• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Si u shpërblye përgjegjësi i abuzimit me fondet publike

13:53 : 25/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar abuzimet sipas saj me fondet publike në Bashkinë e Vaut të Dejës, që siç tha, po bëhen të gjitha për qëllime elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa denoncoi kryetarin e PS Hajmel, se është shpërblyer me rritje në detyrë edhe pse sipas saj është përgjegjës për abuzimet me tenderat në konviktin “Ndre Mjeda”. Ai sot është bërë drejtor për shërbimet publike të Bashkisë.

“I bëj thirrje gjithashtu ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që të jetë në dijeni dhe të kontrollojë policët që sot janë vënë në funksion të këtyre individëve dhe strukturave të PS-së me qëllim intimidimin e qytetarëve të thjeshtë dhe manipulimin e votës së tyre në zgjedhjet e 14 majit”, është alarmi që ngre deputetja e PD, teksa thekson se tenderat e dhëna bëjnë “lojëra” me emërime kuzhinieres kur në këtë konvikt nuk ka kuzhinë, e më pas kalojnë si mirëmbajtëse. Ndërsa thekson se në tenderin për ushqimet e konviktit është abuzuar duke porositur kafe që nuk mund të konsumohet nga nxënësit që i përkasin moshave 15-16 vjeçare.

Deklarata e plotë:

Si anëtare e Komisionit të Arsimit, por edhe si nënkryetare e Grupit ‘Miqtë e fëmijëve’ kam ardhur në bashkinë e Vaut të Dejës, për të denoncuar abuzimet që bëhen me fondet publike, dhe abuzimet që bëhen me shëndetin dhe mirërritjen e nxënësve të Konviktit ‘Ndre Mjeda’ në këtë Bashki.

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Rasti është flagrant dhe i denoncuar disa herë nga PD dega Vau i Dejës, por edhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’. Bëhet fjalë për abuzime me punësime fiktive, duke përdorur dhe keqpërdorur në këtë rast fondet publike.

Në shtator të vitit 2019, ky konvikt shërbehej me katering, që do të thotë se ushqimet vinin të gatshme, të paketuar dhe nuk kishte nevojë për staf për të gatuar, apo për të ofruar shërbime në kuzhinë. Por kundrejt kësaj ata kanë punësuar në shtator të vitit 2019, një ndihmës kuzhiniere, që nuk kuptohet se çfarë funksioni kryen, ndërkohë që nuk ofrohet shërbim dhe nuk kishte kuzhinë funksionale në këtë konvikt.

Ndihmës kuzhinierja nga shtatori i vitit 2019 e deri në janar të vitit 2020, vazhdoi në këtë funksion dhe bile në janar të vitit 2020 u shtua edhe një kuzhiniere. Më pas u shtua edhe një punonjës tjetër për mirëmbajtjen e institucionit. Mbasi më pas e kuptuan se duke u bërë shumë punonjës që ishin për kuzhinën, u vendos që të tre këta ti kalonin si punonjës mirëmbajtje.

Dua të theksoj se në qoftëse do të kishte kuzhiniere, apo ndihmës kuzhiniere, këto duhet jenë të certifikuara, duhet të kenë certifikata dhe duhet të jenë garante për shëndetin e fëmijëve, edhe në rastin kur kryhen funksione.

Në këtë moment kaluan të tre në sektorin e mirëmbajtjes. Në shkurt të vitit 2020, bashkia e Vaut të Dejës, vendosi që nga katering ta kthente me një shërbim që do të kryhej brenda konviktit ‘Ndre Mjeda’ në Vaun e Dejës. Në këtë moment, përsëri dy zonjat kalojnë nga mirëmbajtja në kuzhinë, si kuzhiniere dhe ndihmëskuzhiniere.

