• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U denoncua nga “BoldNews”, Berberi i ARRSH-së ul me 2 mln € vlerën e tenderit të tunelit të Krrabës

11:34 : 27/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një prapaktheu për një nga kontratat më të majme, atë të mirëmbajtjes së tunelit të Krrabës, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Para pak ditësh, BoldNews.al publikoi ekskluzivisht dokumentet e kësaj procedure, e cila kishte një vlerë rreth 6 milionë euro. Madje, vlera i referohej një dokumenti të Agjencisë së Prokurimit Publik. Por, pas denoncimit, Berberi i ARRSH-së, nga frika e mediave, SPAK-ut, eprorëve, ka ulur me plot 2 milionë euro këtë vlerë, duke e bërë më pak se 4 milionë euro! Pra, me një të rënë të lapsit, Berberi e “qethi” këtë vlerë. Natyrisht, pas këtyre veprimeve, ngrihen shumë pyetje; përse u ul pas denoncimit? Kujt ia kishte premtuar Berberi këtë tender? A ia tërhoqi ndonjë epror “veshin”? Nëse mirëmbajtja realizohet me këtë vlerë, përse e publikoi me mbi 30 % më shumë fondin? A ka ndonjë hetim SPAK apo ndonjë organ tjetër ligjzbatues për këto vendimmarrje? Por le ti analizojmë faktet një e nga një, duke iu referuar dokumenteve të vetë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Denoncimi i BoldNews.al dhe dokumenti i APP-së për mirëmbajtjen e tunelit me vlerë 583 mln lekë të rinj

Disa ditë më parë, BoldNews.al publikoi një investigim me titull: “Balluku-Berberi paracaktojnë tenderin 6 milionë euro për tunelin e Elbasanit?”. Në këtë shkrim ne analizuam dokumentet e vetë ARRSH-së të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik. Por, ngritëm edhe dyshime, pasi nga krahasimi i dokumenteve të tenderit në 2023 me atë në vitin 2021 dukej se fituesi ishte i paracaktuar. Në dokumentin që publikuam, të cilin po e publikojmë sërish (më sipër), ARRSh shkruan se shpalli tenderin e mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan. Më saktësisht, objekti i tenderit ishte “mirëmbajtje tuneli i Krrabës (2023-2027)”. Fondi i kësaj procedure ishte 583.333.333 lekë. BoldNews.al publikoi edhe dokumentet e tenderit të ngjashëm të vitit 2021, i cili kishte një fond rreth 2 mlionë euro për 2 vite. Nëse do e krahasojmë procedurën e tanishme, vihet re se vlera është rritur në rreth 20 % të fondit të akorduar. Procedura e mëparshme u fitua nga kompania “4 A-M”, e cila ofroi në atë kohë 189.360.000 lekë, ose sa 100 % të fondit limit. Në procedurë mori pjesë vetëm “4 A-M”.

Disa javë pas publikimit të njoftimit të parë, ARRSH shkruan se fondi zbret në 379 milionë lekë!

Më sipër faktuam, sërish me dokumente zyrtare, se fondi për mirëmbajtjen e tunelit në Krrabë ishte 583.333.333 lekë. Ndërkohë, i njëjti dikaster, ka shpallur një tjetër njoftim tenderi (dokumenti më sipër), ku thotë se fondi ka zbritur në 379,248,000 lekë. Pra, 204.085.333 lekë më pak, ose rreth 2 milionë euro më pak! Siç edhe po e lexoni më lart në dokument, objekti i kontratës është “mirëmbajtje tuneli i Krrabës (2023-2027)”. Pra, afati është i njëjtë. Por vlera është ulur ndjeshëm! Në dokumente thuhet se afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 23 qershor 2023, ndërsa nisur edhe nga dokumentet standarte apo edhe dokumente të tjera shoqëruese, pritet që fituesi të jetë i njëjtë. A do të garojë me veten apo do të ketë ndonjë firmë tjetër mburojë?!

Lexo edhe:

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

“Belinda Balluku ku i ke çu paret e popullit?”, minatori: Rama dhe Berisha të japin llogari

LEXO EDHE:

Balluku-Berberi paracaktojnë tenderin 6 milionë euro për tunelin e Elbasanit?

Etiketa: arrshbelinda ballukuEvis Berberispaktendertuneli i Krrabes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Belinda Balluku ku i ke çu paret e popullit?”, minatori: Rama dhe Berisha të japin llogari

20:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
Para

Operacioni anti-drogë i SPAK në Tiranë, GJKKO lë në burg 7 prej të arrestuarve

TË GJITHA

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş