• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Farsa e Erion Veliajt; 430 milionë lekë shtesë për tregun në Farkë që sapo e përuroi

14:35 : 05/04/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në datën 18 mars 2023, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi tregun agro-ushqimor në Farkë. Në krah të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, Veliaj tha se synonte që të hiqte monopolin që ka akutalisht tregu në hyrjen veriore të kryeqytetit. Në fakt, pas këtij veprimi, të gjithë po prisnin që tregu të hapej, të tregtoheshin produkte. Por, asnjë gjurmë, aq sa në atë vend shkoi edhe Belind Këlliçi, kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Ai denoncoi se në atë vend s’kishte asnjë gjurmë, duke ngritur disa pyetje se përse u përurua një treg i tillë kur s’ka tregtarë?!

Në mungesë të një përgjigjeje nga vetë Veliaj apo edhe Bashkia e Tiranës, BoldNews.al hulumtoi të gjithë procedurën e bërjes së atij tenderi, që ka kushtuar miliona euro dhe ende s’është hapur, kur në fakt duhej të ishte hapur me kohë. Por, le t’i marrim gjerat me radhë.

Faksimile: Shpallja e tenderit në vitin 2021 për tregun në Farkë, me një vlerë 2.3 milionë euro

Në verën e vitit 2021, sipas dokumentit të mësipërm, Bashkia e Tiranës hapi një tender për ndërtimin e një tregu agro-ushqimor në Farkë, që synonte të thyente monopolin e tregut aktual. Projekti konsistonte në ndërtimin e tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, në zonën e Farkës së Madhe. Objekti i tenderit ishte “ndërtim i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore (Tirana Agrikulturë)”. Ndërkohë që kishte një fond limit 235.467.582 lekë pa TVSH. Punimet duhet të kryheshin brenda 6 muajve. Por, a u realizuan?!

Lexo edhe:

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

Në foto: Veliaj dhe Krifca në tregun në Farkë të Madhe në mars të vitit 2023

Në fakt, projekti nuk u realizua në kohë. Ai u zvarrit për muaj me radhë, në pritje të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Veliaj shkoi në datën 18 mars 2023 në atë vend, bashkë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, bashkë me një “tufë” punonjësish të propagandës. Organizoi lidhje direkte, pregatiti kronika për televizionet, bëri plane nga të gjitha anët. Ai e përuroi, ndërsa deklaroi me mburrje se tashmë fermerët do të shisnn produktet e tyre me zero taksa. “Këtu vij me kokën lart! Ky ishte premtimi i fundit i pambajtur dhe më vjen mirë që pranvera na gjen me një projekt, ndoshta më i miri dhe më i arrituri në rajonin tonë. Ky vend ka edhe një vendosje gjeografike fantastike. Jemi m’u në buzë të autostradës, Unazës së Madhe të Tiranës, mes Lundrës dhe Farkës. Kemi një hapësirë të jashtëzakonshme bujqësore, kemi qendra tregtare, kemi hapësira rezidenciale, po bëjmë një park të ri në Liqenin e Farkës dhe ditët më të mira për fshatin sapo kanë filluar”, u shpreh Veliaj. Veliaj sqaroi se tregu i ri do u kursejë tregtarëve 70% të kostove, që më parë paguanin te privati, e po ashtu do u ofrojë qytetarëve produkte bio më të lira. “Në tregun privat ti paguaje pa e ditur se çfarë do të shisje, pa e ditur se sa është bursa në treg, sepse kishte një çmim fiks të asaj që quhet ‘matje e kokës me spango’” tha ai. Por, a u hap kur iku Veliaj me “tufën” e tij?!

Faksimile: Dokumenti i tenderit për fazën e dytë, me vlerë 430 milionë lekë të vjetra

Normalisht që jo, pasi në atë vend s’ka ende tregtarë. Tregun e vizitoi disa ditë më parë edhe Belind Këlliçi, teksa e akuzoi Veliajn për një farsë. Ndërkohë, redaksia e BoldNews.al siguroi disa dokumente të vetë Bashkisë së Tiranës, e cila ka akorduar një tjetër shumë për të mbyllu ato punime. Por, a nuk u përurua? Po, po sërish bashkia po bën një tender të ri. Sipas dokumentit të mësipërm, bashkia ka hapur procedurën me objekt “ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore (Tirana Agrikulturë) – Faza II”. Autoriteti kontraktues, Bashkia e Tiranës, ka akorduar një shumë prej 43.046.031 lekë. Pra, shpenzon sërish para’ për një treg të përfunduar, që duhet të ishte gati për tregtarët dhe banorët e zonës.

Etiketa: bashkia tiraneErion VeliajfarkeFrida KrifcaMinistrja e Bujqësisëtreg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025/ Sektori mbetet i orientuar drejt përpunimit

18:41 : 08/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
Para
Foto ilustruese

Lëvizte i armatosur në Selitë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari (Video)

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş