• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reklama shtetërore në kohë zgjedhjesh, institucionet i kanalizojnë në mediat online

23:26 : 06/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Një video që tregon se si mund të përdorësh portalin qeveritar e-Albania dhe një baner i Postës Shqiptare për 100 -vjetorin e këtij institucioni gjenden në shumë media online dhe faqe në internet të televizioneve, edhe pse vendi ka hyrë në afatin ligjor që ndalon përdorimin e parave publike për reklamime para zgjedhjeve.

Sipas nenit 84/10 të Kodit Zgjedhor; “institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor, 4 muaj përpara ditës së zgjedhjeve u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për aspekte të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji”.

Por sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ky nen i ndalon institucionet publike që të reklamojnë në mediat audio dhe audiovizive – por jo në mediat online – për të cilat KQZ pretendon se ligji është i paqartë.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i tha BIRN se pika 10 e nenit 84 duhej lexuar në kuadër të gjithë pjesës VI të Kodit Zgjedhor, ku flitet për fushatën në media dhe u referohet vetëm radiove dhe televizioneve private, jo portaleve.

“Kjo dispozitë i referohet ndalimit të reklamimit vetëm në median audio dhe audiovizive, duke mos u shprehur për median online dhe atë të shkruar,” tha Hoxhaj.

Lexo edhe:

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

Ajo theksoi gjithashtu se nuk është detyrë e KQZ-së, por e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, që të monitorojë fushatën zgjedhore në mediat audio dhe audiovizive. Sipas saj, ligji i ngarkon AMA-s monitorimin e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore me karakter normativ të KQZ nga operatorët radiotelevizivë dhe nga subjektet zgjedhore.

Për ekspertët dhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve, përdorimi i parave publike për reklama në media private kaq afër zgjedhjeve vendore të 14 majit, është shkelje e hapur e ligjit.

“Financimi përmes medias është një prej tipareve të financimit informal dhe kontrollit të medias,”tha Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

“AMA dhe sidomos KQZ mund të ndërhyjnë në këtë rast për të krijuar një database të reklamave dhe mediave në kontratë, si dhe për të inicuar praktika të mira vendimmarrëse që sigurojnë transparencë, llogaridhënie dhe evitim të parasë publike në funksione elektorale,” shtoi ai.

Edhe për drejtorin ekzekutiv të “Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, reklamat e shpërndara nga Posta Shqiptare dhe autoriteti përgjegjës për portalin e-Albania përbëjnë shkelje dhe duhet të dënohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Paratë të cilat shpenzohen për reklamat në media, së pari janë para dhe burime publike të cilat po përdorën 4 muaj para zgjedhjeve për të reklamuar shërbime qeveritare,” tha Xhemollari duke interpretuar frymën e nenit 84/10.

Sipas Xhemollarit, një shkelje e tillë duhet të ishte identifikuar nga KQZ dhe monitoruesit e saj dhe duhet të ndiqeshin hapat e tillë si; “tërheqja e vëmendjes ndaj medias për të mos publikuar reklama qeveritare, sanksionimi i titullarëve të institucioneve të cilat vijojnë me reklamat”.

Kristaq Kume, drejtues i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, i tha BIRN se i lexuar fjalë për fjalë, neni e ndalon reklamimin nga ana e institucioneve publike, duke filluar katër muaj para zgjedhjeve.

Por Kume thotë se ky nen ka nevojë për ndryshim, duke përcaktuar rastet kur dhe pse një institucioni publik i lejohet të komunikojë me publikun për shërbimet që ofron.

“Kodi Zgjedhor i ndalon të gjitha, çdo lloj reklame,” tha Kume, duke shtuar se “kjo nuk është normale”. “S’mund t’u kërkosh institucioneve të bëjnë sikur nuk ekzistojnë vetëm se ka zgjedhje,” shtoi ai.

Një pjesë e ekspertëve e shohin këtë çështje nën lupën e standardeve të dyfishta në interpretimin e Kodit nga institucionet përgjegjëse dhe mungesën e akteve nënligjore dhe komentarit për të aplikuar standarde të njëjta penalizimi për institucionet në rast të shkeljeve të ligjit.

“Komentari mungon, institucionet i intepretojnë vetë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, KAS bëri intepretime të dyfishta të standardeve ligjore dhe ndaj edhe në zgjedhjet e kaluara pati shkelje masive të frymës së ligjit lidhur me burimet shtetërore,” përfundon Krasniqi./ BIRN

Etiketa: fushataKQZlokale414 majpolitikareklamatZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025
RAJONI

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025
Para

Temperaturat nën zero/ Parashikimi i motit për ditën e martë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com