• Kontakt
Friday, June 2, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Hajde 5 mijë lekë vota…!

23:20 : 29/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ishte kthyer gati në tarifë fikse blerja e votës për pushtetin. Diku 50 euro dhe diku 50 mijë lekë të vjetra për qëllimin e vetëm; sigurimin e pushtetit. Në çdo raport të OSBE/ODIHR shitblerja e votave nga partia në pushtet përmendet si një nga fenomenet më shqetësuese që ndikon drejtëpëdrejtë në tjetërsimin e rezultatit zgjedhor. Por këtë herë qeveria ka vendosur të mos “blejë ilegalisht” vota. Ata duhet të blihen me ligj. Po po, është ligjëruar “shitbelrja e votës”, duke shkelur më të dyja këmbët edhe Kodin Zgjedhor.

Në vendimin e qeverisë është përcaktuar që për muajin prill çdo pensionist do të shpërblehet me 5 mijë lekë të reja. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri, duke e quajtur “kinezëri” ligjin zgjedhor që ndalon rritjen e pagave, pensioneve apo ulje taksash.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”, thuhet në pikën 4 të nenit 91 të Kodit Zgjedhor.

Po çfarë është ligji dhe Kodi Zgjedhor para “Maliqërisë së pushtetit”? Ligji është i qartë dhe minimalisht KQZ duhet të reagonte për shkeljen kaq të hapur të Kodit Zgjedhor. Kjo nuk po ndodh dhe me gjasë nuk do të ndodhë, për aq kohë sa çdo institucion që në letra shitet si i pavarur, mbetet tërësisht i varur nga kryeqeveritari që kontrollon gjithçka.

Lexo edhe:

Manipulimi, Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, mosbindje civile për të mbrojtur votën

Berisha: Bëja fushatë kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD

Rama është i bindur se me lëmoshën 5 mijë lekë të reja që do jepet si shpërblim për pensionisët është një formë për të marrë votën e tyre. Vertëtë shuma vlen sa një thes miell, por varfëria e tejskajshme që ka ushqyer jo pa qëllim pushteti e bën këtë shtresë në kufijtë e mbijetesës që të kenaqen me shpërblimin dhe më pas ta përkthejë në votë për qeverinë.

Në zgjedhjet e kaluara lokale dhe qëndrore, duke i marrë me radhë ato të vitit 2015, 2017, 2019 dhe 2021, blerësit e votave ishin njerëz të botës së krimit që hidhnin para të madhe për kandidatët e pushtetit. Po ashtu nuk mbesnin pas as drejtorët e “krimbur në korrupsion” që qelbnin çdo palë zgjedhje duke blerë votën e më të varfërve, për t’i mbajtur po aq të varfër dhe të shtypur për katër vitet në vijim.

Kësaj kategorie i doli disi boja dhe tashmë qeveria vendosi vetë të bëhet “kryeblerësja” e votës në mënyrë indirekte edhe në shekelje të hapur të Kodit Zgjedhur. Kjo nuk do të thotë se bandat kriminale të lidhura kryesisht me trafikun nuk do të angazhohen për zgjedhje në krah të pushtetit, ama këtë herë ka edhe qeverinë në krahe, duke ofruar dorën me 5 mijë lekë. Gat isa nuk po dilet në rrugë me thirrjen e tellallit të të vobëktëve: Hajde 5 mijë lekë vota….!

Etiketa: 14 maj5 mije lekbonusEdi Ramakodi zgjedhjorkorrupsionpensionistëtqeveriarritje pagashzgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

Manipulimi i zgjedhjeve/ Berisha: Për herë të parë vota u ble me vendim qeverie!
AKTUALITET

Manipulimi, Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, mosbindje civile për të mbrojtur votën

22:12 : 01/06/2023
Berisha: Bëja fushatë kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD
AKTUALITET

Berisha: Bëja fushatë kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD

21:55 : 01/06/2023
VIDEO-ja duke puthur kryeministren italiane, Rama-Fevziut: Ku dallon që është e fortë?!
AKTUALITET

VIDEO-ja duke puthur kryeministren italiane, Rama-Fevziut: Ku dallon që është e fortë?!

21:44 : 01/06/2023
Shpopullimi i Shqipërisë, Tabaku:Regjistrimi i fëmijëve në shkolla, 3 herë më i ulët
AKTUALITET

Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte reklamë e papaguar fushate

20:06 : 01/06/2023
Bozdo: S’ka arsye për ngritjen e çmimit, përveç keqmenaxhimit dhe vjedhjes
AKTUALITET

Bozdo: S’ka arsye për ngritjen e çmimit, përveç keqmenaxhimit dhe vjedhjes

18:31 : 01/06/2023
VIDEO – Momenti kur Edi Rama përqafohet me pasion gjatë samitit në Moldavi
AKTUALITET

VIDEO – Momenti kur Edi Rama përqafohet me pasion gjatë samitit në Moldavi

15:48 : 01/06/2023
Para
Defekt në nënstacion, “zhytet” në terr lagjia “Pavarësia” në Vlorë

Defekt në nënstacion, "zhytet" në terr lagjia "Pavarësia" në Vlorë



TË GJITHA

Kaos në aeroportin e Budapestit, tifozët e Romës sulmojnë arbitrin e finales (Video)

Kaos në aeroportin e Budapestit, tifozët e Romës sulmojnë arbitrin e finales (Video)

23:53 : 01/06/2023
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 14 Maj 2023

Horoskopi për ditën e premte, 2 qershor 2023

23:50 : 01/06/2023
Plagosje me armë në Shijak

Plagosje me armë në Shijak

23:45 : 01/06/2023
Fituan Kupën e Shqipërisë, presidenti i Egnatias: Vitin tjetër duam titullin kampion

Fituan Kupën e Shqipërisë, presidenti i Egnatias: Vitin tjetër duam titullin kampion

23:32 : 01/06/2023
Ndodhej në një lokal në Vorë, ndërron jetë papritur 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Ndodhej në një lokal në Vorë, ndërron jetë papritur 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

23:31 : 01/06/2023
Stuttgart turpëron Hamburgun në play-out-in e Bundesligës

Stuttgart turpëron Hamburgun në play-out-in e Bundesligës

23:14 : 01/06/2023
Salianji: Kjo opozitë nuk ribëhet dot duke përjashtuar Sali Berishën!

Salianji: Kjo opozitë nuk ribëhet dot duke përjashtuar Sali Berishën!

23:13 : 01/06/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com