• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhaçka nga ajri në tokë, a po e lëshon Rama ministren?

16:07 : 08/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Për të dytën herë brenda tre javësh, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Europës Olta Xhaçka është detyruar të kapërcejë derën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Mësohet se për të ka dy dosje që dyshohet se është përfshirë në shpërdorim detyre. Në rastin e parë lidhet me përdorimin e mjeteve të ushtrisë për qëllime elektorale dhe në shkelje të plotë me rregullin e ushtrisë.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Xhaçka ishte e deleguara e qeverisë në qarkun Dibër. Ajo e gjeti rrugën më të shkurtër, e madje piktoreske për të udhëtuar nga Tirana në Dibër. Helikopterët e ushtrisë i ngrinte sa herë dëshironte. Mbeti në ajër për shumë kohë, duke përdorur “Cougarin” e vetëm që kishte mbetur pa u prishur për interesin e saj duke shmangur udhën e gjatë me makinë. Qëllonte që ai mjet duhej të ishte në shërbim të çdo emergjence civile, por ministrja e ktheu si “linjë urbane” me abone të përgjithshme… Janë të paktën 19 fluturime që dyshohet se janë kryer në shkelje të plotë, për të cilën Xhaçka po hetohet.

Nuk është dosja e vetme, sepse një tjetër skandal mund të rëndojë ligjërisht mbi të preferuarën e dikurshme të Ramës. Bëhet fjalë për dhënien me qira, madje edhe tjetërsim të pronave të ushtrisë për një grup oligarkësh. Kur Xhaçka drejtonte ministrinë e Mbrojtjes, në korrik të viti 2020, qeveria e dha bazën me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, në favor të një projekti turistik që do të realizohet nga bashkimi i shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk.

Dokumentat mbajnë firmën e Xhaçkës dhe të ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bajram Begaj, sot president i vendit, por deri tani SPAK po merret me Xhaçkën. Ajo u fut e mërzitur në prokurori dhe pas më shumë se një ore doli edhe më e mërzitur, duke shmangur komentet për mediat, ndryshe nga ç’kish bërë në rastin e thirrjes së parë. Një shenjë se tashmë ka zbritur me këmbë në tokë për të kuptuar qartë se “Ai”, po bëhet gati që ta lëshojë.

Lexo edhe:

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Gjithashtu për Xhaçkën ka edhe një “proces civil”, pasi opozita kërkon heqjen e mandatit të saj pasi bashkëshorti i ministres, ish-deputeti socialist Artan Gaçui në kundërshtim me ligjin u shpall “investitor strategjik” dhe përfitoi prona publike për shfrytëzim në bregdetin e Himarës.

Shumë çështje që Rama mesa duket i ka bërë dalje dhe dita-ditës, për ta dhuruar në duart e SPAK-ut si një prej anëtarëve të kabinetit të tij që tashmë mund të mos i bëjë më punë. Deri para një viti, kryeministri Edi Rama e kishte një nga ministret e preferuara, të besuara dhe e vlerësonte shumë. Gjithçka lidhej me situatën e krijuar botërore nga sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, ku Xhaçka ftohej sa në OKB, me zyrtarë të lartë amerikanë, konferenca ndërkombëtare dhe nisi ti japë gjuhës aq shumë në dënimin e Rusisë, sa ishte gati e pakuptueshme për të kuptuar se ky “zë kritik” që kërcënonte Putinin në vetë të parë, vinte nga një vend pa ushtri së Shqipëria, apo një superfuqi botërore që rivalizonte me rusët?

Po ashtu në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka mendonte për fjalimin e radhës me aq patos, vendosmëri dhe fjalë të mëdha që vinin nga një përfaqësuese e një vendi kaq të vogël… Ramës kjo i shërbeu për të dalë nga “çitjanet e Rilindjes” dhe t’i dukej vetja i rëndësishëm në “mixhlisin ndërkombëtar”. Megallomania nuk mund të zgjaste shumë, sepse tollumbacja propagandistike u shfry shpejt dhe tani Xhaçka ska më ç’të ofrojë si kryediplomate.

Nëse gjërat shkojnë ters për Xhaçkën, të paktën vetë ajo e ka të qartë se kush e kontrollon drejtësinë e re që e thirri dy herë brenda tre javësh, në një dosje që rëndon shumë. Idhulli i saj politik mund të jetë edhe zhgënjimi më i madh, për rrasje pas krahëve. Faktet janë sheshit se Rama për interesin personal i flak bashkëpunëtorët, rasti i “freskët” është ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, ora e së cilit duket se po ecën mbrapsht… Edhe fati i Xhaçkës para se të vuloset në SPAK “siglohet” nga piktori më i njohur në vend…

Etiketa: Edi Ramaolta xhackaspak

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
Para

Trajneri i Vllaznisë premton para Erzenit: Do e nxjerr këtë skuadër nga kriza

TË GJITHA

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com