• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manovra/ Kushtetuesja shfrytëzoi grupin “Alibeaj” për të shpëtuar mandatin e Xhaçkës

20:45 : 24/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë shfrytëzuar klimën tri-polare në Parlament, për t’i dhënë frymëmarrje mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e cila akuzohet nga opozita se po përfiton të mira materiale publike nëpërmjet bizneseve të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në kundërshtim me Ligjin Themeltar.

Gjashtë nga nëntë anëtarët e Kushtetueses kanë pranuar kërkesën e 14 deputetëve të opozitës (1/10 së Parlamentit), pjesë e grupit “Alibeaj”, për të rikthyer çështjen e mandatit të Xhaçkës në Parlament.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese, po me shumicë votash, i hoqi të drejtën vetes për të shqyrtuar një tjetër kërkesë, të hartuar nga 28 deputetëve opozitarë (1/5 e Parlamentit), të atashuar me Sali Berishën, që kërkonin shpalljen e pavlefshme të mandatit të Olta Xhaçkës.

Për këtë kërkesë “të dytë”, Gjykata Kushtetuese vendosi pushimin e gjykimit, për shkak se “tashmë” çështja ishte rikthyer në Parlament.

Lexo edhe:

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

Dy vendimet për çështjen “Xhaçka” janë një dëshmi e radhës se Gjykata Kushtetuese nuk ka guxim që të mbajë qëndrime kundër kryeministrit Edi Rama për çështje thelbësore.

Gjyqtarët, të ndarë

Të dy vendimet, të shpallur në 23 janar 2023 dhe të zbardhura së fundmi, shoqërohen me opinione tërësisht të ndryshme, të shprehura nga gjyqtarët e pozicionuar në pakicë.

Në çështjen e parë, anëtarët e shumicës, Fjona Papajorgji, Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Marjana Semini dhe Gent Ibrahimi, i kanë dhënë fuqi kushtetuese “1/10 së totalit të deputetëve” ose 14 ligjvënësve, duke u njohur të drejtën për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, megjithëse ligji organik i atij institucioni parashikon se numri i domosdoshëm është më i lartë.

Sipas shumicës, Kushtetuta ia njeh këtij minimumi deputetësh që të kërkojnë rivendosjen e të drejtës së tyre në Parlament, në rastin konkret, t’u pranohet nga maxhoranca kërkesa që të dërgohet çështja e Olta Xhaçkës për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e kërkesës së grupit “Alibeaj”

Anëtarët në pakicë, Sandër Beci dhe Ilir Toska e shohin çështjen në një këndvështrim të ndryshëm. Sipas tyre, ligji i jep të drejtën më së paku 1/5 së deputetëve ose 28 prej tyre që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Dy gjyqtarët e shohin problemin në planin teorik, kryesisht në vemdimmarrjet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojnë ndryshimin e një vendimi të asaj gjykate, të marrë në vitin 2016, që ka krijuar një precedent jo të rregullt.

Ndërsa gjyqtarja e pakicës, Sonila Bejtja, ka qenë shumë më konkrete në kundërshtimin e saj.

Sipas gjyqtares, kërkesa për të legjitimuar si paditës grupin prej 1/10 e deputetëve duhej rrëzuar, pasi nuk ka fuqinë ligjore për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Për gjyqtaren Bejtja, shumica, duke legjitimuar grupin minimal prej 14 deputetësh, të cilët kërkonin rikthimin e çështjes në Parlament, në fakt i ka hequr mundësinë gjykatës që të vlerësojë në themel çështjen tjetër, atë të 1/5 së deputetëve, të cilët kishin kërkuar nga Kushtetuesja ndërprerjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ky “paralajmërim” i gjyqtares Bejtja u konfirmua shumë shpejt, brenda të njëjtës ditë, kur shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi pushimin e kërkesës së 28 deputetëve të krahut të Berishës, me argumentin se padia nuk ka më objekt, për shkak se ishte vendosur më herët që çështja të rikthehet në Parlament.

Edhe në vendimin e dytë, gjyqtarët kushtetues sërish u paraqitën shumë të ndarë.

Shumica e përbërë nga gjyqtarët Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Sandër Beci e Marjana Semimi, u shprehën në favor të pushimit të kërkesës së grupit prej 28 deputetësh.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pushimin e kërkesës së grupit prej 1/5 të deputetëve

Anëtarët Fjona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja e Elsa Toska, votuan pjesërisht kundër.

Gjyqtarët Papajorgji dhe Toska ishin dakord me pushimin e kërkesës së grupit të Berishës, por nuk ishin dakord me mënyrën e argumentimit të shumicës.

Gjyqtarja Xhaferllari ishte kundër pushimit të çështjes, duke shprehur opinionin se kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputetëve duhej marrë në shqyrtim. Qëndrimi i Xhaferllarit është disi kontradiktor, për shkak se ajo votoi pro vendimit të parë, miratimi i së cilit i mbylli dyert shqyrtimit të kërkesës së dytë.

Gjyqtarja Sonila Bejtja, duke treguar qëndrueshmëri në të dy vendimet, mbajti qëndrimin se Gjykata Kushtetuese duhet të merrte në shqyrtim kërkesën e 1/5 së deputetëve, të cilët kërkonin shkarkimin e Olta Xhaçkës.

