• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“I vetmi që më ka dashur në shtëpi”/ Kejvina thyen heshtjen, ka një mesazh për Luizin

23:47 : 13/02/2023
në SHOW BIZ

Pak javë më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë së Big Brother Vip ndaj Luizit, modelja Kejvina Kthella u përjashtua nga spektakli me vendim të “Vëllait të Madh”.

Skualifikimi i Kejvinës erdhi pas përplasjeve të ashpra të saj me Luizin, por duket se ditët e errëta për modelen e cila e humbi toruan ndoshta edhe prej presionit në shtëpi kanë marrë fund dhe buzëqeshja është rikthyer.

Pak ditë më parë një dron ku varur ishte një foto gjigande e saj dhe Luiz Ejllit me mesazhin “Të dua shumë” shkruar në italisht, u nis mbi shtëpinë e BBVIP dhe “çmendi” rrjetin.

Brenda shtëpisë askush nuk e besoi se Kejvina mund ta kishte dërguar dronin, por vetëm Luizi buzëqeshi dhe tha se marrëdhënia e tij me Kejvinën ka qenë gjithmonë pozitive dhe ai nuk e ka sulmuar kurrë ndaj e besonte se modelja kishte “dorë” në këtë surprizë.

Më pas motra e Kejvinës e konfirmoi se droni ishte nisur prej tyre për t’i kërkuar falje Luiziti dhe për t’i treguar mbështetje në lojë.

Lexo edhe:

Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

GJKKO rrëzon Kejvina Kthellën, modelja nuk merr dot makinën që ia dhuroi Redjan Rraja

Sakaq, sot pas më shumë se tre javë heshtje vetë Kejvina ka reaguar për eksperiencën e saj në Big Brother me një postim të gjatë në Instagram, ku ndër të tjera shprehet se i kërkon falje Luizit për reagimin e saj ekspresiv.

Por, ajo habit jo pak kur shprehet se pikërisht këngëtari ka qenë njeriu i vetëm brenda shtëpisë që vërtet i ka ofruar ngrohtësi dhe dashuri, ndaj si mikun e saj të mirë e pret jashtë për një darkë mes tyre.

REAGIMI I KEJVINA KTHELLËS:

Sa herë më duhet të flas për veten, e bëj gjithmonë me autoironi dhe kurrë asnjëherë me pompozitet dhe me mendimin e të qenit një njeri i rëndësishëm. Nuk është e rëndësishme për mua fama, sesa njerëzorja, nuk është i rëndësishëm viraliteti i një videoje, sesa një veprim mirësie i bërë edhe pa e ditur kush, po duke goditur në zemrat e atyre që më kuptojnë, mirëkuptojnë dhe këto ditë kanë qenë të shumtë. Jo që nga dalja ime nga “BBV”, por pas furtunës dhe stuhisë që mu desh të përballoj. Por dua ta nis nga fillimi, këtë sqarim për një temë që do të më shoqërojë gjatë në memorien time dhe në atë të të gjithë shqiptarëve. Kur mora ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe më të komentuar në Shqipëri isha entuziaste. Entuziaste dhe mirënjohëse për mundësinë që mu dha, që t’i tregoja njerëzve që do të më ndiqni nga shtëpia 24 orë në 24, Kejvinën e vërtetë. Atë vajzën e çiltër, me batutën gati, buzëqeshjen e madhe dhe fjalën e mirë për këdo. Kejvinën e shakave, atë të maskave të fytyrës, po edhe atë të kuzhinës, të enëve e të punëve të përditshme. Ajo që doja të tregoja dhe e tregova deri diku në fillim, është njeriu solar që unë jam. Por rrugëtimi në “BBV” nuk janë vetëm batutat, të qeshurat e lojërat. Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot sesa shfaqen e me shumë energji negative sesa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. E gjatë kohës që Kejvina, nga “Manatia” shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në “Përbindëshin e dhunshëm” te unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushën, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë. Familja ime është një familje që dashurinë e ka shtyllën bazë të jetës, që fjalën e mirë, përqafimin dhe ndihmën e tjetrit e ka vlerë dhe jo detyrë. Por, Kejvina, ajo e jetës së përditshme, ka edhe nerva, reagon me zë të lartë kundër padrejtësive, e ngre zërin dhe nuk pranon të bëhet palë me asnjë gjë që ajo nuk e konsideron të drejtë. Kejvina e “BBV”, ra pre e një manipulimi, të trupshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar. Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzojë situata. “Big Brother VIP” nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për t’u futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “BBV” dhe të rritem. Të kuptoj që jo cdo njeri që buzëqesh, buzëqesh me zemër dhe me qëllime të pastra dhe miqtë e vërtetë janë ata që të vënë në dukje edhe gabimet. Eshtë momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e parë dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria ime nisi përpara se të niste “kryqëzata” dhe të vazhdojë edhe më mbrapa. Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpesh herë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që t’i kuptojnë dhe të reflektojnë. Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq. E pres në Manati, për drekën e famshme. Ndërkohë, ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut. Shumë dashuri, Kejvina.

Etiketa: #showbiz#boldnewsbig brother vip albania 2Kejvina Kthella

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

10:59 : 11/12/2024
AKTUALITET

GJKKO rrëzon Kejvina Kthellën, modelja nuk merr dot makinën që ia dhuroi Redjan Rraja

16:14 : 16/07/2024
SHOW BIZ

Gjendja e rënduar e Erjolës në “BBV”/ Reagon Kejvina: Mos u tallni o njerëz…

18:05 : 01/02/2024
SHOW BIZ

Kejvina Kthella “thumbon” hapur “Big Brother VIP”, ja çfarë ndodhi

09:38 : 25/12/2023
AKTUALITET

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe “Audi” luksoz i Kejvinës

10:59 : 13/12/2023
SHOW BIZ

FOTO/ Era Istrefi nuk i ndahet yllit të Napolit, pushime “hot” me Rrahmanin

17:39 : 15/08/2023
Para

Horoskopi për nesër, e Martë 14 Shkurt 2023

TË GJITHA

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025

Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

13:20 : 09/05/2025

Aksident në Shkodër, një i plagosur

13:15 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com