• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shkëlqimi 07’ po sponsorizon veglat e Ramës”/ Balliu: Si po vidhen paratë publike

13:20 : 28/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

Gazetarja: Problemi më i madh me aeroportin e Vlorës është penal, aty ka ndodhur krim mjedisor!

Shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ngre alarmin për vjedhjen e parave publike, të cilat i jepen shoqërisë “Shkëlqimi 07” Shpk, sipas tij, sponsor i fushatës së veglave të Ramës në Mallakastër dhe të Erion Veliajt në Tiranë.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Balliu tha se firma ‘Shkëlqimi 07’ është sponsor i fushatës së veglave të kryeministrit Edi Rama në Mallakastër dhe Erion Veliajt në Tiranë, pasi ka marrë një tender me vlerë 200 milionë lekë, pavarësisht se ka qenë në shkelje të ligjit.

Sipas tij, Komisioni Vlerësues i Ofertave nuk e ka skualifikuar edhe pse vlera e tenderit ishte më e ulëta.

DEKLARATË PËR MEDIA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT TË PD, KLEVIS BALLIU

Në vijim të denoncimeve të mëparshme, Partia Demokratike ngre alarmin për vjedhjen e parave publike, të cilat i jepen shoqërisë “Shkëlqimi 07” shpk, në pronësi të deputetit Agron Kapllanaj, sponsor i fushatës së veglave të Ramës në Mallakastër dhe të Erion Veliajt në Tiranë.

Sipas Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 28, datë 27 mars 2023, rezulton se Shkëlqimi 07 ka marrë nga Këshilli i Qarkut Vlorë tenderin me objekt: “Rikonstruksion i disa akseve të Njësisë Novoselë”, në shumën 200 milionë lekë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi ka shqyrtuar ofertat pjesëmarrëse, ka konkluduar se oferta më e ulët duhej të skualifikohej sepse nuk plotësonte kriteret. Kur një ofertë e ulët skualfikohet, kjo dëshmon se tenderi është paracaktuar.

Përndryshe, nëse e marrim të mirëqenë arsyetimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë, që ka skualifikuar ofertën më të ulët sepse nuk plotëson kriterin për stafin dhe punonjësit, atëhere përse ky komision mbyll sytë përpara fakteve si më poshtë:

• Drejtoria e Shërbimit Memaliaj në datë 20 mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimi 07 në tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës nga rruga nacionale deri në fshatin Anë Vjosë”, me vlerë rreth 55 milion lekë me TVSH?

• Bashkia Tiranë në datë 20 mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut” me vlerë rreth 1 miliard 284 milion lekë me TVSH?

• Në datë 20.03.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Agjencia e Shërbimeve Publike Berat për tenderin me objekt: “Blerje material inerte” me vlerë rreth 60 milion lekë

• Në datë 13 mars 2023, Bashkia Kavajë e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Blerje çakulli”, me vlerë 138 milion lekë me TVSH?

• Në datë 02.02.2023, Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për tenderin me objekt: “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, rajoni 4”, duke i dhënë kësaj shoqërie një shtesë kontrate, në vlerën 1 miliard e 40 milion lekë, pra duke e çuar vlerën totale të kësaj kontrate në rreth 6 miliard e 240 milion lekë me TVSH?

• Në datë 10.02.2023, Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Vlorë, për tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Kërkove”, me vlerë 180 milion lekë?

• Në datë 10.02.2023, Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Selenicë, për tenderin me objekt: “Asfaltim rruge të brebndshme Kocul” me vlerë 320 milion lekë?

• Në datë 06 ,ars 2023 është shpallur fitues në tenderin me objekt: “Blerje asfalti”, zhvilluar nga Agjencia e Shërbimeve Publike Berat me vlerë rreth 393 milion lekë me TVSH?

Referuar sa më sipër, me një seri kontratash nënshkruar vetëm muajin e fundit nga Shkëlqimi 07, vetëm Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë nuk e di që edhe kjo kompani, sikurse pretendimi për shoqërinë me ofertën me të ulët, e ka stafin teknik dhe inxhinierik të angazhuar në kontrata të tjera.

Pra, Këshilli i Qarkut Vlorë mban dy standarde në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse, sepse orientimi i partisë në pushtet është që tenderin ta fitojë Shkëlqimi 07.

Kjo është shkelje e haptur e barazisë në tendera dhe në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse.

Për më shumë ky është përdorim i tenderave dhe parave publike për qëllimë elektorale.

Partia Demokratike i bën thirje autoriteteve kontraktore, që të zbatojnë me përpikmëri ligjet, sepse herët a vonë, ligji do të zbatohet për këdo, si dhe ndëshkimi do të jetë sipas ligjit.

Partia Demokratike garanton taksapaguesit shqiptarë se, me ardhjen në pushtet, jo vetëm prokurimet abuzive, por çdo fond publik do të ri-auditohet dhe shkelësit e ligjit do të marrin dënimin e merituar.

 

Etiketa: denoncimEdi RamaKlevis Balliuvjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

18:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Gazetarja: Problemi më i madh me aeroportin e Vlorës është penal, aty ka ndodhur krim mjedisor!

16:35 : 08/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Denoncimi: Si Rama përdori drejtorët e administratës për mitingun e Kavajës

16:16 : 08/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kandidati për deputet: Ramën e zbriti Zoti në vitin 2013, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë

16:04 : 08/05/2025
AKTUALITET

Fluturim elektoral me destinacion Vlorën

14:46 : 08/05/2025
AKTUALITET

Gazetari: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

12:22 : 08/05/2025
Para

Sulmi me 1 viktimë, merren në pyetje pronarët e Top Channel, çfarë dëshmuan

TË GJITHA

“Sa e mirë je”/ Limi harron Albën, i hedh grepin fermeres së re

18:51 : 08/05/2025

Bien aplikimet për përfitime nga statusi i ‘të papunit’ në SHBA

18:41 : 08/05/2025

Vendimi i DASH për Berishën, Burimi: SHBA nuk do të njohë zgjedhje të vjedhura

18:40 : 08/05/2025

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

18:34 : 08/05/2025

“‘Non Grata’ e Berishës, nul”/ Gazetari: Urat e komunikimit mes Ramës dhe SHBA, janë ndërprerë

18:26 : 08/05/2025

Kush e fiton Champions League? Superkompjuteri i OPTA publikon përqindjet

18:24 : 08/05/2025

Tym i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, zgjidhet Papa i ri

18:13 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com