ia shiti aksionet znj Alma Tafani, bahkëshortes së tij. Kjo e fundit, nëpërmjet disa transaksioneve ia shiti aksionet z. Ramazan Troka, i cili është “me letra” pronar i fundit!
Në vitin 2019, “KPL”-ja fiton tenderin e majmë nga QSUT, me vlerë 829 milionë lekë të rinj. Ky tender është bërë objekt i një kontrolli nga KLSH-ja, e cila ka evidentuar disa problematika. “Në datën 26 mars 2019 është lidhur drafti i marrëveshjes kuadër, midis QSUT-së dhe OE ‘KPL’ shpk për lidhjen e kontratës së
shërbimit me objekt ‘shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për QSUNT’ me afat 48 muaj. Vlera është në total 744.358.551 lekë pa tvsh dhe 892.601.681 lekë me TVSH” thuhet në raport.

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Faksimile: KLSH ka evidentuar problematika në tenderin e mëparshëm

KLSH shkruan se, sipas kontratës, kontraktori përgatit ushqimin në mënyrë të përqendruar në kuzhinë çdo ditë në bazë të numrit të të shtruarve, bazuar në përcaktimet e dietave të kartelës së pacientit, vënë në dispozicion nga mjeku përkatës dhe konfirmuar nga mjeku dietolog, si dhe të personelit mjekësor që është në shërbim 24 orë. “Nga auditimi rezulton se, që prej hyrjes në fuqi të kësaj kontrate, përgjegjësitë e specialistit dietolog në monitorimin e kësaj kontrate (referuar përgjegjësive të veçanta të parashikuara në, është kryer nga SMSHK, pra duke konfirmuar menytë javore e duke ndjekur e monitoruar dietat e veçanta, realizimin te pacientët dhe te stafi, si dhe kënaqësinë nga shërbimi. Sa më sipër, zbatimi dhe monitorimi i kësaj kontrate nuk mund të jetë i plotë në mungesë të mjekut dietolog, për shkaqet e sipërpërmendura. QSUNT të shqyrtojë arsyet e dështimit të procedurave të rekrutimit për vakancën ‘Specialist/ Dietolog’” thuhet në këtë raport. Ka dyshime se vakanca është bërë me dashje, duke favorizuar firmën fituese të këtij tenderi.

Etiketa: Albana Ficodhoma e tregtiseklshNikolin JakaqsutSpitaltenderushqime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

14:12 : 22/10/2025
Para

Salianji "shpërthen" keq ndaj Bashës: Do të tretet bashkë me vulën! Njerëz lëngaraqë

TË GJITHA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com