• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e DW: Asociacioni shkakton debat të ashpër në Parlament

17:01 : 05/03/2023
në RAJONI

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill, tha  se “formimi urgjent i asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet përparësi e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Në fillim të javës gjatë një takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe janë zotuar të vazhdojnë diskutimet për një udhërrëfyes për zbatimin e tij, ku një ndër pikat kryesore që vazhdon t’i ndajë palët është pikërisht asociacioni.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj, por është obligim ligjor. Gjatë një interviste për “Atlantic Council”, Lajçak është shprehur se me ekipin e tij kanë shikuar rreth 16 modele ekzistuese funksionale të asociacioneve që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

“Me ekipin tim kemi shikuar disa modele ekzistuese dhe mund të ju them që në tavolinën time kam 16 modele evropiane, nuk do t’i listoj. Nuk duam të krijojmë diçka që mund të bëjë sistemin në Kosovë më pak funksional, nuk duam të krijojmë diçka që nuk është krijuar kurrë apo testuar në jetë reale në ndonjë shtet evropian sepse mos harroni që, qëllimi këtij dialogu është që të afrojmë Kosovën dhe Serbinë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak. Sipas tij, “nuk duhet të frikësohemi nga diçka që nuk është vendosur ende në agjendë”.

“Në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta, pra asnjëra nga to nuk mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, është shprehur Lajҫak, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj”.

Frika nga modelet

Lexo edhe:

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Frikën e strukturave politike kosovare se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një ‘Republikë Serpska’ në Kosovë, e heq edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai në një intervistë për mediumin publik të Kosovës, tha se “Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ka një obligim që është marrë përsipër më herët për asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e QUINT-tit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë Serpska” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi”, thotë Rohde. Sipas tij, ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: “Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i “Fondacionit Friedrich Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015.

E pikërisht përfaqësuesi i këtij fondacioni, Rene Schlee, në një intervistë të mëhershme për DW, është shprehur se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të jetë një trupe koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat e nivelit qendrorë”.

“Në propozimin tonë ne e kemi bërë të qartë, se në statut që mund të hartohet, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Asociaioni mund të jetë një trupë koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat qendrore, ose ato të komunave apo në forma tjera. Pra, po flasim për funksione të përbashkëta të koordinuara.

Po do të marrë ndihma financiare ndërkombëtare, natyrisht edhe nga Serbia, por kjo duhet të jetë e rregulluar përmes auditorit gjeneral. Pra, ҫka po them është që, nëse draft propozimi jonë, shembull e merr dikush dhe thotë ok, këtë po e implementojmë, atëherë mund të rregullohet çështja e financimit të asociacionit. Pra njerëzit kur ta shohin këtë draft propozim është thelbësore të dihet dhe e rëndësishme që të thuhet se më shumë ka çka nuk lejohet sesa çka lejohet”, thotë Rene Schlee.

Sidoqoftë, pas takimit në fillim të javës së shkuar në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua se e ka pranuar Planin Evropian, ku një ndër pikat e tij është edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme Kosovë-Serbi, ҫështja e asociacionit nxiti debat të ashpër në Parlamentin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, tha se Beogradi ka kërkuar zbatimin e asociacionit si parakusht,  gjë që Prishtina nuk ka pranuar.

Kërkesat e Serbisë dhe debati në Parlament

“Pra tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër insistimi i Beogradit është: bëjmë marrëveshje pasi që të zbatohet asociacioni, kjo nuk u bë, kjo është fitore jona, nuk është thjeshtë e imja, është e institucioneve, popullit të Kosovës, qëndrueshmërisë së këtij shteti. Pra e para është që ata kanë dështu që të imponojnë zbatimin si parakusht. E dyta, kanë dashur që asociacioni të jetë në krye të herës të propozimit ose në preambulë ose në nenet një apo dy në fillim, është fjalia e fundit te neni i dhjetë, te neni i fundit”, tha kryeministri Kurti. Po partitë kryesore politike opozitare e akuzuan kryeministrin Kurti për, siç thanë, “mashtrim”, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin, sipas tyre, tashmë e ka pranuar ta zbatojë.

“Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve. Gjithçka, përveç njohjes, ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje, tashmë e pranuar nga palët. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, përfshirë dhe asociacionin, si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Në të njejtën linjë është shprehur edhe Partia Demokratike të Kosovës në opozitë, përfaqësuesit e së cilës thonë se “kryeministri Kurti tash e ka mundësinë për të korrigjuar ato gabime që janë bërë më herët”.

“Kryeministër, askush nuk po të akuzon për tradhëti. Por marrëveshja nuk është e mirë. Nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, keni sjellë një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Ndoshta edhe me autonomi në qendër”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Sidoqoftë, diplomtatët perëndimorë thonë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë edhe ate për asociacionin, është i pashmangshëm dhe obligim i Kosovës. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiq, do të takohen me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar diskutimet rreth zbatimit të propozimit evropian. Ky propozim tashmë i publikuar zyrtarisht nga vetë BE-ja, nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, por  kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës.

Marrë nga DW

Etiketa: asosacionkosoveSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

15:49 : 15/07/2026
RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
AKTUALITET

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026
RAJONI

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026
Para

Prenga bën bomberin me 2 gola në 10 minuta, Doka luan vetëm 7 minuta dhe merr të kuq

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş