• Kontakt
Thursday, June 1, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë redukton numrin e punonjësve dhe fabrikave të fasonit

08:16 : 21/02/2023
në AKTUALITET
Shpopullimi i Shqipërisë redukton numrin e punonjësve dhe fabrikave të fasonit

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe të këpucëve u tkurrën në numër dhe në punonjës gjatë vitit 2021 në krahasim me vitet e mëparshme për shkak të problemeve që po krijohen mungesa e punonjësve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve në sektorin fason arriti në 783 gjatë vitit 2021 nga 907 që ishin në vitin pandemik 2020.

Numri i bizneseve në sektorin fason u tkurr me 3% në krahasim me vitin 2020 dhe 16% në krahasim me vitin para-pandemik 2019. Numri i tyre shënoi kulmin në vitin 2016 me 1189 fabrika.

Burimet nga sektori pohojnë se zhvillimet demografike e kanë vënë në vështirësi sektorin fason. Rënia e lindjeve, emigrimi i të rinjve dhe rritja e konkurrencës në tregun e brendshëm të punës po çon në faliment fabrikat e vogla. Disa prodhues të vegjël falimentuan gjatë vitit pandemik 2020, pasi nuk mbijetuan në muajt e parë të bllokimit, ndërsa të mëdhenjtë patën mundësi të diversifikojnë prodhimin në përshtatje me pandeminë.

Më tkurrjen e fabrikave po tkurret edhe numri i punonjësve në sektor. Në vitin 2021 numëroheshin 54,036 punonjës me page në të gjithë industrinë me rënie vjetore mbi 7 % në krahasim me vitin 2020.

Lexo edhe:

Dështon sërish rritja “elektorale” e pagave, ministrja: Shtyhet aplikimi!

Shpopullimi alarmant/ Ekspertja bën krahasimin: 1 punonjës shqiptar punon sa 2 të huaj

Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, me gjithë vështirësitë që sollën mungesat në fuqinë punëtore, arriti të integrohet në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës vitin e kaluar duke rritur të ardhurat nga aktiviteti. Në vitin 2021 të ardhurat nga shitjet shënuan 52.6 miliardë lekë me një rritje vjetore 9.5%, por gjithsesi mbetën 4% më të ulëta se në 2019-n, pasi sektori nuk arriti të rikuperohej për shkak të kufizimeve të vazhdueshme nga pandemia në Europë edhe përgjatët vitit 2021, që ndikoi në kërkesën e porositësve.

Sektori po orientohet gjithnjë e më shumë drejt segmenteve të tregut me vlerë të lartë. Eva Laro, e cila zotëron një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të këpucës në vend, ka kontrata me markat prestigjioze të tregut europian, si Clarks, Josef Siebel, që i referohen një niveli mesatar të konsumatorëve.

Pothuajse të gjitha fabrikat prodhojnë për nivelin mesatar të tregut europian, teksa po synojnë klientë mbi këtë nivel dhe të diversifikohen, por sektori ende ka varësi të lartë nga tregu italian.

Lufta në Ukrainë ishte një shans tjetër për industrinë. Shumë kompani europiane, që më parë prodhonin atje, nisën të kërkonin vende të tjera në Europë për të zhvendosur prodhimin dhe Shqipëria u bë tërheqëse për shkak të afërsisë gjeografike dhe kostove ende të ulëta të prodhimit. Por kufizimet në punonjës po pengon zgjerimin nga transferimi i zinxhirëve të prodhimit./MONITOR

Etiketa: fabrikatfasoneLargimishpopullimite rinjte

Lajme të lidhura

Dështon sërish rritja “elektorale” e pagave, ministrja: Shtyhet aplikimi!
AKTUALITET

Dështon sërish rritja “elektorale” e pagave, ministrja: Shtyhet aplikimi!

17:46 : 01/06/2023
Shpopullimi alarmant/ Ekspertja bën krahasimin: 1 punonjës shqiptar punon sa 2 të huaj
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant/ Ekspertja bën krahasimin: 1 punonjës shqiptar punon sa 2 të huaj

08:30 : 22/05/2023
Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat në Shqipëri
Uncategorized

Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat në Shqipëri

23:06 : 17/05/2023
Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Lista jonë me emra të shkëlqyer, nuk krahasohet me PS
AKTUALITET

Sot “1 Maji”/ Meta: Gjithë përpjekja jonë, kushte të denja pune për të rinjtë tanë!

08:44 : 01/05/2023
Berisha publikon spotin e 14 Majit: Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin/ VIDEO
AKTUALITET

Berisha publikon spotin e 14 Majit: Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin/ VIDEO

16:11 : 29/04/2023
Qeveria lë fshatrat në “mëshirë të fatit”/ Banorët e Linit: Kemi ngelur vetëm pleq!
AKTUALITET

Qeveria lë fshatrat në “mëshirë të fatit”/ Banorët e Linit: Kemi ngelur vetëm pleq!

11:29 : 27/04/2023
Para
Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?

Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?



TË GJITHA

Tirana-Egnatia/  Ndodh gjithçka për dy minuta, goditje dënimi brenda zonës dhe pretendim për 11-metërsh

Tirana-Egnatia/ Ndodh gjithçka për dy minuta, goditje dënimi brenda zonës dhe pretendim për 11-metërsh

20:22 : 01/06/2023
Spalleti shpallet trajneri më i mirë i sezonit në Serie A

Spalleti shpallet trajneri më i mirë i sezonit në Serie A

20:11 : 01/06/2023
Komandanti i KFOR-it, përgëzon ushtarët e lënduar në veri të Kosovës

Komandanti i KFOR-it, përgëzon ushtarët e lënduar në veri të Kosovës

20:11 : 01/06/2023
Shpopullimi i Shqipërisë, Tabaku:Regjistrimi i fëmijëve në shkolla, 3 herë më i ulët

Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte reklamë e papaguar fushate

20:06 : 01/06/2023
Bëri për reanimacion 36-vjeçarin grek, vetëdorëzohet në polici boksieri shqiptar

Bëri për reanimacion 36-vjeçarin grek, vetëdorëzohet në polici boksieri shqiptar

19:57 : 01/06/2023
Tirana-Egnatia/ Mbyllet pjesa e parë e finales, kryeqytetasit në inferioritet numerik (VIDEO)

Tirana-Egnatia/ Mbyllet pjesa e parë e finales, kryeqytetasit në inferioritet numerik (VIDEO)

19:51 : 01/06/2023
Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës

19:38 : 01/06/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com