• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni rekord, Berisha: Shpenzimet për kafshatën e gojës u rritën me 12% në vit

19:01 : 17/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Vlora, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra, ish-kryeministri Salli Berisha i cilësoi zgjedhjet vendore të 14 majit si zgjedhjet më të rëndësishme politike që nga viti 1992.

Për të treguar rëndësinë e procesit, Berisha rreshtoi disa nga problemet më të rëndësishme, me të cilat përballet sot vendi, si emigrimi i të rinjve e profesionistëve, pagat e ulëta, korrupsioni, krimi dhe kriza e thellë ekonomike që po shoqërohet me rritje të frikshme të çmimeve.

Për të gjitha këto, Berisha ftoi vlonjatët që “t’i presin biletën Edi Ramës”, i cili sipas Berishës “është angazhuar në një luftë të pamëshirë kundër opozitës dhe pluralizmit”.

Nga qyteti bregdetar, Berisha komentoi situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare dhe rritjen e inflacionit në shifra rekord, teksa qytetarët nuk arrijnë të mbyllin muajin me të ardhurat mujore.

Sipas kreut të PD, në 1 vit shqiptarëve u janë rritur me 12% vetëm shpenzimet për kafshatën e gojës, duke vendosur theksin te rritja e çmimit të ushqimeve të shportës.

Lexo edhe:

Përgjimet me Berberin/ Berisha: Ja kush është k*rva që përmend Balluku në mesazhe

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

“Duke ardhur këtu lexoja, në muajin shkurt çmimi i ushqimeve krahasuar me 1 vite më parë ishte 12% më i lartë. Çfarë do të thotë, secili prej jush shpenzon 12 % më shumë vetëm për kafshatën e gojës. Në 1 vit kjo. Po të marrim 8 vite sa bëjnë, bëjnë 30-40%, sepse ky njeri që është në pushtet, ngriu rrogat, nuk rriti rrogat, nuk rriti pensionet dhe kjo pastaj shndërrohet në rënkime, në lot mjerimi, në bindjen se ky vend nuk bëhet, se këtu nuk jetohet dhe ndaj shqiptarët ikin.

Por të gjitha këto nuk janë të vërteta. Nuk janë të vërteta sepse në rast se Edi Rama dhe kjo qeveri, të kishte dëshirë, zemër të shihte ju, të shihte shqiptarët, prap nuk po them të pasur, por të jetonin çdo vit e më mirë, ua them unë këtu ju, në mënyrë absolute me majë lapsi mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë në 8 vite”, deklaroi ai.

Më tej Berisha shtoi se qeveria Rama ka dyfishuar taksat dhe ka rritur borxhin publik.

“Ky çfarë bëri? Po i lëmë të ardhurat se ky i dyfishoi taksat, po i lëmë mënjanë, por borxhin e rriti me 43%, është 107% sot. Por ky po të donte me këtë borxh, mund të rriste pa asnjë lloj vështirësie 3 herë rrogat. Vetëm me borxhin që mori në 2021 në shtator, 720 mln euro, rrogat e shqiptarëve mund të ishin rritur 70%.  Por nuk ndodh kjo. Ky vendosi mbi shqiptarët një mekanizëm të tmerrshëm vjedhje që e kryeson vetë”, deklaroi Berisha.

Sipas liderit demokrat, rrogat në Shqipëri nuk rriten pasi kryeministri i fal në projektet e tij me koncesionarët që janë të lidhur ngushtë me qeverinë.

“Kryeministri prin me vjedhje, kryeministri firmos duke shkelmuar ligjin për ndërmarrjen e tij, 420 mln euro për djegësat e Shqipërisë. Asnjë djegës nuk ekziston sot, as në Tiranë, as në Fier, as në Elbasan. Kryeministri merr portin e Durrësit. Gjen një arab miliarder dhe thotë me vete, pse të mos bëhen edhe unë miliarder. Dhe merr me arabin 820 mijë metra katrorë truall toke, pasuria më e madhe publike sot e shqiptarëve. Ky udhëton me avion dhe ka shpenzuar 22 mln euro, me 137 fluturime, avioni i tij me dhomë gjumi luksoze Paratë e thashë edhe një herë, vidhen, por si vidhen. Kjo rrugë që keni ju, nga hyrja e Vlorës gjer në Levan, me gjithë urat mbi Vjosë është ndërtuar me 2.3 mln euro kilometri, me para të bankave europiane. Sa e ndërton rrugën në fushë Edi Rama, 24 mln euro kilometri”, argumentoi Berisha.

Etiketa: emigrimi masivRritja e cmimeveSali Berishashpopullimi i shqiperise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet me Berberin/ Berisha: Ja kush është k*rva që përmend Balluku në mesazhe

15:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama nuk lejoi pyetje për Ballukun, Berisha: Formë staliniste e kontrollit mbi median

12:46 : 05/11/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025
AKTUALITET

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025
Para

Ndryshoi mendje apo çfarë? Ish-fituesi i “BB Canada” nuk do të vijë në Shqipëri

TË GJITHA

Koret anti-shqiptare në Leskovac, FIFA gjobit dhe i mbyll pjesërisht stadiumin Serbisë

09:45 : 06/11/2025

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

09:37 : 06/11/2025

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

09:18 : 06/11/2025

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

09:15 : 06/11/2025

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

09:00 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com