• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Bordi i Ramës rrit çmimet, mblodhi 520 mln €, nuk i ktheu asgjë qytetarëve!

18:35 : 29/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon bordin e Edi Ramës se rriti çmimet e ushqimeve dhe produkteve të karburantit.

Nga Cerriku ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Servet Duzha, Berisha tha se qeveria mblodhi 520 mln euro nga taksat, por nuk u ktheu asgjë qytetarëve.

“Kontrolli i lartë i Shtetit, vitin e kaluar ka gjetur zyrtarisht se qeveria vodhi dhe shpërdoroi 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë janë 1.1 miliardë euro. Në 9 muaj, 1.1 miliardë euro janë 130% fondi i përgjithshëm i pagave në Shqipëri. Me aq sa janë vjedhur, nëse qeveria do të kishte vullnet, mund të dyfishonte çdo vit rrogat. Qeveria jo vetëm që nuk i dyfishoi rrogat, përkundrazi rriti çmimet. Në kapitalizëm nuk janë kurrë qeveritë që rrisin çmimet, çmimet i rri tregu, i rrit kërkesa, ka një mekanizëm krejt tjetër. Në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet, caktoi bordet. Çfarë ndodhi? Mblodhi 520 mln euro më shumë taksa. Që të gjitha qindarkë për qindarkë paratë tuaja, sepse çdo gjë që bletë në dyqan e bletë me çmimet e bordeve dhe natyrisht, TVSH-ja e të gjitha gjërave që blihen u rrit në proporcion me çmimin.

Çdo qeveri që ka dhembshuri, ka ndjeshmëri ndaj shtrëngicës ekonomike të qytetarëve, ato do ti kthente 1 për 1 tek qytetarët. Dhe këtë e bënë të gjitha qeveritë. E bëri dhe Kosova. Iu dha pensionistëve 100 euro, ua shtoi pensionin. Ua shtoi 100 euro sepse çmimet po u rritën, vështirë që ulen ato, ligj i tregut ky. U dha studentëve 100 euro, rrogëtarëve 120 euro. Ato që mblodhi i shpërndau. Me këto që mblodhi Edi Rama mund të rriste rrogat 70 %, por të themi rroga e pensione me 40%. Përkundrazi, asgjë, përkundrazi sot blihet me rrogën 30% më pak se sa blihej në vitin 2013.

Çfarë ndodh me pasuritë publike. Pasuria më e madhe publike sot, është porti i Durrësit për shqiptarët. Nëse e nxjerr në tregun botëror, Porti i Durrësit, vlera e tij me truallin përreth 800 mijë metra katrorë, me portin në det e të gjitha shkon miliarda e miliarda. Çfarë ndodh me portin? Ka gjetur një arab miliarder dhe tani ky do të bëhet si arabi miliarder dhe hajde ndajmë portin.

Lexo edhe:

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

Shpiku pasaportën e artë, do marrin pasaportë të artë ata që do të blejnë apartamentet e Ramës dhe Alabarit në Durrës. Po ka vjedhje më monstruoze se kjo. Më kujtohet njëherë një avokat i madh amerikan të cilin presidenti Xhorxh Ë. Bush e kishte mik dhe e emëroi ambasador të SHBA në OSBE.

Erdhi dhe vizitoi Shqipërinë dhe më tregon; gjatë karrierës time kam pasur disa miliarder klientë, që ishin me procese gjyqësore, por problemi im me ta ishte se asnjëri nuk ishte nga ata që të mos donte të vidhte edhe një miliardë tjetër. Oreksi vjen duke ngrënë, i tillë është edhe Edi Rama, kalon nga një aferë në tjetër.

Merrni djegësat. Djegësat 420 mln euro, që të gjitha vepër e tij personale. Po, ju e keni dëgjuar që për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 orëve 17 dokumente nga të gjitha institucionet, rast i jashtëzakonshëm. Se burokracia nuk është kurrë e rrufeshme. Sikur të ishte një emergjencë kombëtare. Arben Ahmeti e tha; nuk e kam lëvizur unë qeverinë, qeverinë e ka lëvizur ai. Sigurisht e ka lëvizur Edi Rama dhe firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin, i cili nuk lejon firmosje kontratash me negociata të mbyllura, kurrë. Një kryeministër kurrë nuk mund të firmosë një kontratë për të cilën, enti shtetëror i specializuar që është agjencia e prokurimeve publike, thotë me shkrim, se kjo është e kundraligjshme.

Kryeministri mund të shkojë në parlament dhe të ndryshojë ligjin, por kryeministri atë kontratë pa ndryshuar ligjin nuk e firmos kurrë. Atë kontratë e firmosi Edi Rama sepse sipërmarrja ishte e tij, sepse sipërmarrja e Fierit, e Tiranës është e tij.

Dhe keni parë ju, arrestuar ky filani, etj., me radhë, por djegësat nuk janë konfiskuar. Çdo ditë u jepen djegësve nga 100 mijë euro. Çdo ditë, qytetarët e Tiranës dhe gjithë qarkut paguajnë për një ton plehra, 28 euro. Çdo ditë të gjitha mbetjet që prodhohen duhet të derdhen në Sharrë, në minierën e floririt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt“, tha Berisha.

Etiketa: Bordi i RamësPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

13:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

13:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

12:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
Para

Lista e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com