• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PL: Protesta e 11 shkurtit, uragani që do shkulë mafien nga zyra e kryeministrit

12:39 : 04/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat theksoi se Edi Rama përfundimisht nuk është më kryeministër i Shqipërisë.

“Edi Rama përfundimisht nuk është më kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë, ka refuzuar të përgjigjet dhe të japë llogari duke e bërë këtë veprim me ndërgjegje, hapur dhe publikisht. Parlamenti i Shqipërisë është institucioni që votëbeson dhe i vetmi që i jep të drejtën kryeministrit që ta marrë dhe ta ushtrojë detyrën si kryeministër. Detyrimi i dhënies llogari para Parlamentit nuk është dëshirë apo qejf por një detyrim i pakëpërcyeshëm kushtetues. Kushdo kryeministër që e refuzon me ndërgjegje dhe mënyrë të qëllimshme humbet të drejtën për të vazhduar ushtrimin e detyrës”, shprehet Vasili.

Vasili thekson se Rama ka refuzuar të përgjigjet dhe të japë llogari për çështjen ‘McGonigal’, duke e bërë këtë veprim me ndërgjegje, hapur dhe publikisht.

Sipas Vasilit, ndaj Ramës është ngritur akuza për ‘Shpërdorim e Detyrës’ për ‘Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë’ për ‘Minimin mafioz të pluralizmit politik’ dhe për ‘Trafik të paligjshëm influencash’ e ‘Korrupsion’.

“Edi Rama e ka quajtur Parlamentin, Park Zoologjik dhe ka deklaruar që ka refuzuar dhe do të refuzojë në mënyrë të vazhdueshme Kuvendin dhe debatin me opozitën. Sot, Edi Rama është e ditur botërisht që është nën akuzë për ‘Shpërdorim e Detyrës’ për ‘Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë’ për ‘Minimin mafioz të pluralizmit politik’ dhe për ‘Trafik të paligjshëm influencash’ e ‘Korrupsion’. Akuza e ngritur në Ëashington për aferën Mcgonigal i vë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë aferë. Edi Rama ka gënjyer publikisht në çdo deklarim publik, si në rastin që do të shikoni në video.

Lexo edhe:

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Është pra e qartë që Edi Rama nuk ka folur për çështje rajonale por për të bërë gjithçka për të goditur pluralizmin dhe opozitën si dhe për të përdorur zyrën e kryeministrit për afera korruptive me biznesmenë privat dhe për interes të oligarkëve rusë.

Roli që ka luajtur Edi Rama provon qartë që ai nuk është një lider global por një agjent rajonal në funksion të interesave ruse në rajon. Kjo shpjegon qartë edhe deklaratat armiqësore të Ramës ndaj Bashkimit Europian për të armiqësuar shqiptarët me BE dhe për të krijuar alibi për bashkëpunim me Rusinë dhe për interesat ruse, oligarkëve të të cilëve iu ka vënë në dispozicion koncesione, tendera publikë, miliona euro para publike, megjithëse ata ishin të sanksionuar me kohë nga SHBA”, vazhdon Vasili.

Vasili shton: New York Timës tregon qartë e zeza mbi të bardhë se: Ndërsa ishte ende në FBI, Mcgonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të këtij politikani sipas prokurorëve të Ëashingtonit.

Së dyti, New York Times pohon se Agron Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit Mcgonigal informacione kundër opozitës të cilat vinin direkt nga zyra e Edi Ramës, sipas akt akuzës.

Gjithashtu Neë York Times, pohon se Mcgonigal është përpjekur të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte për subjekte të lidhura me Nezën dhe Duçkën.

Pra, është shumë e qartë që zyra e kryeministrit është konsideruar si një zyrë private, Shqipëria është trajtuar si pronë private duke shitur e dhënë kontrata vetëm e vetëm për interest private të Edi Ramës.

Këtë e provon katërcipërisht, deklarimi i Edi Ramës që takimi me Mcgonigal e ka kryer vetëm me një mesazh telefonik dhe në prani të personave privatë, të cilët nuk kanë asnjë tagër të jenë të pranishëm në një takim të kryeministrit me drejtorin e kundër zbulimit të FBI.

Janë po këta privatë bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës të përfshirë në trafikun tashmë të njohur publikisht, si trafiku non gratave i cili është kthyer në një biznes të vërtetë ku përmes mashtrimeve dhe falsifikimeve dhe shpërdorimit të raporteve me Mcgonigal janë vënë gjoba biznesmenëve për t’i hequr gjoja nga lista e personave të shpallur non grata. Pra, gjithçka lidhet me Edi Ramën nxin në çdo pikëpamje dhe nga ajo zyrë prodhohen afera të njëpasnjëshme, njëra me e rëndë sesa tjetra, që ka kulmuar me korruptimin e një zyrtari të FBI për interesa të Edi Ramës.

Shpërdorimi i SHBA dhe i FBI është kryer në mënyrë të përbindshme nga Edi Rama duke dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri vetëm për interesat personale të Edi Ramës. Edi Rama dhe qeveria e tij, përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një kalbësirë të dekompozuar. Ndërkohë që SHBA, Senati dhe Kongresi kërkojnë hetim të plotë të gjithë aferës për një drejtor të kundërzbulimit të FBI, në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij në Parlament, ndalojnë Komisionin Hetimor.

Vasili është shprehur se protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur e shkulur mafian nga zyra e kryeministrit.

“Protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur e shkulur mafian nga zyra e kryeministrit, mafia që përfaqësohet personalisht nga Edi Rama. Ndaj ccdo shqiptar do të jetë pjesë e asaj proteste pasi nuk ka shqiptar të asnjë lloj bindjeje politike që të pranojë një kryeministër mafioz dhe një zyrë kryeministri të shndërruar në një çerdhe të mafias. Ndaj protesta e 11 shkurtit është shprehja madhështore e vendimit mbarëpopullor për ndryshimin me çdo çmim të kësaj situate të tmerrshme ku e ka çuar vendin Edi Rama’, përfundon ai.

Etiketa: Akuzat ndaj McGonigalEdi Ramaparlamentpetrit vasiliproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
Para

“McGonigal”/ Berisha: Të vendosur për të nxjerrë në dritë çdo fakt

TË GJITHA

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş