• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Perlat e Reformës/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e të dënuarit 5 vjet pas vdekjes

11:26 : 24/04/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në Korrik 2016, një konflikt i nisur për një parcelë hashashi mes dy personave të lidhur me krushqi në Topojan të Përmetit përfundoi me vrasjen e 28-vjeçarit Elidjan Pashaj dhe arrestimin e autorit, Kujtim Bajollarit, 65 vjeç në atë kohë.

Në Mars të vitit 2017, Gjykata e Përmetit e dënon Bajollarin me 21 vjet burgim, për vrasje me dashje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Dënimi mbetet në fuqi edhe nga Apeli i Gjirokastrës, në Korrik 2017.

I dënuari ushtron rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon zbutjen e dënimit, pasi sipas tij nuk ishte vrasje me dashje.

Lexo edhe:

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

Rekursi dorëzohet në Gjykatën e Lartë në një kohë kur kjo e fundit po zbrazej me shpejtësi, pas Reformës në Drejtësi.

Me rikthimin në funksion të gjykatës, ajo nisi shqyrtimin e çështje, të cilat kishin arritur në rreth 35 mijë të patrajtuara.

Në Shkurt të vitit 2023 i erdhi radha rekursit të Kujtim Bajollarit. Në seanca gjyqësore, përfaqësuesi ligjor i Kujtim Bajollarit, njofton trupën gjyqësore se i mbrojturi prej tij kishte 5 vjet që kishte vdekur në burg.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Lartë (Shkurt 2023)

Avokati dorëzoi aktin e vdekjes, e cila mbante datën 4 qershor 2018. Në këto kushte, Gjykata e Lartë kreu formalitetin, duke vendosur pushimin e çështjes.

Situata, e cila në fakt nuk është e vetmja, dëshmon më së qarti se pasojat e Reformës së rrëmujshme në Drejtësi, kanë sjellë situate absurde dhe vonesa tej arsyes e logjikës së një procesi normal ligjor.

Në rastin konkret, përgjegjësia nuk mund të kërkohet tek kolegji i Gjykatës së Lartë, i cili po shqyrton me aq sa mundet kërkesat e mbartura. Përgjegjësia është tek të gjithë ata që e “shitën” Reformën në Drejtësi si një “dhuratë qiellore” dhe që po shihet ditë pas dite që po krijon vendime groteske.

Vrasja për parcelat me hashash

Nga shqyrtimi gjyqësor i akteve të mbledhura nga organi i akuzës gjatë hetimeve paraprake rezultoi se motivi që ka shtyrë të pandehurin Kujtim Bajollari që të vrasë viktimën Elidjan Pashai kanë qenë veprimet e këtij të fundit për të dëmtuar interesat e tij lidhur me bimën narkotike të mbjellë në vendin “Gropa e Mullirit”, që ndodhet në fshatin Topojan-Përmet.

Sipas hetimeve rezulton e provuar se i pandehuri dhe viktima kishin njohje midis tyre prej disa kohësh për shkak të lidhjeve të krushqisë.

Nga deklarimet e familjarëve të viktimës, ky i fundit dhe i pandehuri kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, ndërkohë sipas deklarimeve të nipit të pandehurit shtetasit Elton Pashollari, daja i tij Kujtim Bajollari dhe kunati i tij Elidjan Pashai kishin mbjellë bashkërisht bimë narkotike në vendin e quajtur “Gropa e Mullirit” dhe i kanë kërkuar atij që t’i ndihmonte dhe ata do ia shpërblenin, por ky nuk ka pranuar pasi merrej me blegtori dhe nuk donte të përzihej me gjëra të tilla.

Nga deklarimet e shtetasit të njohur prej të pandehurit me emrin Çimi i Pakës ose me emrin e saktë Shkëlqim Zeqiraj, rezulton se ky i fundit ka qënë në dijeni të faktit se viktima Elidjan Pashai i ka bërë disa fotografi të pandehurit Kujtim Bajollari, fakt që është pohuar nga vetë i pandehuri se viktima i ka bërë disa foto në vendin e quajtur “Gropa e Mullirit” gjatë kohës që ky kujdesej për bimët narkotike, por nuk ka pranuar se ai i ka bërë presion me to.

Ka qenë vetë i pandehuri që ia ka shprehur këtë shqetësim shtetasit Shkëlqim Zeqiraj kur e ka takuar 2-3 ditë përpara ndodhjes së ngjarjes.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Lartë për të dënuarin (e ndjerë), Kujtim Bajollari

Sipas deklarimeve të shtetases Katerina Pashollari jepen detaje lidhur me ndryshimin e gjendjes emocionale dhe sjelljes së të pandehurit Kujtim Bajollari kohët e fundit, ku ai ishte më i mbyllur, më i menduar dhe fliste në telefon veçmas pa e dëgjuar të tjerët. Shprehej së nuk i besohej njeriu sot, etj.

Ditën e ngjarjes, sipas deklarimeve të shtetasve Veledin dhe Katerina, përkatësisht vëllai dhe motra e viktimës, i pandehuri ka këmbëngulur që viktima Elidjani të shkonte me të në Topojan.

Fillimisht, viktima nuk ka pranuar të ngrihej pasi ishte i lodhur dhe kishte rënë për të fjetur por, pasi i pandehuri ka këmbëngulur ai ka shkuar bashkë me të.

Ditën e ngjarjes i pandehuri ka marrë me vete armën e gjahut, çifte me të cilën ka vrarë viktimën. I pandehuri pasi ka vrarë viktimën nuk ka njoftuar menjëherë policinë apo ndonjë person tjetër për vrasjen e kryer, por vetëm pasi ka këmbëngulur djali i tij dhe vetëm pasi ka drekuar në shtëpinë e shtetasit Ermal Spahiu.

I pandehuri kur ka ardhur policia në vendin ku ndodhej, te banesa e shtetasit Ermal Spahiu, i ka thënë se: ……e vrava dhe e hodha në ujë, se kërkonte ujë”.

Mbi analizën e provave si më sipër gjykata e rrethit ka arritur konkluzionin se i pandehuri ka vrarë me paramendim viktimën Elidjan Pashai, pasi ka kaluar një kohë prej disa ditësh kur ky i fundit i ka bërë dhe i ka treguar fotot e tij në vendin e quajtur “Gropa e Mullirit” gjatë kohës që ky kujdesej për bimët narkotike.

Pra, shkaku provokues i vrasjes kanë qenë veprimet e viktimës që e kanë nxitur të pandehurin që ta vriste atë pas disa ditësh. Gjatë kësaj kohe i pandehuri ka ndërtuar një plan kriminal, duke marrë me vete armën e gjahut të llojit çifte ditën e ngjarjes e duke këmbëngulur që viktima ta shoqëronte atë deri në Topojan.

Në foto: Gjykata e Lartë pushoi gjykimin, pasi ankuesi kishte vdekur 5 vjet më parë

Pasi kanë shkuar tek vendi “Gropa e Mullirit”, i pandehuri ka qëlluar viktimën në anën e djathtë të qafës, në një vend jetik duke i shkaktuar shok hemorragjik që nga intensiteti i plagës ka sjellë vdekje të menjëhershme. Më pas i pandehuri e ka tërhequr viktimën duke e vendosur në përroin aty afër.

Motivi që ka çuar të pandehurin në kryerjen e kësaj vepre penale ka qenë një motiv i dobët, që ka lindur nga aktiviteti i përbashkët kriminal i tij dhe viktimës, që ka të bëjë me kultivimin e bimëve narkotike.

Detaji “i çuditshëm” i vendimit

Vendimi i Gjykatës së Lartë shoqërohet me një detaj të çuditshëm. Në rastet kur i pandehuri vdes para dhënies së vendimit (ose shqyrtimit të çështjes), gjykata vendos “pushimin e gjykimit”.

Në rastin e Kujtim Bajollarit, kolegji i Gjykatës së Lartë ka vendosur: “Prishjen e vendimeve të gjykatës së Përmetit dhe Gjykatës së Apelit…”.

Pra, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, vendimet e dënimit me burg të Kujtim Bajollarit nuk ekzistojnë, sepse janë prishur.

A u lind e drejta trashëgimtarëve të tij të kërkojnë dëmshpërblim monetar për burgosjen 2-vjeçare, në bazë të vendimeve të prishura?

Etiketa: Elidjan PashajGjykata e lartehashashKujtim Bajollarireforma ne drejtesirekursvdekjevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025
BOTA

Ndahet nga jeta aktori i famshëm hollivudian/ Emri – Foto

19:56 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025
Para
Taulant Tafa

KPK shkarkon me shumicë votash gjyqtarin Taulant Tafa

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com