• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Norvegjia propozon 7 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

21:24 : 06/02/2023
në BOTA

Kryeministri i Norvegjisë propozoi të hënën një pako ndihme prej 7.3 miliardë dollarësh për Ukrainën, zotimi i fundit i mbështetjes nga aleatët evropianë të Ukrainës, ndërsa ajo përballet me agresionin rus.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere u tha gazetarëve pas takimit me krerët e opozitës se ndihma do të jepet për një periudhë pesëvjeçare dhe se qeveria e tij dëshiron të japë gjithashtu mbështetje shtesë për vendet e tjera të prekura nga konflikti.

“Ne po propozojmë që Norvegjia të japë një kontribut në vazhdimësi për Ukrainën”, tha ai.

Parlamenti i Norvegjisë duhet të miratojë paketën e ndihmës.

Gazeta “Financial Times” njoftoi të hënën se Bashkimi Evropian po përgatitet për një vizitë të mundshme këtë javë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy për t’iu drejtuar Parlamentit Evropian.

Lexo edhe:

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

Dronët ukrainas godasin depot e Wilberries në Rusi, 7 viktima dhe 25 të plagosur

Udhëheqësit e BE-së udhëtuan javën e kaluar në Kiev për t’u takuar me zotin Zelenskyy dhe udhëheqës të tjerë ukrainas për të diskutuar reagimin e BE-së ndaj agresionit të Rusisë, si dhe kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar me Bashkimin Evropian.

Që kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës gati një vit më parë, presidenti Zelenskyy ka bërë vetëm një udhëtim jashtë Ukrainës.

Ofensiva ruse

Ukraina tha të dielën se po merr masat për t’u përballur me një ofensivë të madhe ruse që besohet se do nisë këtë muaj dhe mund të përkojë me përvjetorin e agresionit rus më 24 shkurt. Kievi thotë se ka rezerva për t’u përballur me forcat e Moskës.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha në një konferencë shtypi se Rusia mund të nisë sulmin për arsye “simbolike”, edhe pse forcat e Moskës nuk janë të përgatitura ushtarakisht.

“Pavarësisht të gjithave, ne presim një ofensivë të mundshme ruse në shkurt”, tha zoti Reznikov.

“Kjo është vetëm nga pikëpamja e simbolizmit; nuk është logjike nga pikëpamja ushtarake. Sepse jo të gjitha burimet e tyre janë gati. Por ata janë duke e bërë gjithsesi”.

Ministri ukrainas Reznikov tha se ofensiva ruse ka të ngjarë të nisë në lindje, ku luftimet kanë qenë të përqendruara prej muajsh dhe Rusia po përpiqet të pushtojë të gjithë rajonin e Donbasit të industrializuar, ose ndoshta jugun, ku dëshiron të zgjerojë korridorin e saj tokësor drejt Gadishullit të pushtuar të Krimesë që e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Shefi i mbrojtjes vlerësoi se Rusia kishte 12,000 trupa të stacionuara në bazat ushtarake bjelloruse, një numër shumë i vogël për të nisur një sulm të rëndësishëm në veriun e Ukrainës.

Forcat ruse kanë bërë përparime në rritje në lindje ndërsa Moska përpiqet të pushtojë qytetin e sulmuar të Bakhmutit, ku po zhvillohen luftime për javë të tëra.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore kanë premtuar miliarda dollarë ndihmë të re ushtarake, përfshirë tanke dhe mjete luftarake të këmbësorisë për të ndihmuar Ukrainën të përballojë një sulm të ri, si dhe për të ndihmuar Kievin të nisë një kundërofensivë.

“Jo të gjitha armatimet perëndimore do të arrijnë në kohë”, tha ministri ukrainas, Reznikov.

“Por ne jemi gati. Ne kemi krijuar burimet dhe rezervat tona, të cilat ne jemi në gjendje t’i nxjerrim në betejë dhe me të cilat do jemi në gjendje të frenojmë sulmin”./VOA

Etiketa: ndihmeNorvegjiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

11:28 : 22/07/2026
BOTA

Dronët ukrainas godasin depot e Wilberries në Rusi, 7 viktima dhe 25 të plagosur

16:05 : 18/07/2026
BOTA

Qindra të evakuuar nga zjarri në Norvegji, digjen mbi 50 shtëpi

15:37 : 18/07/2026
BOTA

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026
BOTA

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026
BOTA

BE dhe Ukraina firmosin marrëveshje për prodhimin e dronëve

16:27 : 15/07/2026
Para

“Krisu ti dhe ajo pu*ana jote”/ “Plas” keq në BBVIP mes Amosit dhe Luizit (VIDEO)

TË GJITHA

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026

PD refuzon Sokol Bizhgën, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

13:54 : 22/07/2026

Rubio takohet me Lavrov të enjten në Manila

13:46 : 22/07/2026

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare

13:30 : 22/07/2026

Katër herë tritol banesës së Arben Turkut në Lushnje/ Dëshmojnë Altin Lamçe dhe bashkëshortja

13:26 : 22/07/2026
Foto ilustruese

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

13:19 : 22/07/2026

Moti i keq në Sarandë/ Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese

13:11 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobet