• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lefter Alla akuza Ramës në GJKKO: Më arrestoi se s’donte të rikandidoja në zgjedhje

14:00 : 18/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla akuzon kryeministrin Edi Rama se qëndron pas arrestimit të tij lidhur me çështjen e tenderit e ujësjellësit.

Kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla doli paraditen e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ndaj tij u caktua masa e arrestit me burg. E njëjta masë u la në fuqi edhe për 10 persona të tjerë. GJKKO po ashtu rikonfirmoi dy masa “arrest shtëpie”.

Alla akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe“Falsifikimi i dokumenteve”. Procedura tenderuese për të cilën akuza ka gjetur shkelje është ajo e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro. Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë.

Përplasja me Ramën

Kryebashkiaku ka mohuar akuzat ndaj tij, të cilat i konsideron politike.

Lexo edhe:

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, është shprehur në dëshminë e tij kryebashkiaku, duke akuzuar kështu shefin e tij politik Edi Rama. Ai shtoi se nëse do ta dinte se ç’do të ndodhte, nuk do të vendoste të rikandidonte si kryetar bashkie. Deklaratë kjo që shkon në mbështetje të zërave se mes Ramës dhe Allës ka pasur përplasje interesash lidhur me rikandidimin për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Pretendimet e Allës i konfirmoi dhe avokati i tij. “Ai (Alla) bëri gabim që i kushtoi shumë shtrenjtë se duhet të ishte më i zgjuar e duhet të kishte pranuar atë moskandidim”, tha avokati Hysni Demiraj pas seancës, në një prononcim për gazetarët, duke lënë të kuptohet se kryeministri Edi Rama nuk ishte dakort me rikandidimin e Lefter Allës për Bashkinë e Bulqziës. “Duhet të kishte pranuar atë moskandidim”, thotë avokati, duke zbuluar se nga ana e kreut të qeverisë i është bërë e qartë se nuk preferohej si kandidat i PS për lokalet e 14 Majit, por Alla ka refuzuar.

Lefter Alla shoqërohet në gjykatë nga policia

Hetimet

Trembëdhjetë persona, përfshirë Lefter Allën dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqzië janë arrestuar, sipas SPAK. Ndaj 11 prej tyre, sipas akuzës, GJKKO caktoi me kërkesë së SPAK masat e arrestit me burg më 14 Mars, që u ekzekutuan nga policia dy ditë më vonë (megjithatë çuditërisht, ndaj njërit prej tyre masa nuk u ekzekutua pavarësisht pretendimit të SPAK). Ndërsa ndaj dy të tjerëve u ekzekutua masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria bën me dije se nga hetimi, ka rezultuar se për shtetasin nën hetim Lefter Alla me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë, evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion “BOE Egland shpk” dhe “BE-IS shpk”, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit, shton SPAK në një njoftim zyrtar. Nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga “OE 2AF Albania shpk”, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

“Kjo procedure prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.  Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrës në tender, firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë”, thuhet më tej në njoftim.

4 kompani të skualifikuara

“Boldnews.al” ka siguruar dokumentat e tenderit, që tregojnë se nga pesë kompanitë pjesëmarrëse u s’kualifikuan 4 prej tyre. Në fund, fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “EGLAND & BE-IS”.

Kompanitë e skualifikuara janë “GJOKA KONSTRUKSION”, “KUPA” dhe “2AF ALBANIA GROUP”, “LIQENI VII” dhe “SENKA”.

1
2
3

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

AKUZAT

Personat nën arrest me burg:

  • Lefter Alla, person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  • Enkeleda Lleshi, person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  • Rubin Kola, person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
  • Erion Isaku, person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
  • Leonard Daçi, person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
  • Arsen Gjoka, person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
  • Kujtim Zogu, person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
  • Denis Xholi, person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
  • Rasim Daci, person i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni  186/2,3  i Kodit Penal.
  • Dalo Gazidedja, person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3  të Kodit Penal.
  • Aqif Konesha, person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.

Personat nën arrest shtëpie:

  • Kastriot Ibrahimaj person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
  • Ana Nishku, person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3  të Kodit Penal.

Lexo edhe:

Avokati i Lefter Allës: Arrestimi lidhet me rikandidimin në zgjedhjet lokale

Çudia/ SPAK e njoftoi të arrestuar, zyrtari shfaqet në gjyq: Jam i lirë, dëgjova që më keni vënë prangat

Etiketa: Edi RamaGJKKOLefter Allaspaktenderi i ujesjellesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
Para

Avokati i Lefter Allës: Arrestimi lidhet me rikandidimin në zgjedhjet lokale

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com