Skandali vazhdon me abuzime të tjera. Në momentin që bëhen dokumentet e tenderit për ushqimet që duhet të blenin dhe këtu kemi marrëveshjet, për ushqimet që duhet të blinin në funksion të nxënësve, kujtojmë se nxënësit kanë moshën 15-16 vjeç, pra janë nën 18 vjeç, ata menduan që të abuzonin përsëri dhe të fusnin një produkt siç është kafeja tek lista e tenderit, dhe jo pak por 100 kilogramë kafe të blerë me idenë se do të konsumoheshin nga nxënësit e konviktit ‘Ndre Mjeda’ rreth 800 mijë lekë të abuzuara, sepse siç e dini as ligji nuk e lejon të konsumohen kjo gjë, por edhe vetë ish-përgjegjësi i konviktit, Elvis Prençi në intervistë që dha për ‘Piranjat’ thotë se nuk është konsumuar kafe nga nxënësit.

Pavarësisht kësaj, vendosën ta ndryshonin përsëri, nga shërbim të rikthenin përsëri kateringun dhe në 21 qershor 2021, hapën përsëri një thirrje për të ofruar katering në këtë konvikt.

Prap në dokumentet e tenderit, rezulton kafja si një produkt që do të blihej për nxënësit e këtij konvikti. Absurde dhe totalisht abuzim me fonde publike.

Të gjitha këto kishin një emër, një përgjegjës të konviktit i cili ishte Elvis Prençi. Për këtë abuzim me fondet publike, ai sot është graduar në një pozicion edhe më të lartë, duke i dhënë edhe më shumë përgjegjësi nga administrata e bashkisë së Vaut të Dejës. E kanë bërë drejtor të Shërbimeve Publike, për të gjithë bashkinë.

Pra ky person, që keqmenaxhoi konviktin, që sot janë në prokurori, është bërë drejtor i shërbimeve publike. E sigurisht që vazhdon me të njëjtat metoda të menaxhimit, metoda që i njeh shumë mirë, e ku mjafton të përmenden disa raste kur qytetarët i dinë sepse i njohin çdo ditë.

Kemi rastin e shoferëve pa mjete, shoferëve pa patentë, të cilët nuk kanë qenë një ditë të vetme në punë. Por ky është një nga rastet e punonjësve fiktivë. Kemi rastin tjetër, çudinë më të madhe, të menaxhimit të mbetjeve në njësinë administrative Shllak. Atje është e pamundur të hysh me mjete të tonazhit për shkak të infrastrukturës rrugore, por sipas dokumenteve makinat e këtij tonazhi, hyjnë për të mbledhur mbetjet. Pra totalisht abuzim.

Dhe arsyeja pse lejohet dhe pse ndodh ky abuzim, është shumë e thjeshtë. Sepse zotëria është kryetari i PS-së për njësinë administrative Hajmel dhe ka bekimin dhe mbrojtjen partiake. Të gjitha këto bëhen në funksion të blerjes së votës dhe në funksion të manipulimit të zgjedhjeve.

Me këtë rasti i bëj thirrje të gjithë institucioneve publike, duke filluar që nga kryeministri, ministria e Arsimit dhe Financave që janë përgjegjës për konviktet dhe për arsimin, që të kthejnë sytë nga ky abuzim, që po bëhet në emër të  nxënësve, në emër të shëndetit, mirërritjes së tyre dhe të kuptojnë arsyen e vërtetë se, pse sot po braktisin të rinjtë Shqipërinë, sepse sot sistemi arsimor braktiset për të ikur jashtë vendit, pikërisht nga këto metoda keqmenaxhimi dhe abuzimi.

I bëj thirrje gjithashtu ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që të jetë në dijeni dhe të kontrollojë policët që sot janë vënë në funksion të këtyre individëve dhe strukturave të PS-së me qëllim intimidimin e qytetarëve të thjeshtë dhe manipulimin e votës së tyre në zgjedhjet e 14 majit.

Etiketa: ina zhupaPDtendervau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
Para

Nuk deklaroi 44 mijë Euro në doganën e Kakavijës, i sekuestrohen paratë

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com