• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rritjen e pagave e penguan deputetët”/ Ironizon eksperti: Balla, Gjiknuri e Pandi po i bëjnë xhibla Ramës

15:31 : 05/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Pandeli Majko në takimin e djeshëm elektoral të Edi Ramës në Kukës, u bë “kokë turku” në tentativën e kryeministrit për t’i mbushur shqiptarëve mendjen se fajtor për bllokimin e projektligjit për rritjen e pagave janë deputetët dhe jo qeveria.

Duke shmangur përgjegjësitë, Rama tha se ai kërkon që anëtarët e qeverisë dhe deputetët të jenë të fundit në listën e të punësuarve që do t’u rritet paga, por se Majko dhe kolegët e tij duan tani, e për këtë arsye ligji mbetet pezull.

“Thonë, shtyu Edi Rama rritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë fare. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare, domethënë vitin tjetër, kur të mbarojë rritja për të gjithë. Deputetët duan t’i rrisin tani. Po këtë punë e di Pandi që është në krahun e deputetëve”, tha Rama para elektoratit kuksian.

Kjo përpjekje e Ramës për t’ia faturuar ligjvënësve bllokimin e rritjes së pagave të administratës dhe punonjësve të sektorit publik, të cilën e njoftoi 40 ditë para zgjedhjeve, eksperti i ekonomisë Pano Soko e konsideron qesharake.

Duke ironizuar deklaratën e kryeministri në Kukës, Soko shprehet se nuk mund ta besojë se shkak janë bërë deputetët e PS-së, të cilët s’do të merrnin kurrë guximin t’i dilnin kundër kryeministrit dhe të refuzonin ligjin.

Lexo edhe:

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

I ftuar në Panorama TV, Soko u shpreh se deputetët “as nuk e dinë që marrin rrogë në Parlament, e as s’kanë nevojë për lekët e pagës”.

Me sarkazëm të hollë, Soko shprehet se nuk mund t’a marrë seriozisht deklaratën e shefit të qeverisë, pasi ajo indirekt mund të përkthehet sikur “kanë dalë Balla, apo Damiani e i bëjnë xhibla Edi Ramës”.

“Po i bëjnë presion Ramës dhe nuk i kalojnë ligjin sepse duan që t’iu rritet paga e tyre. Është qesharake, justifikimi më qesharak që mund të gjendjet”, theksoi Pano Soko.

Më tej eksperti i ekonomisë nënvizoi se “nuk ka shqiptar që e ha këtë”.

“Paskan dalë Braçe, Balla e Majko e po i bëjnë presion Ramës, i thonë “s’po ta kalojmë ligjin po nuk na rrite edhe neve pagat”. Këta nuk e dinë fare që kanë pagë në Parlament, s’kanë nevojë ata për lekët e pagës, të jemi serioz në këtë punë. Nëse rritet paga e Presidentit, rritet edhe paga e tyre. Paga e tyre është e lidhur me atë të Presidentit, është e indeksuar, është automatike. Rritet edhe paga e deputetëve, ministrave dhe Kryeministrit. Problemi i madh është ku do gjesh lekët për të rritur pagat. Duhet ta kishte menduar Kryeministri”, u shpreh eksperti.

Në vijim, Soko i është drejtuar kryeministrit duke i kërkuar llogari me pyetjen: “Votën e more pse lekët nuk ia dhe?”.

Ai gjithashtu nënvizon se rritja e pagave që Rama premtoi ishte strategji elektorale për të rrëmbyer vota në 14 Maj dhe është e pamenduar dhe e pakonsultuar me ekspertët e ekonomisë, pasi rëndon buxhetin e shtetit.

“Ishte e pamenduar, e ka bërë fakti të kryer dhe i ka thënë “gjeni lekët”. Nuk gjenden lekët aq kollaj. U bë për efekt elektoral, u përpoq që të blindonte votën e administratës, sepse mund të kishte lëvizje. Kjo rritje pagash duhet të kishte ardhur gradualisht. Kjo rritje e akumuluar duhet të ishte shpërndarë. Për ta konsoliduar votën e tyre tha do u rrisim pagat. Pagën mesatare nuk e ka direkt kryeministri në dorë, indirekt e ka puna që ka bërë ai, a ka krijuar mjedisin që bizneset të rriten e zgjerohen, të arrijnë fitimin e mjaftueshëm për t’i dhënë pagën mesatare punonjësit tek 900 euro.

Pagat rriten kur biznesi lulëzon, rritet, fiton, lihet i lirë nuk ka presion, nuk i rëndon kosto me e madhe ajo e korrupsionit. Paratë e korrupsionit rëndojnë tek fitimet e bizneset që do përdoreshin për të rritur pagat. Jam dakord me rritjen e pagave për administratën, por pa rënduar pjesën tjetër të shoqërisë.

Ma merr mua, ia jep tjetrit. Ta rimendojnë edhe njëherë. Ta hanë turpin me bukë, të thonë më falni se nuk e menduam mirë, por që të rrisin taksat për të rritur pagat e administratës publike do ishte gafë në kurriz të të gjithë shqiptarëve të tjerë”, konstaton Soko.

Etiketa: Edi Ramapano sokorritja e pagavezgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
Para

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy turistë

TË GJITHA

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026

Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

09:13 : 15/07/2026

Rrëfehet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar

08:56 : 15/07/2026

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş