• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dilema e “vulës”/ Berisha paralajmëron: Duan ta përjashtojnë PD-në nga zgjedhjet!

22:23 : 08/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar për herë të parë rrezikun që PD të mbetet jashtë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gjatë një takimi me demokratë të degëve 8 dhe 10 në selinë blu, Berisha tha se qeveria dhe kryeministri Edi Rama po përpiqen t’i përjashtojë nga zgjedhjet lokale.

“Duan të na përjashtojnë nga zgjedhjet, duan që ne të na bëjnë të paqenë, duan të na shndërrojnë në anonimat, megjithëse ne kemi vendimin e gjykatës, që u dha, se s’kishte si të mos jepej. Kemi ndjekur çdo frymë dhe gërmë ligji, të Kushtetutës, të Statutit, por për McGonigal kjo s’ka asnjë vlerë. Vlerë ka se kush duhet të jetë kryetari i PD-së që ata duan”, deklaroi Berisha.

Gjatë ditës së sotme kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi KQZ ka miratuar listën e anëtarëve të KAZAZ-së për PS, PL dhe PSD-së por jo për Partinë Demokratike. Me logon e PD-së, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar dy lista – nga nga PD e drejtuar nga Sali Bersha dhe tjera nga “grupi Alibeaj”. Celibashi tha se situata është e tillë që duhet të konkludohet mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD në KQZ. Sipas tij, vendimmarrja e KQZ do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor. Përfaqësues “legjitim të PD në KQZ” cilësoi “Sefa” nga grupi Alibeaj.

 

Lexo edhe:

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

  • 2 ditë para protestës, çfarë deklaron Berisha?

Dy ditë para se së bashku me shqiptarët të dalë në shesh për t’i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen poshtë zyrës së tij në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, kreu i saj Sali Berisha nuk ka humbur kohë, por ka zhvilluar një takim me demokratët e degëve nr. 8 dhe 10 në Tiranë.

Teksa renditi arsyet përse qytetarët duhet të marrin pjesë në tubimin masiv të së shtunës, Berisha u ndal te afera McGonigal si skandali më i madh i qeverisë dhe e akuzoi kryeministrin për korruptimin e zyrtarit të lartë të FBI-së, për të vënë në zbatim strategjinë e shkatërrimit të PD.

Berisha tha se Rama e ka përdorur McGonigal si “vrasës me pagesë” për të goditur opozitën dhe për të hetuar lobistin e ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

“Protesta e 11 shkurtit ka ngjallur shpresat e shqiptarëve kudo që janë. Protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën. Afera “Rama McGonigal” është një aferë botërore. Është një aferë që ka tronditur në fushën e sigurisë, jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por ka tronditur këtë fushë për SHBA-në, për vendet anëtare të NATO-s dhe vendet e lira në tërësi. Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA-së. Vetëm një vend armik mund të projektonte dhe t’i lejonte vetes t’i korruptojë njeriun më të çmuar të kundërzbulimit, vendit me përgjegjësi kryesore të botës. Me përmasa, kjo tejkalon çdo imagjinatë për një vend të lirë. Edi Rama s’njeh asnjë kufi. Nuk ka asnjë normë, asnjë virtyt. I lejon vetes çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vetë. Kjo përbën një fatkeqësi të jashtëzakonshme për një komb dhe një shoqëri. Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë. Ai njeh vetëm gjuhën e forcës dhe frikës”, tha Berisha.

Duke ripërsëritur edhe njëherë se ish-kreu i PD, Lulzim Basha mund të dënohej me 6 vite burg për pastrim parash, Berisha tha se Rama e dërgoi dosjen e tij për gjykim dhe më pas e bllokoi që të shkonte në GJykatë të Lartë, duke e përdorur procesin si mjet për kërcënimin dhe marrjen peng politikisht të ish-pasardhësit të tij në krye të selisë blu.

“Tragjike është se viktimat më direkte, më të dhimbshme të kësaj afere janë demokratët shqiptarë, opozitarët shqiptarë. Kjo është e vërteta. Edi Rama, e përdori McGonigal për t’i futur një thikë, e përdori si vrasës me pagesë kundër nesh. Jo një Duman, por një McGonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD-në në xhep të Edi Ramës. A e realizoi këtë? E realizoi 100%. E realizoi sepse Edi Rama, se çfarë i tha McGonigal nga hetimi i tij, unë nuk e di. Por këtu hapi proces kundër Lulzim Bashës për larje parash, me të cilën mund të dënohej me 6 vjet burg. Sot e kësaj dite nuk shpjegon se ku i mori paratë. Ky pasi e çoi në prag të dënimit, e bllokoi dosjen dhe nuk e çoi në Gjykatë të Lartë në kundërshtim të ligjit. E mori peng përpara zgjedhjeve. Ne jemi viktimat më kryesore të “Ramagate””, theksoi lideri i opozitës.

Etiketa: Partia DemokratikeSali Berishazgjedhjet lokale kqz

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

13:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

13:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

12:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
Para

Janari 2023, i treti më i nxehtë në historinë e Europës

TË GJITHA

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025

Foto-Emri/ E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai!

17:54 : 26/10/2025

Skandal me sigurinë ushqimore në Tiranë, pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba!

17:43 : 26/10/2025

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025

Moti i keq/ Shkodra, qarku më i prekur nga reshjet e shiut, si paraqitet situata në bashkitë e tjera

17:23 : 26/10/2025

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025

Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

16:56 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com