• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënimet ndaj “Lolita” dhe “JOQ’, PD: Rama dhe Veliaj si ‘trupat Vagner’ të Putin

17:37 : 01/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike dënon kërcënimet e Erion Veliajt ndaj faqeve sociale “Lolita” dhe “JOQ”, për shkak të qëndrimeve të tyre kritike ndaj qeverisë Rama.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja, u shpreh se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë bërë si “trupat Vagner” të Vladimir Putin, që duan të heqin qafe çdo ‘armik’.

Ai shprehet se në prag të fushatës zgjedhore të 14 majit, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë nisur një sulm të pashoq kundër fjalës së lirë dhe kundër medias shqiptar.

Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, ka shprehur indinjatën më të thellë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Sipas tij Veliaj po rrezikon jetën e gazetarëve dhe nxit më tej sulmet kundër medias dhe fjalës së lirë.

Lexo edhe:

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

Kraja shprehet se Erion Veliaj, jo vetëm identifikoi publikisht personat pas Lolitës dhe JOQ, por edhe i kërcënoi me policët e pushtetit.

Më tej ai shton se “Guiterres i kujton Veliajt se, pak ditë më parë, një person u vra në ambientet e Top Channel dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë”.

Në përfundim, Kraja thotë se “tolerimi i gjuhës denigruese ndaj gazetarëve, apo çdo individi që përdor lirinë e shprehjes në internet, mbjell atë që u korr para një jave në Top Channel: vdekje, pasiguri dhe panik”.

Deklarata e plotë:

“Në prag të fushatës zgjedhore të 14 majit Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë nisur një sulm të pashoq kundër fjalës së lirë dhe kundër medias shqiptare. Pas breshërisë së plumbave mbi televizionin kombëtar Top Channel me një humbje tragjike jete, pas tritolit në pronat e grupit mediatik Panorama, pas sekuestrimit të RTV Ora, dëbimit të Agon Channel, sharjeve me gjuhë rrugecërish të gazetarëve nga kryeministri Rama, radha i erdhi Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës ka kërcënuar zotëruesit e dy forumeve online, faqet Lolita dhe “Jeta Osh Qejf”- JOQ. 

Deklaratat e Erjon Veliajt kanë nxitur reagimet e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit. Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, ka shprehur indinjatën më të thellë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Sipas tij Veliaj po rrezikon jetën e gazetarëve dhe nxit më tej sulmet kundër medias dhe fjalës së lirë. 

Erion Veliaj, jo vetëm identifikoi publikisht personat pas Lolitës dhe JOQ, por edhe i kërcënoi me policët e pushtetit. Guiterres i kujton Veliajt se, pak ditë më parë, një person u vra në ambientet e Top Channel dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë. 

Guiterres i bën thirrje Edi Ramës ta ndalë këtë sjellje të rrezikshme të vartësit të tij, duke harruar se Rama vetë është një nga shkelësit më të mëdhenj të Kodit etik dhe një bullist kronik i gazetarëve dhe medias. 

Kur nuk i mjafton trysnia Rama çon maskat, fadromat dhe tritolin për të heshtur mediat që janë kthyer nga mbështetëse në kritike të tij. Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar, gjithashtu, për ngjarjen, duke theksuar se është cënuar siguria për dy individët që u përmendën nga Erion Veliaj. Qendra Evropiane për Lirinë e Shypit kërkon nga kryebashkiaku të kërkojë falje dhe të sigurohet jeta e individëve të përmendur. 

Partia Demokratike e Shqipërisë e dënon gjuhën kërcënuese dhe veprimet shantazhues të Veliajt dhe Ramës. Këta dy armiq të lirisë së shtypit që e kanë ulur renditjen e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare në nivelet e parave viteve ’90 te Enver Hoxhës, që u marrin frymën atyre që nuk i blejnë dot, e kanë shkretuar hapësirën mediatike në vend, ku dëgjohen vetëm hosana për ta. Sa herë del dikush që i kritikon ata i çojnë taksidarët, u turrin sharësit online, i ekspozojnë publikisht, apo u shkojnë me instrumentet e shtetit si të ishin “trupat Vagner” dhe jo organe që funksionojnë për popullin, dhe paguhen nga taksat e tyre. 

Ndërkohë që e kuptojmë frikën qe e ka kapur Erion Veliajn nga skadenca e modelit të tij më 14 maj, u bëjmë thirrje shqiptarëve ta refuzojnë dyshen e të paturpëve, që konsiderojnë turp kombëtar çdo kritikë që u bëhet. 

Siç thekson Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, pavarësisht statusit të faqeve Lolita dhe JOQ, ata dhe zëra të tjerë, duhen mbrojtur. Lirinë e shprehjes shqiptarët e kanë fituar njëherë në vitin 1991 dhe nuk mund ta dorëzojnë 30 vjet më vonë për hatër të lejfenëve dhe ajatollahëve. 

I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin në mbrojtje dy personat e ekspozuar nga Veliaj. Tolerimi i gjuhës denigruese ndaj gazetarëve, apo çdo individi që përdor lirinë e shprehjes në internet, mbjell atë që u korr para një jave në Top Channel: vdekje, pasiguri dhe panik”.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajJOQlolitaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025
Para

Vllaznia ngec në “Loro Boriçi”, Egnatia shkatërron Kukësin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com