• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama e Veliaj vetëm vjedhin, 14 maji – fillimi i fundit të tyre të shpejtë

20:36 : 06/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh këtë të Enjte se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vjedhin në kurriz të qytetarëve.

Nga Kukësi ku prezantoi kandidatin e opozitës për këtë bashki për lokalet e 14 Majit, Berisha u ndal te taksat, rritja e çmimeve dhe borxhi i marrë nga qeveria.

“Çfarë ndodhi nga 2014 e deri sot. Nga 2014 e gjer sot, ne përfunduam të fundit për rroga e pensione. Prandaj dhe rënkimet për vështirësi ekonomike sot, dëgjohen në çdo votër. Çdo pensionist, çdo familje, prandaj dhe shqiptarët ikin dhe vetëm ikin, sepse ai që merr një rrogë 500 mijë lek në muaj. Nga vjet deri sivjet, brenda 1 viti vetëm për rritje të çmimeve, merr 430 mijë lekë më pak, në 1 vit. Pra jo që nuk merr rrogën e 13 që e pat premtuar Rama në 2013, por në fakt humbet rrogën e 12. Në fakt është me 11 rroga.  Kjo për atë që merr 500 mijë. Po ai që merr pension, 170-200 mijë, ai humbet dy pensione. Pra kjo është vetëm në 1 vit, ky ndryshim është vetëm në 1 vit. Çfarë ndodh me shqiptarët, sot ata janë qytetarët më të vjedhur ndofta të planetit. Para ka, para ka shumë, ua them ju. Taksat i ka dyfishuar, po borxh. Borxh ka marrë 5 miliardë euro. Borxhin e ka rritur nga 62.6 në 107 %, po, po”, tha ai.

Kryedemokrati akuzoi se pushteti po tenderon me shifra të fryra.

“Ku shkojnë paratë. Paratë shkojnë në xhepat e zyrtarëve dhe qeveritarëve. Sepse 1 km rrugë ndërtohet 24 mln euro në fushë. Kudo 1 km rrugë ndërtohet me 2 milion euro, se 1 km rrugë e segmentit Ibë-Farkë në Tiranë, ka kushtuar dyfishin e 1 kilometër tunel në Kalimash. Sepse 1 km rrugë anësore, në autostradën Shkëmbi i Kavajës-Fier, kushton 7.2 mln euro, ndërkohë që autostrada ka kushtuar 2 mln euro kilometri.  Sepse një shkollë në Tiranë ndërtohet me 6 mln euro, ndërkohë që ajo po në Tiranë, por e ndërtuar nga PNUD-i, kushton 670 mijë euro, sepse ka manuale ndërtimi, ka çmime. Këta vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur.  Vetëm afera e djegësve, këta rendin për tu bërë miliardierë. Vetëm djegësi i Tiranës, përllogaritjet e fundit, pas 30 vitesh u kushton qytetarëve të Tiranës, 1.2 miliardë euro. Të gjitha shkojnë në sipërmarrjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Këta vjedhin. Pra është koha të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, të arsyetojmë me njëri-tjetrin, me çdo socialist, me çdo paparti, me çdo demokrat, të mos pranojmë këtë rrënim. Të mos pranojmë këtë shkretim të Shqipërisë për shkak të varfërisë”, tha ai.

Lexo edhe:

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha: PS i vuri kazmën familjes shqiptare

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun

“Qarku juaj, qarku i Kukësit, është qarku me burimet më të pallogaritshme pasurie. Ka kaskadën, një pasuri përrallore e cila prodhon qindra e qindra milionë euro në vit, në buxhetin kombëtar. Ka bjeshkët tuaja, ka Alpet, ka rezerva ujore të pafundme, ka çdo gjë.  Po pse ikin që të gjithë nga kjo trevë? Sepse nuk ka investime, sepse koha është ndaluar, sepse njerëzit nuk paguhen, sepse jetën nuk e ndërtojnë. A duhet ta pranojmë më këtë situatë.  Është emergjente. 14 maji shënon fillimin e fundit të tyre të shpejtë. Ti përzëmë”, shtoi.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha: PS i vuri kazmën familjes shqiptare

15:58 : 09/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun

12:52 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025
Para

Malaj: Pas Beketit, Shqipëria rrezikon një tjetër gjobë në Arbitrazh për faj të Ramës

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com