• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amerika e Shqipërisë kundër Amerikës së Kosovës/ Dy standardet

14:49 : 29/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës u votua për pushtetin lokal, ku lista serbe bojkotoi zgjedhjet, pas thirrjes që u erdhi nga Beogradi zyrtar. Me pjesëmarrje të ulët, kryetarët e zgjedhur dolën nga parti shqiptare, dy nga Vetëvendosja dhe dy nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ditën kur kryetarët tentuan të futen në zyrë, qindra qytetarë të frustruar të komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës derdhën mllef, gurë, molotovë e madje zbrazën edhe armë ndaj forcave të policisë së Kosovës. Faktori ndërkombëtar dënoi viktimën, dhe jo agresorin. E gjitha në emër të ruajtjes së stabilitetit, e cila më shumë po destabilizon dhe nxit dhunën nga komuniteti serb që jeton mes krimit të organizuar, trafiqeve dhe bandave të armatosura që mbështeten nga qeveria serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës”, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Më pas në seri me të njëjtën qëndrim vijuan edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasdorët e vendeve të BE-së.

Me shumë të drejtë pyetja që ngrihet është se a mund të cilësohen zgjedhje demokratike kur ata bojkotohen masivisht dhe nuk marrin pjesë forca të tjera, por vetëm një përfaqësues politik? Kemi dy standarde në lidhje me çështjen e zgjedhjeve. Edhe pse me specifikë të ndryshme, e njëjta situatë ishte edhe në Shqipëri në vitin 2019.

Lexo edhe:

Dervishi: Protesta ka ‘ngelur për vjeshtë’ sistemin dhe klasën politike!

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

Opozita, pas djegies së mandateve të deputetëve bojkotoi edhe zgjedhjet lokale. Kjo nuk e pengoi Ramën që të zhvillonte votime moniste ku në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit kishte vetëm kandidati i tij. Mori të 61 bashkitë e vendit, jo me frymën qytetare, por me bekimin e burokracive ndërkombëtare që edhe tek ne u bë më më të fortin, duke lënë në dorë të dytë demokracinë.

Në atë kohë, ‘amerikanët e Shqipërisë’ jo vetëm njohën këtë votim, por kërcënuan opozitën se nëse do protestonin do shpalleshin “organizatë e paligjshme”. E njëjta situatë por me kënde tërësisht të kundërta paraqitet sot në Kosovë, ku Kurtin po e kërcënojnë që të tërheqë forcat policore të cilat me të drejtë u vunë në mbrojtje të kryetarëve të komunave të zgjedhur pa pjesëmarrjen e serbëve. Gjuha e DASH-it në Shqipëri është e ndryshme me atë të DASH-it në Kosovë.

Viktima po cilësohet fajtore në Kosovë, ndërsa agresori në Shqipërinë e vitit 2019 u konsiderua i ligjshëm duke ia pranuar votimet moniste, madje i dhënë edhe një dorë propagande ku përfaqësuesit e SHBA-ve në vendin tonë shfaqeshin kudo krah kryebashkiakëve të votuar nga një parti dhe jo të zgjedhur si alternativë pluraliste politike.

Etiketa: blinkendashEdi RamakosoveSHBAtensionet ne Kosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dervishi: Protesta ka ‘ngelur për vjeshtë’ sistemin dhe klasën politike!

21:52 : 16/07/2026
AKTUALITET

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

21:27 : 16/07/2026
AKTUALITET

Tri pikat e Elisës dhe çdo germë kundër Ramës

21:25 : 16/07/2026
AKTUALITET

‘Diploma pa të ardhme’, studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste

21:08 : 16/07/2026
AKTUALITET

I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura

20:43 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Kreu i një organizate kriminale”/ Aktivistja thirrje SPAK dhe GJKKO: Hetoni Ramën!

20:35 : 16/07/2026
Para

Qarkullonte nëpër Tiranë i armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohet 37-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş