• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigracioni kulmoi sërish dhe lindjet ranë ndjeshëm, INSTAT “fshehu” të dhënat e popullsisë

08:45 : 02/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Statistika e popullsisë është më e rëndësishmja nga të gjitha të tjerat, pasi në bazë të saj bëhen të gjitha llogaritjet dhe projeksionet e tjera për të tashmen dhe të ardhmen.

INSTAT, pasi shtyu për tre herë rresht zhvillimin e Censit, po heziton të publikojë statistikën vjetore të popullsisë.

Nga viti 2015 në vitin 2019, statistika vjetore e popullsisë është publikuar në muajin shkurt.

Në vitin 2020 u publikua më 3 mars, më 2022 më 7 maj dhe në vitin 2023 ishte programuar për botim në datën 23 maj, por INSTAT njoftoi shtyrjen pa afat të publikimit, teksa nuk dha një arsyetim specifik ndaj kërkesës së “Monitor” për këtë qëllim.

Lexo edhe:

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

“Publikimi i popullsisë ishte planifikuar më datë 23 Maj dhe nuk ka qenë planifikuar në datë tjetër”, tha INSTAT në përgjigjen për “Monitor”. Në kalendarin e Instat nuk është publikuar një datë tjetër siç ndodh zakonisht kur publikimi nuk del në datën e paracaktuar.

Sipas metodologjisë së INSTAT, llogaritjet vjetore të popullsisë bazohen në metodën e komponentit të gjeneratës. Kjo është një metodë standarde demografike, e cila përdor një sërë burime të dhënash për komponentët bazë të ndryshimit të popullsisë si më poshtë:

1-Shtesa Natyrore (lindjet dhe vdekjet). Si pikënisje për përllogaritjen e popullsisë banuese konsiderohet numri i popullsisë banuese që më 1 Janar të vitit të mëparshëm.

Sa është rritur kjo popullsi në një vit merren në konsideratë, lindjet gjatë periudhës 12 mujore i janë shtuar popullsisë, duke zbritur vdekjet.

2-Migracioni Neto. Sipas INSTAT lëvizjet e njerëzve që hyjnë dhe dalin nga vendi (migracioni ndërkombëtar), është komponenti më i vështirë për tu matur, duke qenë se Shqipëria nuk ka ende një regjistër popullsie.

Në këtë mënyrë INSTAT përdor të dhënat më të mira ‟proxy‟ për vlerësimin e migracionit, duke u bazuar kryesisht në të dhënat e mbledhura nga moduli i migracionit nëpërmjet anketës së forcave të punës kombinuar me koeficientet e projeksioneve të popullsisë 2011-2031.

Të dhëna të tërthorta të publikuara më herët tregojnë për një rënie të dukshme të popullsisë gjatë vitit 2022.

Në një skenar hipotetik me emigracion zero popullsia e Shqipërisë është rritur me vetëm 0.02% me 2022, pasi shtesa natyrore ishte vetëm 690 persona, ndërsa në tremujorin e parë 2023 shtesa natyrore u kthye në negative për shkak të rënies së lartë të lindjeve.

Por komponenti i emigracionit është faktor themelor në statistikën e popullsisë, pasi vendin tonë e ndikon më shuma se shtesa natyrore. Vitin e kaluar emigracioni ka qenë i fortë. Vetëm azil kërkues ishin rreth 32 mijë persona në vendet e BE dhe në Britaninë e Madhe, pa llogaritur ikjet nga vendi me kontrata pune, bashkim familjar dhe nëpërmjet lotarive.

Ndikimi i emigracionit në popullsi llogaritet me bazë emigracionit neto që mat diferencën e të larguarve nga vendi dhe kthyerve. Të dhënat mbi emigracionin neto ende nuk kanë dalë me 2022, por për vitin 2021 ky tregues ishte 32 mijë persona.

Në janar të vitit 2022 popullsia e Shqipërisë ishte 2,793,592 ose 36,149 banorë më pak se me 1 janar 2021 me një ulje vjetore 1.3%.

Bizneset e tregtisë hodhën alarmin këtë vit se rënia e popullsisë është reflektuar fort në konsum. Kjo ishte e dukshme edhe në transportin publik në Tiranë ku kompanitë kanë raportuar rënie të pasagjerëve me gati 40% me 2022.

Gjithashtu importet e grurit, sheqerit dhe artikujve të tjera në vend kanë pësuar rënie të fortë nga 30 në mbi 40% në 4-mujorin e parë 2023. Kompanitë e importit pohojnë se shkak është rënia e popullsisë sidomos largimi i moshave të reja që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj.

Zhvillimet ekonomike dhe demografike të vendit tonë janë në një fazë që e kanë emergjente shifrën e saktë të popullsisë që jeton në vend dhe inventarin e banesave.

Grupet e interesit, politika, bizneset dhe organizatat e kanë të vështirë të zhvillojnë projeksione të sakta, pasi siç duket popullsia në vend është më e vogël se sa raportohet në shifrat zyrtare.

Nga ana tjetër të gjitha fondet e lira në ekonomi janë përqendruar në sektorin e ndërtimit, në një kohë që inventari i banesave bosh është shumë i lartë.

Që nga viti i fundit kur u regjistruan popullsia dhe banesat në vitin 2011, demografia e vendit ka pësuar ndryshime të mëdha nga emigrimi dhe lëvizjet e brendshme. Matjet e tërthorta të INSTAT sugjerojnë se, janë larguar nga vendi gjatë dekadës së fundit 230 mijë deri në 600 mijë persona.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qarqet drejt qendrës së vendit. Qeveria që është operatori më i madh në ekonomik duket se, po bën investime në disa zona që në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë banor.

Instituti i Statistikës që është prodhuesi kryesor i të dhënave për vendin tonë vlerëson se, njohja e numrit dhe strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë është jetik, qoftë në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal si dhe brenda komuniteteve të ndryshme.

Pa informacion kombëtar dhe lokal mbi popullsinë, karakteristikat e saj, arsimin, statusin në punësim dhe shëndet, shërbimet dhe bizneset tona publike nuk mund t’i shërbejnë komuniteteve tona sa më mirë që të jetë e mundur.

Komuniteti i biznesit sakaq është mjaft i shqetësuar sidomos këtë vit, ku ka një rritje me agresive të emigrimit te të rinjve, aq sa në disa kompani konsumi ka pësuar rënie të fortë edhe për këtë shkak.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se, pasaktësia e të dhënave ose vështirësia në sigurimin e statistikave për kapitalin human po e vë në vështirësi sipërmarrjet në Shqipëri.

Ai shtoi se, kapitali human, arsimi profesional gjithnjë e me shume po bëhet një nga barrierat që po venë në vështirësi sipërmarrjen e cila po përballet çdo ditë me fenomene si; mungesa e fuqisë punëtore e kualifikuar, plakja e popullsisë dhe emigracioni./Monitor

Etiketa: azilkerkuesemigracioniINSTATplakja e popullsiseshqiptaretulja e lindjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

20:41 : 22/06/2025
AKTUALITET

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

12:41 : 21/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

08:13 : 20/06/2025
AKTUALITET

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

12:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

08:06 : 18/06/2025
Para

Vrasja në Itali/ Autori dhe viktima komshi në Lezhë, asnjë dëshmi për hetuesit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com