• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e Arbër Çelës

Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisionerja Publike, Irena Nino e vlerëson të pabazuar vendimin e Komisionit për konfirmimin e gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela dhe i kërkon Kolegjit ta shkarkojë atë për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe të vlerësojë gjetjet për figurën dhe profesionalizmin.

18:28 : 21/02/2023
në AKTUALITET, VETTING

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 21 shkurt 2023 vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Nino kërkon shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Po ashtu, i kërkon Kolegjit që të shqyrtojë gjetjet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit dhe të vlerësojë nëse ka cënim të besimit të publikut te drejtësia.

Çela u konfirmua në 7 dhjetor nga një trupë e kryesuar nga nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa (Bungo), por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM e vlerësoi të gabuar vendimin e KPK-së duke arsyetuar se nuk janë vlerësuar si duhet problemet e gjetura në kriterin e pasurive, të figurës dhe profesionalizmit. Komisionerja Nino e bazon ankimin e saj në gjetjet e pasqyruara në rekomandimin e ONM.

Duke ju referuar rekomandimit të ONM-së, Nino vlerëson se gjyqtari Çela rezulton me bilanc negativ në vlerën 7.3 milionë lekë për investimet e kryera në blerjen e një apartamenti dhe mbulimin e shpenzimeve.

ONM vërejti se mënyra e blerjes së apartamentit ngre dyshime për pasuri të fshehur. Këto dyshime, ONM I bazoi në faktin se subjekti kishte paguar në bankë 78% të vlerës së apartamentit, kurse pjesa tjetër ishte paguar nga kushërira në cilësinë e bashkëpronares. Çela pretendoi se shuma e vendosur në bankë ishte bashkim i të ardhurave të të dyve, por sipas ONM-së nuk kishte prova për një gjë të tillë.

Po ashtu, vlerësohet se bashkëpronarja nuk kishte të ardhura për të kursyer apo plotësuar pjesën e saj prej 36 mijë eurosh në blerjen e apartamentit. Dy hua që pretendohet se ajo kishte marrë konsiderohen të paprovuara.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

ONM ngriti dyshime edhe mbi shumën shumën 30 mijë euro që subjekti ka pretenduar se e kishte mbuluar me një hua të shlyer më pas me kredi. Sipas ONM-së dhe komisioneres, nuk u provua që huadhënësi kishte të ardhura për të dhënë shumën në fjalë. Nino vëren se subjekti nuk e ka deklaruar asnjëherë këtë hua përpara pyetësorit strandard, megjithëse e ka provuar me dokumentacion.

Komisionerja kërkon që Kolegji të shqyrtojë edhe disa çështje që kanë të bëjnë me kriterin e figurës dhe profesionalizmin.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar dy raporte të kundërta për subjektin, ku në të parin ka konstatuar përshtatshmërinë ndërsa në të dytin papërshtatshmërinë duke ngritur dyshimet për përfshirje në shpërdorim detyre e veprimtari korruptive.

Komisioni ka vlerësuar se konstatimet e DSIK-së nuk mund të referoheshin në vlerësimin e figurës, por elementet e këtyre çështjeve i ka trajtuar në vlerësimin tërësor të çështjes si dhe në drejtim të cënimit të besimit gjatë ushtrimit të detyrës, por pa gjetur probleme. Po ashtu KPK, nuk ka gjetur probleme penalizuese as në kriterin profesional.

Bazuar në rekomandimin e ONM-së, komisionerja Nino vlerëson se gjetjet mund të shërbejnë për një vlerësim të ndryshëm në këto dy kritere ose në vlerësimin tërësor të çështjes.

Sipas Ninos, rezultojnë disa rrethana, të cilat të analizuara së bashku me rezultatet e tjera të hetimit, përfshirë vlerësimin e aftësive profesionale, në vlerësim të përgjithshëm të të tria kritereve, si dhe të para në raport me njëra-tjetrën, duhen çmuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në drejtim të cënimit të besimit të publikut. Të njëjtën gjë ajo i kërkon Kolegjit edhe për çështjet e trajtuara në kriterin profesional.

/Reporter.al/

Etiketa: Arbër Çelaikpkomisioneri publikkpkonmveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

19:07 : 18/02/2026
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj

17:27 : 26/01/2026
RAJONI

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, dyshohet se ka bashkëpunuar me një gjyqtare serbe

13:47 : 20/11/2025
AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
Para

Tentoi të fusë në Kosovë mbi 6 mijë fishekë, arrestohet serbi

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom