• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Njerëzit sikur prisnin të digjej Kryeministria”/ Lubonja analizon protestën, ja risia e Berishës

18:32 : 11/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Për analistin Fatos Lubonja protesta e kësaj të shtune përpara Kryeministrisë ka sjellë risi por edhe kontradita në mënyrën sesi opozita po i zhvillon betejat e saj me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Lubonjës kishte një ndjesi sot sikur njerëzit prisnin që të “digjej” Kryeministria, kjo e stimuluar edhe prej thirrjeve të kreut të PD, Sali Berisha atij të PL, Ilir Meta për ta shporrur dhe zhdukur Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

“Ngulmoj tek teza që ka një lloj kontradiksioni mes retorikës së Berishës kryesisht, ku në një anë përdoret fjala revolucion, që do të thotë përmbysje me dhunë dhe mjeteve që po përdoren që janë protestat paqësore. Kontadiksioni është këtu, se revolucion nënkupton një shtet jo demokratik, që nuk funksionojnë elementët që lejojnë ndryshimin paqësor. Gjuha e fortë, fjalë të forta, fjalë që po t’i kthesh nga fjalë në gjëra materiale, duket sikur do eliminojmë fizikisht, do t’i zhdukim  kundërshtarët. Nga ana tjetër këtyre fjalëve nuk i përgjigjet një situatë njerëzish. Duket sikur njerëzit prisin që kjo protesta do bënte një gjë të jashtëzakonshme, do digjet kryeministria apo nuk di”, tha Lubonja.

Por sipas tij, Berisha solli një risi me idenë e tij për të shënjuar katër institucionet e së keqes, siç ishin Kryeministria, Bashkia e Tiranës, selia e PS dhe Ministria e Brendshme.

“E reja aty ishte pikërisht ajo që bëri Berisha më pas, ku duket sikur shkoi dhe shënjoi ato institucione që janë më problematike dhe që duhen goditur nga ky revolucion, që duhet të japin dorëheqjen”, u shpre analisti.

Lexo edhe:

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar! Plaçkitja, akt banditesk

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

Lubonja foli me tone kritikuese në emisionin “Kjo Javë” edhe për ndërkombëtarët në Tiranë, duke thënë se ka humbur roli i tyre si arbitër mes palëve pasi janë rreshtuar në krah të qeverisë, pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme.

“Tani ne kemi një problem që e ka shtuar Rama. Ka qenë një periudhë që këta ndërkombëtarët që shpesh i kemi marrë si arbitër, se protestat bëhen edhe për ata që të shikojnë se çfarë ndodh në vend, ndërhyrja e tyre ka rregulluar çështjet. Tani ndërkombëtarët për fat të keq kanë qenë në krah të qeverisë dhe ka humbur ai arbitri që mund të luante një rol pozitiv”, theksoi Lubonja.

Duke theksuar se është e pamundur që qeveria të rrëzohet me protesta, pasi mënyra demokratike e të marrurit besimin e popullit janë zgjedhjet, Lubonja shtoi se edhe tubimet janë të nevojshme.

“Unë them që protestat duhen, që të tregojnë se ka një pjesë të popullit që është kundër teje. E dyta, protesta është një presion për institucionet. E treta, ka shumë faktorë që bëjnë të mos mendohet se këtu mund të përmbyset me protesta. Këto protestat e fundit që kam parë, nga pjesëmarrja është e konsiderueshme, por nga ana tjetër, këta vijnë nga gjithë Shqipëria, janë një moment i aksionit të opozitës. Ndërsa, ai momenti që pritet dhe vështirë të vijë, është një moment kur derdhet Tirana më shumë, se ta mbush sheshin pa ardhur rrethet, por këta njerëz duket se kanë humbur ndjeshmërinë”, deklaroi ai.

Etiketa: fatos lubonjaProtesta e 11 Shkurtitprotesta e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar! Plaçkitja, akt banditesk

16:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

15:18 : 09/08/2025
AKTUALITET

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025
AKTUALITET

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

22:02 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

17:43 : 07/07/2025
AKTUALITET

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

15:41 : 18/06/2025
Para

Tërmeti shkatërrimtar, SHBA shton ndihmat humanitare për Turqinë dhe Sirinë

TË GJITHA

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

18:11 : 16/08/2025

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”

18:09 : 16/08/2025

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

17:53 : 16/08/2025

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com