• Kontakt
Thursday, March 23, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi HI-TECH

Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?

08:36 : 21/02/2023
në HI-TECH, Teknologji
Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?

Përdoruesit e platformave të kompanisë Meta së shpejti do të mund të ndjekin hapat e shfrytëzuesve të rrjetit social, Twitter, duke paguar për vendosjen e një shenje të kaltër dalluese në profilet e tyre, si simbol autenticiteti, dhe për shtrirjen më të madhe të postimeve të tyre.

Udhëheqësi i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi më 19 shkurt shërbimin e abonimit për platformat Facebook dhe Instagram, pasi për pothuajse 20 vjet mbrojti një model ekonomik të bazuar në shërbime pa pagesë dhe në reklama.

Sistem me dy shpejtësi

Ata që abonohen në shërbimin Meta Verified do të mund të verifikojnë llogarinë e tyre në Facebook dhe Instagram, duke paraqitur një letërnjoftim zyrtar dhe duke marrë një shenjë të kaltër, e cila tregon se prapa llogarisë është personi apo subjekti që thotë se është.

Llogaritë e abonentëve, po ashtu, do të mbrohen më mirë kundër vjedhjes së identitetit, falë monitorimit proaktiv. Në rast të problemeve, këta abonentë do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt ekipet e shërbimit për konsumatorët.

Lexo edhe:

Të rinjtë me shpejtësi mbi 300 km/h, Gonxhe: Janë karagjozë ‘Tik Tok’-u, po na e bëjnë qëllimisht!

VIDEO/ Qarkullonte me 305 km/h, shoqërohet në polici Aleks Vishaj

Dhe, postimet, fotografitë dhe videot e tyre do të kenë peshë më të madhe sesa ato të personave që nuk janë të abonuar, duke u shfaqur në krye të rezultateve të kërkimeve, të komenteve dhe të rekomandimeve.

Meta po premton gjithashtu funksionalitete të reja krijuese.

Meta Verified do të lëshohet këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re, para se të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera.

Shërbimi i ri do të kushtojë 11.99 dollarë në muaj për përdoruesit që regjistrohen direkt në platforma, dhe 14.99 dollarë për ata që abonohen përmes aplikacioneve të platformave në telefona mobilë. Çmimi më i lartë synon të mbulojë përqindjen që i paguhet Apple-it në iPhone, ose Google-it në celularët me sistemin Android.

Prioritet për “influencuesit”

Abonimi do të bëhet në baza vullnetare. Dhe, vetëm personat që janë mbi moshën 18-vjeçare do të lejohen të regjistrohen në shërbimin e ri. Shërbimi ende nuk ofrohet për bizneset, por Meta nuk e përjashton këtë në të ardhmen.

Shërbimi i ri kryesisht është menduar për ata që krijojnë përmbajtje.

Meta ka thënë për AFP-në se vendosi të ofrojë shërbimin e abonimit pas kërkesave të krijuesve, numri i të cilëve po rritet.

Kompania ka marrë masa pasi rrjetet sociale tradicionale po përjetojnë një rënie të numrit të përdoruesve dhe të të ardhurave.

Më 2022, të ardhurat e Meta-s nga reklamat ranë për herë të parë, prej se kompania me qendër në Kaliforni u bë shoqëri aksionare publike më 2012.

Inflacioni po i rëndon buxhetet e reklamuesve në internet dhe vëmendja e përdoruesve është shpërndarë mes shumë aplikacioneve. Këto të fundit nuk mund të mbledhin aq shumë të dhëna personale sa mundnin para ndërhyrjes së autoriteteve rregulluese — kryesisht në Evropë — dhe Apple-t, për të mbrojtur më mirë privatësinë e njerëzve në internet.

Kësisoj, beteja mes platformave “po bëhet paksa një betejë për tërheqjen dhe mbajtjen e krijuesve, sepse, në fund të fundit, janë krijuesit ata që kanë përmbajtjen interesante për publikun”, thotë Carolina Milanesi, një analiste në Creative Strategies.
Por, kjo nuk mjafton.

Snapchat, Reddit dhe Discord, po ashtu, po propozojnë që përdoruesit të shpenzojnë disa dollarë në muaj për mjete shtesë.

Twitter, i blerë nga Elon Musk vitin e kaluar, lëshoi në mënyrë kaotike një veçori për verifikimin e llogarisë, e cila kushton 7 dollarë në muaj nëse për të paguhet direkt në platformë, dhe 11 dollarë në muaj nëse abonimi bëhet përmes aplikacionit në iPhone.

