• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema Balluku – Berberi, si u “shpërblye” firma “Geci” me 5 mln euro për rrugën e Porto Romanos

09:51 : 02/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Në vitin 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fitues firmën “Geci” për vijimin e punimeve të rrugës në Porto Romano, Durrës. Megjithëse kishte ofruar plot 3 milionë euro më shumë se oferta më e ulët, kjo firmë u favorizua në atë kohë nga dyshja ministrja Belinda Balluku dhe drejtori i ARRSH-së Evis Berberi. Koha vijon dhe kjo dyshe, që këto ditë është parë më shumë në qarkun e Dibrës, ku dhe Balluku është përfaqësuese politike e PS-së, vijojnë me të njëjtën skemë. Me një tender pa garë dhe pa kundërshtarë, Balluku-Geci kanë “shpërblyer” me plot 5 milionë euro firmën Geci për të rregulluar punët e bëra gabim në të kaluarën. Në dokumente është shkruar mjaft qartë se punimet në ato rrugë janë bërë shkel e shko dhe pavarësisht kësaj janë marrë në dorëzim nga institucionet shtetërore.

Faksimile: Njoftimi i fituesit të ARRSH-së për vijimin e punimeve në rrugën në Porto Romano

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues të njëjtën firmë që në atë segment kishte përfituar plot 10 milionë euro. Dokumenti i mësipërm është shpallja e njoftimit të fituesit të rrugës në Porto Romano, e cila ka pasur një objekt “plotësimi i punimeve të mbetura në aksin Porto Romano – Durrës Loti 3”. Fondi limit i kësaj procedure ka qenë 499.999.420 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 5 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj ka qenë 12 muaj.

“Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë Ofertuesit e mëposhtëm me këto vlera përkatëse të ofruara: 1. OE “GECI” me vlerë 487.974.259 lekë pa TVSH”, – thuhet në këtë dokument. Pra ka qenë oferta e vetme në garë. Por, përse kanë pasur frikë firmat e tjera të merrnin pjesë? Natyrisht, të gjitha të mëdhatë kanë marrë nga torta e “ARRSH”-së, por duke qenë se Geci kishte një kontratë në atë zonë, dhe madje u favorizua në procedurën e mëparshme, të gjitha firmat e tjera janë stepur.

Faksimile: ARRSH shkruan në dokumente se do të ribëhen disa pjesë që janë tenderuar dhe marrë në dorëzim

Në dokumentet shoqëruese, Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se projekti “ndërtim rruga Porto – Romano” është hartuar nga kompania “AE-ITP në vitin 2008.

Lexo edhe:

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

“Gjatësia e segmentit rrugor të projektuar 8.166 km së bashku me degëzimet. Ky projekt është ndarë për zbatim në 3 lote. Nga (km 0+00 ÷ 2+100) rruga zhvillohet në vijë të drejtë dhe në km 0+160 ka të realizuar një rrethrrotullim. Punimet ne këtë objekt janë realizuar ne baze te kontratës të lidhur ndërmjet BOE “SIAC+Alb Building” shpk. dhe ish Drejtorisë se përgjithshme të Rrugëve. Punimet në këtë objekt kanë përfunduar sipas proces verbaleve të Akt kolaudimit dhe janë marrë në dorëzim punimet e kryera të këtij projekti brenda vlerës së kontratës së nënshkruar”, thuhet në këto dokumente.

Më tej sqarohet se nga km 2+100 ÷ 4+800 zhvillohet në vijë të drejtë dhe në km 2+190 ka të realizuar një rrethrotullim. “Punimet në këtë objekt janë realizuar në bazë të kontratës të lidhur ndërmjet BOE ‘Gener 2 + Karl Gega + Spartaku’ shpk dhe ish Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Punimet në këtë objekt kanë përfunduar sipas proces verbaleve të Akt kolaudimit dhe janë marrë në dorëzim punimet e kryera të këtij projekti brenda vlerës së kontratës së nënshkruar”, – thuhet në dokumente.

Më tej shkruhet se “plotësimi i punimeve të mbetura në aksin Porto Romano, Durrës Loti 3”, projekti që do zbatohet ka të bëjë me përfundimin e punimeve në aksin rrugor Porto Romano, loti 3 si dhe disa rrugëve dytësore. Pra, i atyre punëve që janë bërë dhe marrë në dorëzim nga ARRSH-ja apo ish Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Por nëse i kanë marrë në dorëzim dhe po ribëhen, kush e mban përgjegjësinë? A ka pasur ndonjë hetim të brendshëm?

Në foto: Denoncimi i  BoldNews.al në nëntor 2021, për skemën sesi firma “Geci” u favorizua në tenderin e majmë

Askush nuk do të kalojë “vijën e kuqe”, qoftë me ish drejtorët apo firmat që kanë kryer ato punime. Drejtuesit aktualë, Balluku-Berberi më shumë mendojnë sesi të bëjnë tenderët e radhës. Më sipër ne faktuam se për tenderin e fundit, firma “Geci” ishte e vetme në garë dhe mori “shpërblim” 5 milionë euro. Po a ka pasur kontratës në atë vend? BoldNews.al ka denoncuar në nëntor të vitit 2021 procedurën e mëparshme, me titull “3 mln euro më shumë, Berberi shpall fitues kompaninë ‘Geci’ për ndërtimin e rrugës në Porto Romano”.

Objekti i kontratës ishte “ndërtim rruge Porto – Romano Durrës, vazhdimi”, ku vlera e kontratës së këtij tenderi ka qenë plot 10 milionë euro. “Skema e Berberit dhe Ballukut është te specifikimet e famshme. Ka dyshime se ato bëhen për të favorizuar apo s’kualifikuar X apo Y firmë”, – shkruante BoldNews.al.

Në dokumente saktësohej se në këtë tender garuan 8 firma të mëdha ndërtimi. Në këtë rast diferenca nga oferta më e ulët te e fituesit është plot 3 milionë euro. Oferta më e ulët ka qenë e “Alb Building” me vlerë 736,913,771 lekë, ndërkohë fituesi i këtij tenderi, “GECI”, ofroi një vlerë prej 1.175.927.028 lekë.

Më tej, ARRSH-ja shkroi se “arsyet e skualifikimit të Alb Building është se ka ofertë ‘anonimalisht të ulët’”.

Etiketa: Autoriteti Rrugor Shqiptarbelinda ballukuEvis BerberiPorti ne "Porto Romano"tendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

22:36 : 12/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja Strik fjalim në PE për dëmet e rënda mjedisore dhe mbrojtjen politike të Ballukut

20:34 : 08/07/2026
Para

Emigrimi i 'bluzave të bardha'/ Infermieri: Nuk ka sistem pagash, bëhemi "karrem" për rrjetet sociale

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş