• Kontakt
Tuesday, May 30, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë, 8 të arrestuar, 5 në kërkim/ EMRAT

15:25 : 25/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë, 8 të arrestuar, 5 në kërkim/ EMRAT

Policia ka finalizuar megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja”.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 persona që janë nën hetim për kultivim bimësh narkotike që prej vitit 2020.

Deri më tani janë arrestuar këta 8 persona:

Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Lexo edhe:

Erion Isai pas daljes nga SPAK: Ishte këndshëm

Guarda di Finanza ‘shkatërroi’ grupin shqiptar të drogës, EMRAT e 15 të arrestuarve, mes tyre edhe femra

Skënder Velja., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Saba Shehi., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Asim Pulaci 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xhemal Zogu 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, konkretisht:

Bujar Sefa (alias Xaka) 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Armand Dërvishi, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Edison Xaka, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Agron Asllanaj, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Haxhi Murati, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të arrestuarit, pjesë e dy grupeve kriminale, janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim.

Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj. Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë.

Gjatë hetimit janë identifikuar dhe më pas kontrolluar zonat e kultivuara me bimë narkotike, ku dhe janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të mbjella në parcela të ndryshme dhe sasi të ndryshme. Në lidhje me këtë janë sekuestruar mostra të këtyre bimëve dhe ekspertuar ato. Nga ky ekspertim ka rezultuar se bimët e sekuestruara janë të llojit canabis sattiva.

Po kështu, gjatë kontrollit të ushtruar vetëm në njërin në vendet e grumbullimit të lëndës narkotike, është sekuestruar ndër të tjera dhe sasia prej 145.5 kg canabis sattiva, e paketuar në mënyrë të posaçme dhe e gatshme për tregtim.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për bashkëpunëtorët e personave të arrestuar, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal me nr. 203, të vitit 2020 ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin e saj nr. 47, datë 23.05.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 13 persona nën hetim, të cilët janë organizatorët dhe kultivuesit e bimëve narkotike, punonjës policie dhe kryepleq, në lidhje me veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit dhe formën e pjesëmarrjes parashikuar nga nenet 333/a/1/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, si dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Nga hetimet e zhvilluara rezulton se personat nën hetim, pjesë e dy grupeve kriminale janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj. Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë.

Gjatë hetimit janë identifikuar dhe më pas kontrolluar zonat e kultivuara me bimë narkotike, ku dhe janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të mbjella në parcela të ndryshme dhe sasi të ndryshme. Në lidhje me këtë janë sekuestruar mostra të këtyre bimëve dhe ekspertuar ato. Nga ky ekspertim ka rezultuar se bimët e sekuestruara janë të llojit canabis sattiva.

Po kështu, gjatë kontrollit të ushtruar vetëm në njërin në vendet e grumbullimit të lëndës narkotike, është sekuestruar ndër të tjera dhe sasia prej 145.5 kg canabis sattiva, e paketuar në mënyrë të posaçme dhe e gatshme për tregtim.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 8 masa sigurimi personal për personat nën hetim:
– V.T., L.A., S.V., Xh.Z., S. SH., A. P., Sh. I., dhe A. P.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për bashkëpunëtorët e personave të arrestuar, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Etiketa: AMParrestimeBKHkanabislende narkotikespak

Lajme të lidhura

Erion Isai i bën dedikimin e veçantë vajzës në 1-mujorin e lindjes: Vërtet puhizë bekimi!
AKTUALITET

Erion Isai pas daljes nga SPAK: Ishte këndshëm

15:22 : 30/05/2023
Guarda di Finanza ‘shkatërroi’ grupin shqiptar të drogës, EMRAT e 15 të arrestuarve, mes tyre edhe femra
AKTUALITET

Guarda di Finanza ‘shkatërroi’ grupin shqiptar të drogës, EMRAT e 15 të arrestuarve, mes tyre edhe femra

12:08 : 30/05/2023
Thërritet në SPAK kryebashkiaku socialist, Erion Isai
AKTUALITET

Thërritet në SPAK kryebashkiaku socialist, Erion Isai

12:03 : 30/05/2023
Bie nga dritarja e hotelit ku po qëndronte në Itali, vdes kryebashkiaku polak
AKTUALITET

Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Itali, 15 në pranga, paratë pastroheshin në prona në Shqipëri

11:18 : 30/05/2023
Qarkullonte nëpër Tiranë i armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohet 37-vjeçari
AKTUALITET

Qarkullonte nëpër Tiranë i armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohet 37-vjeçari

14:49 : 29/05/2023
Zbulohen tre sera me kanabis në Kurbin, tre në pranga, një në kërkim
AKTUALITET

Zbulohen tre sera me kanabis në Kurbin, tre në pranga, një në kërkim

14:25 : 29/05/2023
Para
Pas ndryshimit të emrit, fshihen të gjitha fotografit nga Instagrami zyrtar i Luizit

Çfarë po “kurdis” Luiz Ejlli? Këngëtari publikon foton dhe paralajmëron…



TË GJITHA

Pochettino nis operacionin “fshesa” te Chelsea, ja plani i tij për Armando Brojën

Pochettino nis operacionin “fshesa” te Chelsea, ja plani i tij për Armando Brojën

17:22 : 30/05/2023
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 9 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 9 të plagosur

17:22 : 30/05/2023
Foto/ Stresi shprehet i gatshëm të luftojë për Kosovën nëse përkeqësohet situata në veri

Foto/ Stresi shprehet i gatshëm të luftojë për Kosovën nëse përkeqësohet situata në veri

17:14 : 30/05/2023
Martesa me Kiarën mashtrim? Publikohet dokumenti, Luizi ende beqar në letra

Martesa me Kiarën mashtrim? Publikohet dokumenti, Luizi ende beqar në letra

17:11 : 30/05/2023
Shtatë lojtarë në skadencë kontrate te Skënderbeu, ja plani i klubit korçar

Shtatë lojtarë në skadencë kontrate te Skënderbeu, ja plani i klubit korçar

17:02 : 30/05/2023
Momente paniku/ Aksident në Itali, përmbyset autobusi i nxënësve, plagosen 20 fëmijë

Momente paniku/ Aksident në Itali, përmbyset autobusi i nxënësve, plagosen 20 fëmijë

16:50 : 30/05/2023
E pazakontë/ Air Zelanda e Re peshon pasagjerët para se të hipin në avion

E pazakontë/ Air Zelanda e Re peshon pasagjerët para se të hipin në avion

16:49 : 30/05/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com