• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Sot, kemi rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë

18:23 : 22/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të Mërkurë se sot kemi pagat më të ulta në Ballkan dhe Europë.

Nga Mati, ku prezantoi kandidatin e opozitës për këtë bashki, Berisha u ndal te emgimi masiv.

“Në 8 vite si në asnjë vend tjetër në planetit, si një asnjë vend tjetër në luftë civile, si në asnjë vend në çfarëdolloj lufte nga Shqipëria janë larguar 34% e popullatës. Vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar 937 mijë qytetarë. Ndërkohë Shqipëria vetë ka brigjet më përrallore, ka depozitat minerare më të fuqishme të rangut botëror, ka njerëz punëtor. Shqipëria është vend i bekuar në ujëra, e kanë quajtur me të drejtë ‘Norvegjia e Ballkanit’. Mati është një vend i bekuar me miniera, ujëra dhe njerëz punëtorë dhe megjithatë shqiptarët ikin dhe vetëm ikin. Ikin sepse ata vidhen çdo ditë.

Ishte një arritje historike për kombin i cili ç’është e vërteta, dekada dhe shekuj ishte rropatur në varfëri, por arriti një ditë, arriti një vit, në vitin 2008 të dalë më i paguar se kombet tjera të rajonit. Të lejë mbrapa për rroga dhe pensione të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe dy vende të BE-së, Rumaninë e Bullgarinë. Kjo falë mundit, djersës së shqiptarëve, pasurisë së këtij vendi, por edhe vullnetit të pandryshueshëm të PD-së që ti shndërrojë ato pasuri në mirësi për qytetarët shqiptarë, që të bëjë gjithçka që jeta e tyre të vijë në përmirësim”, tha ai.

“Ku jemi katandisur sot? Sot kemi me rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë. Sot rrogat në Shqipëri janë 30-50 % më të ulëta se në Kosovë. Sot çdo pensionist ka një pension me fuqi blerëse, të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve. Sot çdo rrogëtar, ka një rrogë me fuqi blerëse të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve.

Lexo edhe:

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

Pra sot ka një varfëri të frikshme në rritje. Edhe në 2013 nuk ishim të pasur, por kishte një varfëri në zvogëlim, jepte shpresë se çdo vit do të ishim më mirë. Dhe të gjitha mundësitë, absolutisht çdo mundësi ekzistonte që çdo vit të ishim më mirë, të ngjiteshim më lart, që çdo vit të rriteshin rrogat dhe pensionet, çdo vit të përmirësohej më shumë infrastruktura juaj, shkollat, spitalet, rrugët, vaditja dhe çdo gjë tjetër”, shtoi.

“Por kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse fondet vidhen, sepse erdhi në pushtet një sekt që ka vjedhur shqiptarët sa kurrë ndonjëherë një regjim i huaj apo vendas në historinë e tyre. Erdhi në pushtet një regjim i cili vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh në çdo punë publike nga 70-90 % shumvave.  Ju mund të pyesni si, tek? Por për këtë ka të dhëna të pamohueshme, ka dokumente absolute që e faktojnë këtë. Vetë KLSH-ja, konstatoi se gjatë vitit 2022, vetë administrata kishte vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. Kishin vjedhur dhe shpërdoruar pra një shumë me të cilën rrogat e shqiptarëve mund të rriteshin për gjithë vitin 130%.  Kishin vjedhur dhe shpërdoruar një shumë me të cilën pensionet e shqiptarëve mund të ishin 2.3 herë më të larta.

Përsëri si i vodhën? I vodhën se i ndanë njëri me tjetrin, i vodhën se rrugën që duhet ta ndërtojnë me 2 mln euro, e ndërtojnë me 24 mln euro. I vodhën se shkollën që duhet ta ndërtojnë me 600-700 mijë euro, e ndërtojnë me 6 mln euro. I vodhën sepse shpesh herë tenderojnë të njëjtin objekt 2-3 herë, sepse përdorin tendera sekrete. 250 prokurime janë sekrete në sirtarët e Edi Ramës. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me to.

Në 8 vite para tyre, ka patur 8 ose 12 tendera sekrete të SHISH dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe asnjë institucioni tjetër. Atyre u duhej dhe u jepej ajo e drejtë. Ndërsa sot zyra që varet nga Edi Rama dhe që quhet Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ka prokuruar 250 herë në mënyrë sekrete, qindra e qindra mln euro”, tha më tej.

Etiketa: pagaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

15:59 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

19:37 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025
AKTUALITET

PD: KAYO dhe TIMAK Defence rrezikojnë sigurinë kombëtare, duhet hetim i menjëhershëm

12:43 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

12:25 : 20/08/2025
Para

Çfarë ndodhi? Kiara-Kristit: Nuk më rrihet me asnjë përveç teje

TË GJITHA

Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 58-vjeçari në Kukës, procedohen dy të tjerë

18:26 : 22/08/2025

EMRAT/ E rëndë në Tiranë, 3 të rinj dh*nojnë me sende të forta 21-vjeçarin, i presin një vesh

18:11 : 22/08/2025

Miku i tij shqiptar u v*a në Belgjikë, Van Damme bën shqiponjën në nder të tij

18:02 : 22/08/2025

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

17:45 : 22/08/2025

40-vjeçari shqiptar v*au gruan në Greqi, flet daja i autorit: I them që të dorëzohet

17:33 : 22/08/2025

Situata e zjarreve në vend: 13 vatra në 24 orët e fundit

17:20 : 22/08/2025

SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër

16:50 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com