• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha publikon analizën: Si i fituan rusët fushat e naftës pas takimit Rama-McGonigal

22:51 : 05/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi analizën e gazetares Ola Xama, e cila tregon se si agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal arriti të fitojë tenderin pastakimit me kryeministrin Edi Rama.

“Si i fituan rusët fushat e naftës pas takimit Rama-McGonigal.”

Ju ftoj të lexoni hetimin e gazetares Ola Xama!” shkruan Berisha.

Analiza e plotë:

Shqipëria vlerësohet e dyta në Europën Kontinentale sa i takon vendburimeve të naftës mbi tokë (onshore). Nafta që del nga këto puse nuk është në cilësinë më të mirë që duan tregjet, pasi konsiderohet viskoze dhe nevojiten sasi të mëdha holluesi për ta bërë të lëvizshme dhe më të thejshtë nxjerrjen e saj nga nëntoka. Megjithatë cilësia e saj nuk ka qEnë problem, pasi si uzina e Ballshit dikur dhe rafineri të tjera në botë, arrijnë ta përpunojnë dhe deri më sot ky biznes ka rezultuar me fitime të mëdha për prodhuesit.

Lexo edhe:

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

Ndryshe nga kjo tablo, qytetarët shqiptarë edhe pse kanë një pasuri të madhe të naftës nga nëntoka, paguajnë çmimet më të larta në botë për të blerë karburant. Sot e gjithë nafta që prodhohet në vend shkon jashtë, ndërsa rafinerinë e  vetme që kishim e degraduam gjatë një privatizimi të dështuar dhe më pas lamë duart duke e shitur për skrap për llogari të një banke.

Edhe vendburimet e naftës në puset Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë nuk mund të bënin përjashtim nga konteksti shqiptar. Por për ta shpjeguar më thjesht se çfarë ka ndodhur, historia është e tillë: Në Shqipëri vjen një kompani e lidhur me Gazprom Neft (ruse) dhe NIS (serbe) e përfaqësuar nga një biznesmen austriak me firmën Jurimex Kommerz Tranzit Ges. Kompania bën kërkesë pranë Albpetrol që të marrë puset e naftës Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul. Kërkesa u bë në fund të 2016-s dhe në korrik 2017 Albpetrol dërgon në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë një draft-marrëveshje hidrokarbure, e cila pranohet nga ministria dhe Albpetrol autorizohet që të bëjë negocimin e kontratës përfundimtare dhe kërkesën për licencë pranë AKBN.

Më 9 shtator Kryeministri Edi Rama pret në një takim ish-agjentin e FBI Charles McGonigal, i shoqëruar nga Agron Neza. Me kërkesë të Agron Nezës, McGonigal e nxit kryeministrin që të bëjë kujdes për licencat që jepen në fushën e nxjerrjes së naftës ndaj kompanive ruse. Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin të dy interesa financiare në vendimin për dhënien e këtyre licencave- thuhet në aktet e dosjes të FBI.

Negociatat me firmën Jurimex nuk avancuan dhe në shkurt 2018 Albpetrol hap tender për dhënien me koncesion të puseve të naftës në këto vendburime. Nga 9 kompani pjesëmarrëse tenderi fitohet nga firma TransOil Group me administrator dhe pronar të 31.4% të aksioneve Shefqet Dizdarin. Edhe pse debitore ndaj Albpetrol për dhënien e kontributit në natyrë për naftën që nxirrte nga fusha e Visokës, kompania TransOil Group fiton tenderin.

Shefqet Dizdari bëhet ortak në shkurt të vitit 2019 me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Mark Thomas Rossini në kompaninë “Lawoffice & Investigation”.

Në të gjithë këtë histori, i vetmi argument që dha kryeministri gjatë daljes ditën e enjte ishte fakti se procedura e dhënies së puseve është bërë me garë, por pa dhënë përgjigje se përse një vit përpara tenderit Albpetrol kishte nisur negociatat pa tender me një kompani tjetër dhe në mes të konsensusit për marrëveshje, letrat grisen dhe hapet një tender? Kush ka prevaluar këtu parimi i garës së hapur apo porosive me dyer të mbyllura?

Po ashtu kryeministri nuk sqaroi se përse gara u fitua nga një kompani që ishte debitore ndaj kompanisë shtetërore Albpetrol në dhënien e naftës bruto që nxirrte nga nëntoka shqiptare, e në vend që ndaj saj të merreshin masa për vjeljen e pasurisë publike ndodh e kundërta, i jepen dhe 3 zona të tjera?

Përse kryeministri nuk sqaron se nga 9 firma që morrën pjesë në garë, tenderi u fitua nga kompania për të cilën kishin interesa të lidhur personat A dhe B, Agron Neza dhe Dorian Duçka?

Në të gjithë këtë histori nuk ka shumë rëndësi se si ka qënë procedura me garë të hapur apo të mbyllur, pasi pasuri të shumta sot po i jepen të huajve edhe pa një garë formale. Pak rëndësi ka nëse është respektuar apo jo ligji, pasi kreu i mazhorancës i ka dhe kushtet dhe votat për të bërë ligjet ashtu siç i do puna. Këtu rëndësi ka se kush e mbron interesin e shqiptarëve dhe pasurive të tyre, SHBA dhe FBI apo zyrtarët që votohen për këtë detyrë?

Sot jemi në gjendjen që ishim 1 dekadë më parë: vend me burime të shumta nafte, por importues të saj dhe me çmime edhe më të shtrenjta se atëherë. Kompania shtetërore e prodhimit të naftës Albpetrol, e cila ka marrëveshjet hidrokabure për zonat naftëmbajtëse rezulton me humbje financiare, humbjet e akumuluara arritën në 55 milion euro në fund të vitit 2021, ndërsa raportet financiare të saj janë të pabesueshme dhe audituesit e pasqyrave financiare shprehin Opinion me Rezervë.

Etiketa: mcgonigalSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

13:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

13:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

12:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
Para

Barcelona nuk ndalet në La Liga, Sevilla dorëzohet pa kushte në “Camp Nou”

TË GJITHA

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com