• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka gënjyer Luzim Basha për dorëheqjen? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

22:35 : 09/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

Lulzim Basha rezulton zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht dhe është i vetmi person që mund ta çojë këtë parti në zgjedhje.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar Gazment Bardhi, i cili ka dhënë disa sqarime për atë që po ndodh në PD.

Ylli Rakipi e ka pyetur Bardhin se përse Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i kësaj partie dhe përse ai ka lëshuar autorizime për ngjarje që do të ndodhnin një vit më pas dhe ka “parashikuar” që PD nuk do të kishte kryetar partie për 15 muaj.

Sipas deputetit, Basha ka patur kompetenca të lëshonte autorizime dhe se e ka bërë këtë, që partia të vijonte të funksiononte normalisht.

Rakipi e ka pyetur gjithashtu se përse autorizimi nuk është protokolluar në parti. Sipas Bardhit kjo gjë nuk është e nevojshme.

Debati në studio:

Ylli Rakipi: Lulzim Basha na paska gënjyer edhe për dorëheqjen. Si ka mundësi, si e shpjegoni ju?

Gazment Bardhi: Nuk ju ka gënjyer askush. Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen në 21 mars 2022. Mënyra si e shtroni pyetjen, krijon perceptim sikur keni zbuluar këto dy ditë këtë realitet juridik që ndodhet në Gjykatën e Tiranës. Ju e dinit edhe më parë se kryetar rezultonte zoti Basha. Ka katër ditë që po tollovitet opinioni publik…

Ylli Rakipi: Ilir Meta thotë se ai të gënjen për orën. A e ka dhënë dorëheqjen me shkrim Lulzim Basha?

Gazment Bardhi: Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen përpara kryesisë së PD, si një person publik që jep dorëheqjen para institucioneve të partisë. Nuk është hera e parë që një person jep dorëheqjen. Edhe zoti Berisha ka dhënë dorëheqjen në vitin 2013 dhe e ka bërë me deklaratë publike. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Basha në vitin 2022. Kryesia e partisë dhe institucionet e partisë kanë përgjegjësinë që pasi dorëhiqet kryetari i partisë të hapin procesin zgjedhor. Përse figuron ende zoti Basha? Nuk ka procedurë ligjore që një dorëheqje dërgohet për regjistrim në gjykatë. Në gjykatë kërkohen ndryshime me aktin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Që një parti të konsiderohet e ligjshme, është kryetari i partisë. Nuk mund të jetë partia pa kryetar. Gjykata regjistron kryetarin e ri, duke fshirë kryetarin e vjetër. Edhe sikur kryesia e partisë ti drejtohej Gjykatës së Tiranës, nuk do të kishte gjyqtar që të mund ta regjistronte për një arsye teknike.

Ylli Rakipi: Larg qoftë kryetari i një partie ndërron jetë. Çfarë ndodh, shkon partia në zgjedhje me kryetar të vdekur?

Gazment Bardhi: Prandaj partia ka zëvendës të kryetarit dhe rregulla ligjore se cfarë ndodh në momentin kur kryetari nuk është në detyrë. Zoti Basha ka treguar përgjegjshmëri të lartë në raport me funksionimin e partisë. Në momentin që ka dhënë dorëheqjen, ka qenë proces i menduar javë përpara dhe ka lënë autorizimet e domosdoshme që me largimin e tij të mos merrte me vete funksionimin normal të PD.

Ylli Rakipi: Autorizimi që ka lëshuar zoti Basha për zgjedhjen e vitit 2023. Ky dokument, përse nuk është protokolluar në parti?

Gazment Bardhi: Sipas statutit të PD, aktet e protokollueshme janë vendimet e kryesisë ose Këshillit Kombëtar, ose urdhërat dhe udhëzimet e kryetarit. Nuk është rasti i tillë, ndaj nuk është protokolluar. Është regjistruar, ka datë dhe vulën e partisë.

Etiketa: bardhiBashaBerisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

12:46 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

11:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, rritet përfaqësimi i diasporës dhe grave

14:37 : 30/05/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
Para

E ardhmja e Jose Mourinhos? Flet drejtori i përgjithshëm i Romës

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet