• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcen Sotiraqi nga belaja!

21:27 : 02/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Mund të jesh ambasador. Mund të jesh biznesmen ose hajdut i rangut të lartë. Mund t’ju thërrasin doktor, ose mund t’ju quajnë shef. Por do të duhet t’i shërbesh dikujt.”

Vargjet janë pjesë e këngës “Gotta Serve Somebody” të publikuar në vitin e largët 1979 nga Bob Dylan – i cilësuara gjerësisht një nga kantautorët më të mëdhenj që ka njohur bota e muzikës.

Një prej atyre që dëgjojnë ende këtë lloj muzike, për dikë të dalë mode e për ditë tjetër të pavdekshme, iu kujtuan vargjet teksa shihte takimin e kryeministrit Edi Rama në Korçë dhe dëgjonte ta mbyllte me këngën e fushatës.

Një sqarim thelbësor: Bod Dylan dhe “Gotta Serve Somebody” nuk kanë asnjë lidhje me ritmet shurdhuese të muzikës tallava të Ramës, megjithatë skena e krijuar të kujton mesazhin e autorit që duket se ka gjetur një të vërtetë absolute:

S’ka rëndësi pozicioni jot në shoqëri, në fund të ditës duhet ti shërbesh dikujt! “Mund të jetë Zoti, mund të jetë Djalli”, thotë kantautori. Por mund të jetë dhe … Edi Rama.

Lexo edhe:

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

“Ka marrë rrugën e djallit”, tha për të Sali Berisha këtë të martë gjatë një takimi në Shkodër. Të njëjtin, një nga ministret e tij e ka cilësuar një “Zeus” në perspektivë.

Kthehemi te takimi në Korçë. Siç e ka bërë zakon, pas sulmeve ndaj opozitës, e tanimë dhe këshillës ndaj grave për ti mbyllur në shtëpi ditën e zgjedhjeve burrat që Ramën nuk e konsiderojnë aq burrë sa ti japin votën, e përfundoi takimin me kërcim kolektiv në ritme tallavaje.

Rama nisi të tundej i vetëm, dhe kur e pa që askujt prej tyre që ishin në radhën e parë të sallës ku zhvillohej takimi s’u pëlqente të bënin si ai, u dha urdhër ti bashkoheshin.

“Ore Sotiraq, kërce Sotiraq, je shumë i ngrirë, Sotira, kërce”, e urdhëroi Rama kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filo. Komandën vokale e shoqëroi dhe me gjeste.

Sotiraqi, dukshëm në siklet, u detyrua ti bindej. U pozicionua në të majtë të shefit dhe nisi të tundej. Lëvizjet megjithatë lanë të pakënaqur liderin, i cili me gjestikulaturë dukej sikur u thoshte të tjerëve: Po ça është ky?!

Sotiraqi u kuptua se nga tallavaja s’ja thoshte fare, megjithatë u detyrua nga belaja të bënte disa lëvizje të sforcuara.

Rama, në këtë moment, i bezdisur nga shija e hidhur që i la performanca e Sotiraqit, vendosi të urdhërojë dhe kryebashkiakun e Ersekës Erion Isai të kërcejë tallava bashkë me të:

“Gishto, hajde gishto, hajde gishto, gishto, hajde”, iu drejtua.

Isai, i mësuar ndoshta me improvizime më shumë se Sotiraqi për shkak të zanatit si humorist, u shfaq më i zhdërvjellët.

Rama megjithatë nuk u ndal me kaq. Donte që të kërcenin dhe të tjerët. Kështu i urdhëroi me emra ti bashkoheshin ata të radhës së parë, mes tyre dhe kryediplomaten e vendit Olta Xhaçka:

“Olta, hajde Olta lërë diplomacinë”.

I shkoi pas dhe Olta, e cila e përqafuar nga “Gishtoja” nisi po ashtu të tundet nën tingujt e tallavasë. Sikleti edhe asaj i shquhej në fytyrë, megjithatë shpura duket se është mësuar: Nuk ka rëndësi je kandidat për këshilltar, kryebashkiak, apo ministër, Ramës duhet ti bindesh!

*Boldnews.al

Etiketa: Edi Ramaolta xhackasotiraq filozgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
Para

U miratua nga Kurti dhe Vuçiç, BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit

TË GJITHA

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş