• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Blindohet” Kadastra/ Banorët e Bërxullës përplasen me policinë: Duam zgjidhje për pronën!

09:02 : 13/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Endja prej më shumë se 6 muajsh në zyrat e shtetit dhe protestat e vazhdueshme duke mos marrë asnjë zgjidhe për vlerësimin e pronave të tyre, nuk i kanë lodhur banorët e Bërxullës.

Pasi i lanë 24 orë afat për një përgjigje Dallëndyshe Bicit, ata iu drejtuan paraditen e kësaj të enjte sërish zyrave qendrore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke tentuar të hyjnë brenda, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe t’i jepet zgjidhje problemit me kompensimin për pronat.

Banorët janë shprehur për mediat se nuk janë kundër ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, gjurma e së cilës kalon mbi banesat dhe tokat e tyre, por kërkojnë që procesi i shpronësimeve të jetë i drejtë dhe me vlerën e tregut.

“Është bërë aplikim që në 2015 për legalizim dhe nuk ia bëjnë legalizimin e banesës. Çfarë duhet të kërkojmë ne? I kujt është faji? Na thoni shkoni bëni edhe një herë aplikime. Këto nuk luajnë dot nga zyrat. Të gjithë dokumentet që vijnë në këtë hipotekë nuk kanë një dosje. Këto punojnë ‘kap ca të kapësh’ dhe pa dhënë ryshfetin nuk të mbarojnë punë. Ne nuk tërhiqemi se letra që thonë këta se nuk certifikohen prona se ka dalë vija e kuqe, e kanë nxjerrë në tetor. T’i japin shpjegim banorëve në terren se s’do kenë hall e derman pa i certifikuar pronat. Çdo ditë po na e sosin durimin me paligjshmërinë që bëjnë. Këto janë sikur nuk kanë parë ndonjëherë diell me sy. Unë të kam sjellë planin. Këtij mileti po i bëhen sorollatje veç që të mos bëjnë punën”, tha njëri prej banorëve.

Sipas tyre, kompania “Gener 2” që ka fituar koncesionin me vlerë 1.3 miliardë euro, ka nisur punën në terren por dëmshpërblimi i ofruar është qesharak.

Lexo edhe:

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

Para zyrave të Kadastrës, banorët shprehen se po i soset durimi me paligjshmërinë që po i bëhet dhe akuzojnë zyrtarët e Kadastrës se nuk bëjnë asnjë veprim për legalizime pa ryshfet.

banore-berxulle-proteste
-640-0-berxulle-protestaaa-770x419-1-1681370451
berxulle-protesta-770x444
berxulla-porteste-727x450

“Këtu pa dhënë ryshfetin nuk mbaron punë. U bëj  thirrje të mos vonohen, por të vijnë të flasin me ne dhe të mbarojmë punë. T’u japin shpjegim banorëve në terren sepse ndryshe nuk do të kenë shpëtim”, ka thënë një prej banorëve”, tha një tjetër banor i Bërxullës.

Ata gjithashtu paralajmërojnë se nuk do t’i shmangin as përplasjet me forcat e policisë në rast se nuk do të arrijnë të marrin përgjigje përmes dialogut.

“Kanë kërkuar një informacion që na thonë na e sillni listën e gjurmës së rrugës. Thonë na e ka sjellë një firma por s’na përputhet. Dinë gjurmën e rrugës, por jo sipërfaqen e tokës. Do hyjmë brenda në Hipotekë. Do përplasemi me forcat e policisë. Kur nuk pranojnë dialog e marrëveshje, do përdorim edhe ne metodat tona. Forca është fundi i logjikës, por nëse këta nuk pranojnë dialog do të hyjmë me forcë”, shprehen banorët.

Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si hajdutë dhe të korruptuar, banorët tentuan që të mësyjnë në zyrat e Kadastrës.

Gjithashtu u dëgjuan edhe thirrjet: “Duam pronat tona! Certifikoni pronat tona. Do t’i mbrojmë me gjak. Prona është e shenjtë!”.

Ata hasën në reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit dhe oficerëve të sigurisë private para godinës.

“I kanë bërë zyrat si bunkerë, si në kohën e Enver Hoxhës. Këtu është brenda kryeministri, ministrja Balluku, të gjithë hajdutë, ministri i Drejtësisë. Kjo është kupola e hajdutëve, mbroni hajdutët. Turp të kini, turp, turp. Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diell me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur”, tha njëri prej banorëve, pasi nuk u lejuan të hyjnë në godinë për të diskutuar për një zgjidhje me titullarët.

LEXO EDHE:

Banorët e Bërxullës përplasen me policinë, tentojnë të futen brenda Hipotekës: Kriminelë!

Etiketa: #proteste#boldnewsBanorët e BërxullësDallëndyshe BiciKadastraprojekti Thumane-Kashar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025
AKTUALITET

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

16:28 : 06/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
Para

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, çifti brenda banesës po pinin kafen e mëngjesit

TË GJITHA

U kapën me 21 kg kokainë, Apeli i Selanikut dënon me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

16:30 : 23/09/2025

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, mungon Ristani, Gaz Paja dhe dy këshilltarë të tjerë të PS-së

16:22 : 23/09/2025

A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Alimehmeti: E shoh më shumë veten në një projekt 4-vjeçar

16:10 : 23/09/2025

Shërbimi sekret amerikan zbulon një rrjet ilegal telekomunikacioni pranë selisë së OKB-së

16:03 : 23/09/2025

Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

15:58 : 23/09/2025

Sekretari i Këshillit tjetër letër Veliajt: Nuk ka vendim për të të ndaluar prezencën në mbledhje

15:50 : 23/09/2025

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

15:42 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com