Sipas Bejtjas, “në linjë me argumentet e mëprshëm, duke qenë se 1/10-ta e deputetëve të Kuvendit nuk ka asnjë legjitimitet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, Gjykata duhej të vendoste rrëzimin e asaj kërkese dhe të merrte në shqyrtim në themel kërkesën në shqyrtim të paraqitur nga 1/5-ta e deputetëve të Kuvendit. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të mund të vijonte më tej me shqyrtimin në themel të çështjes, pa pasur nevojë të presë të investohet sërish nga Kuvendi”.

“Loja” e Kushtetueses me afatet

Polemikat për çështjen “Xhaçka” nisën në Mars të vitit 2022. Opozita parlamentare kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për shpalljen e papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, me argumentin se ajo siguronte përfitime financiare personale nga vendimmarrje publike.

Bashkëshorti i Xhaçkës, Artan Gaçi ishte shpallur “investitor strategjik” për ndërtimin e një resorti në Himarë me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Njëkohësisht, kunata e Xhaçkës përfitoi nga një Vendim i qeverisë “Rama” të drejtën e shfrytëzimit të bregut përballë resortit të Artan Gaçit.

Në Qershor 2022, Parlamenti miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor.

Në 17 nëntor 2022, maxhoranca socialiste, me forcën e kartonëve, refuzoi të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shqyrtuar nëse Olta Xhaçka ishte në shkelje të ligjit.

Pas këtij vendimi të Parlamentit, në Gjykatën Kushtetuese dërgohen dy kërkesa nga grupet e deputetëve të opozitës.

Katërmbëdhjetë deputetë të grupimit “Alibeaj” ose 1/10 e totalit të ligjvënësve, kërkuan detyrimin e Kuvendit që të dërgonte pranë Gjykatës Kushtetuese raportin e minorancës parlamentare për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës.

Ndërkohë, 28 deputetë të tjerë opozitarë, ose 1/5 e Parlamentit, të atashuar pranë Sali Berishës, paraqitën një kërkesë më të avancuar; 1. të shpallej anti-kushtetues vendimi i Parlamentit që refuzonte dërgimin në Gjykatë të raportit të minorancës, dhe; 2. Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Të dy kërkesat u depozituan në të njëjtën ditë pranë Gjykatës Kushtetuese. Por, shqyrtimi paraprak i tyre u bë në data të ndryshme. Kërkesa e grupit ‘Alibeaj” u mor në shqyrtim paraprak në 5 Dhjetor 2022, ndërsa ajo e deputetëve të Berishës në 7 Dhjetor 2022.

Të dy kërkesat u pranuan për të kaluar në seancë plenare. Siç u kuptua më vonë, distanca kohore pë shqyrtimin paraprak të dy kërkesave nuk ishte edhe aq rastësore.

Renditja e tyre, ku kërkesa e grupit “Alibeaj” ishte e para dhe kërkesë e grupit të Berishës e dyta, ishte determinant për rezultatin final.

Pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e grupit “Alibeaj” për rikthimin e çështjes në Parlament, padia tjetër, ajo e deputetëve pranë Berishës, mbeti pa objekt, pasi tashmë gjyqtarët e kishin hequr nga dora rastin “Xhaçka” dhe ia kishin kthyer Kuvendit vetëm pak minuta më parë.

Pasojat politike

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi se lëvizja e grupit “Alibeaj”, në fakt i shkoi në favor Olta Xhaçkës.

Historia e mandatit të deputetes dhe Ministres së Jashtme zgjati një vit. Tashmë, me rikthimin në Parlament, nuk është aspak çudi që çështja të zvarritet në kohë, deri në përfundim të mandatit të Olta Xhaçkës.

Dhe, këtu dallohet qartë që, edhe nëse nuk ka qenë ky qëllimi i grupit “Alibeaj”, faktikisht ata kanë ndikuar në një lloj forme për të zgjatur mandatin e Xhaçkës.

Kërkesa e 1/10 së deputetëve ose 14 prej tyre konsistonte në rikthimin e çështjes në Parlament. Ndërsa kërkesa e 1/5 së deputetëve të grupit të Berishës, ishte më e avancuar, pasi kërkonte shpalljen e pavlefshme të mandatit të Olta Xhaçkës.

Ndaj, grupi i “Alibeajt”, mund të bënte një lëvizje të zgjuar, nëse realisht kërkonte shkarkimin e Xhaçkës-të tërhiqej nga padia e pjesshme, në të cilën kërkonte rikthimin e rastit në Parlament, dhe t’i hapte rrugë Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të deputetes socialiste.

Por, grupi i “Alibeaj” qëndroi i palëkundur në kërkesën e tij dhe arriti “fitoren”, duke bindur Gjykatën Kushtetuese që të rikthejë rastin për shqyrtim në Kuvend.

Rezultati? Olta Xhaçka vijon të shijojë mandatin dhe frytet e biznesit të bashkëshortit, të përfituara nën dyshimet e shkelje kushtetuese dhe ligjore.

Etiketa: Artan GaciEdi Ramagrupi Alibeajkorrupsionkushtetuesjamandatiolta xhackaqeveriashpeton xhackatendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Rama për partitë e reja: Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

19:27 : 14/05/2025
Para

Sekuestrohen mbi 3 kg kokainë në Itali/ Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com