Shërbimi Twitter Blue, që u jep abonentëve shenjën e kaltër dalluese, u mundëson atyre t’i japin postimeve të veta shtrirje më të madhe, si dhe të shohin më pak reklama dhe të kenë liri më të madhe shkrimi, me postime më të gjata.

Milanesi mendon se Meta dëshiron të ketë edhe një burim shtesë të të ardhurave.
Pasi Twitter-i aktivizoi shërbimin e tij të abonimit, kompanitë e tjera të mediave sociale janë nxitur që ta provojnë edhe vetë një gjë të tillë, thotë ajo.

“Shikuar nga perspektiva e një krijuesi, mendoj se kjo është më shumë një nismë marketingu sesa diçka njëmend e vlefshme për krijuesit”, pohon Milanesi. REL

Etiketa: FacebookInstagrampageseshpejtesitwitter

Lajme të lidhura

Të rinjtë me shpejtësi mbi 300 km/h, Gonxhe: Janë karagjozë ‘Tik Tok’-u, po na e bëjnë qëllimisht!
AKTUALITET

Të rinjtë me shpejtësi mbi 300 km/h, Gonxhe: Janë karagjozë ‘Tik Tok’-u, po na e bëjnë qëllimisht!

09:09 : 20/03/2023
VIDEO/ Qarkullonte me 305 km/h, shoqërohet në polici Aleks Vishaj
AKTUALITET

VIDEO/ Qarkullonte me 305 km/h, shoqërohet në polici Aleks Vishaj

19:57 : 17/03/2023
Kompania amë e Facebook-ut, Meta shkurton 10 mijë vende pune
BOTA

Kompania amë e Facebook-ut, Meta shkurton 10 mijë vende pune

11:04 : 16/03/2023
Bie Twitter-i, përdoruesit hasin probleme
NDRYSHE

Bie Twitter-i, përdoruesit hasin probleme

19:20 : 06/03/2023
Së shpejti Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë, ja përse
Uncategorized

Së shpejti Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë, ja përse

19:18 : 20/02/2023
Instagrami bën të pasur gruan e CR7, fitimet marramendëse të Georgina-s nga reklamat
SHOW BIZ

Instagrami bën të pasur gruan e CR7, fitimet marramendëse të Georgina-s nga reklamat

19:40 : 16/02/2023
Para
60-vjeçari në Dimal gjendet i vetëvarur në banesë

60-vjeçari në Dimal gjendet i vetëvarur në banesë



TË GJITHA

FOTO/ “Benz-i” përfshihet nga flakët në qendër të Durrësit

FOTO/ “Benz-i” përfshihet nga flakët në qendër të Durrësit

12:42 : 23/03/2023
VIDEO/ Luizit i dërgojnë në “BBV” dron me emrin e koalicionit të Berishës dhe Metës

VIDEO/ Luizit i dërgojnë në “BBV” dron me emrin e koalicionit të Berishës dhe Metës

12:36 : 23/03/2023
Dalin EMRAT/ Kush janë 20 të arrestuarit që shpërndanin drogë në shkolla e klube nate

EMRAT/ Shpërndanin kokainë e hashash pranë shkollave në Tiranë, burg për 10 nga të arrestuarit

12:30 : 23/03/2023
VIDEO/ Lojtari shënon dhe feston si CR7, por përfundon në barelë

VIDEO/ Lojtari shënon dhe feston si CR7, por përfundon në barelë

12:29 : 23/03/2023
Audiopërgjimi/ Gazetari Adriatik Doçi tregon se si i vendos gjoba biznesit

Audiopërgjimi/ Gazetari Adriatik Doçi tregon se si i vendos gjoba biznesit

12:21 : 23/03/2023
I riu nga Vlora zhduket në Spanjë/ Dyshohet rrëmbim nga “shtëpia e barit”, nëna apel shtetit

I riu nga Vlora zhduket në Spanjë/ Dyshohet rrëmbim nga “shtëpia e barit”, nëna apel shtetit

12:04 : 23/03/2023
Kurti për Asociacionin: Nuk mund t’i shmang traktatet ndërkombëtare

Kurti për Asociacionin: Nuk mund t’i shmang traktatet ndërkombëtare

12:03 : 23/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com