• Kontakt
Friday, March 24, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet në Kuvend/ Zhduket Rama, Spiropali përballë PD për aferën McGonigal

11:32 : 02/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Seanca parlamentare e kësaj të enjte ka nisur aty ku u mbyll një javë më parë, me deputetët e Partisë Demokratike, që në drejtimin e nënkryetarit Luçiano Boçi kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aferën McGonigal.

Pavarësisht se kreu i opozitës Sali Berisha është përjashtuar pas kaosit të krijuar në seancën e kaluar, duket se opozita nuk është dorëzuar pasi të gjithë deputetët në unison kërkojnë llogaridhënie nga shefi i qeverisë.

Që në start, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka “fryrë” tensioneve duke i hequr fjalën Boçit, i cili ka folur për pezullimin e kreut të PD, Sali Berisha dhe deputetëve Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi për 10 ditë. Kjo bëri që deputetët demokratë të rrethojnë foltoren dhe menjëherë kanë ndërhyrë edhe oficerët e Gardës së Republikës.

“Tek po lexoja procesverbalin e seancës së kaluar nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD, ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për çështjen e financimit me para në dorë nga kryeministri të McGonigal, për eliminimin e opozitës. Kur opozita kërkon të drejtën e saj ju bëni vazhdimin e skenarit, organizmi dhe zbatimi i eliminimit të opozitës. Është e njëjta formë, paksa në miniaturë. Ky parlament është i korruptuar nga Rama, jo me para… me kërcënime dhe dhunë që ushtrohet në këtë parlament për t’i hequr fjalën opozitës. Kryeministër të korruptuar bota ka njohur, por kryeministër që korrupton bota nuk ka njohur. Korrupton në dëm të interesave kombëtare. Sot kryeministri duhej të ishte këtu! Duhet të dalë me pranga në duar”, tha fillimisht Boçi në fjalën e tij.

Lexo edhe:

“Rama si Putini, ndërkombëtarët i fërkojnë kurrizin”

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, i shpërlan trurin të huajve

Menjëherë pas Boçit, fjalën në Kuvend e mori deputeti demokrat Tritan Shehu tha se Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin “McGonigal”. Ndërkohë në Kuvend mungon kryeministri Edi Rama, pavarësisht se ishte dhënë “ok” për një interpelancë me të në lidhje me skandalin, ku akuzohet se ka paguar për të korruptuar ish-zyrtarin e FBI me 225 mijë paund për të lobuar në SHBA për goditjen e opozitës shqiptare.

“Procesverbali nuk është i saktë, ka mungesa të mëdha thelbësore në atë që ndodhën në seancën e kaluar. Nuk përputhet me realitetin, duke filluar që nga mënyra e ndërmarrë, në kundërshti me rregulloren përjashtuat deputetët. Ajo që ndodhi dje është padyshim një ngjarje e shëmtuar, shkelje e rëndë e demokracisë në atë që realizuat. Vazhduat në linjën e goditjes së Opozitës. Ky parlament nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të hapë seancën me mocion për debat. Asnjë gjë tjetër, asnjë ligj tjetër nuk mund të kalojë pa folur të gjithë deputetët për këtë skandal të kryeministrit. Jo për ta kaluar me një debat të planifikuar aty. Kjo është një gjë e panegociueshme e Opozitës. Kushdo që kërkon të sajojë dialogje, dëshiron të fshehë skandalin”, tha Shehu.

Deputetët e PD kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor. Kreut të ekzekutivit do t’i duhej të përballej me Partinë Demokratike në një interpelancë për dosjen McGonigal, por ashtu siç ka heshtur prej dy javësh, Rama ka zgjedhur të fshihet edhe këtë të enjte. Në vend të Ramës, socialistët kanë zgjedhur ministren Elisa Spiropali për t’u përballur me deputetët e PD-së.

  • Gazment Bardhi dhe Luan Baçi njëzëri: Seanca nuk mund të zhvillohet nëse mungon Rama! (Debat me Nikollën)

Deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Luan Baçi thanë se seanca nuk mund të zhvillohet pa praninë e kryeministrit, për të cilin është kërkuar mocion me debat. Baçi iu drejtua me një ton të lartë dhe kryetares së Kuvendit, duke i kërkuar të respektojë rregulloren.

Gazment Bardhi: Është detyra juaj që shkeljen e rregullores ta zhbëni në këtë seancë, sepse ndryshe keni vrarë parlamentarizmin. Thirreni Ramën të japë llogari. Kërkesa ime është mos e kalo në votim procesverbalin. Kemi mundësi të diskutojmë. Nuk mund ti hiqeni të drejtën e fjalës opozitës.

Debati:

Lindita Nikolla: Nuk keni asnjë vërejte për përmbajtjen e procesverbalit?

Luan Baçi: Herën e kaluar ishte një seancë e turpshme. I gjithë procesverbalin nuk duhet të kalojë. Ishte nje votim që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Në atë seancë ne kishim bërë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin. Ju e kaluat seancën në rrëmujë totale. Menjëherë ju njoftuam përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës. Një postier ju sjell një urdhër të ramës. Si i përzgjodhët ata deputetë për ti përjashtuar. Nuk e doni Sali Berishën në Kuvend, sepse nuk përballeni dot. Silleni Ramën këtu për ata skandal. Ajo seancë nuk është e rregullut, duhet anuluar. Pra parlamentin e kthyer në qesharake.

Gazment Bardhi: Sipas Rregullores së Parlamentit, kur shkaktohet kaos, drejtuesi i seancës pezullon seancën plenare. Nëse kaosi vijon, ndërpritet seanca dhe vijon në seancën më të afërt plenare. Akti i vetëm që mund të bëni ju sot, nuk është miratimi i një procesverbali, por leximi i atyre 15 ligjeve që kaluat pa u dëgjuar. Keni vrarë rregulloren, nuk ka nevojë të bëheni mburojë e Ramës, mos e fshini, silleni në seancë, të japë llogari për sa kohë paguhet si kryeministër i këtij vendi. Anuloni ato ligje që keni miratuar në shkelje të rregullores. Nuk mund t’i hiqni të drejtën e fjalës Opozitës.

Lindita Nikolla: Nuk keni asgjë për procesverbalin?

Gazment Bardhi: (Nuk dëgjohet, flet pa mikrofon)

Lindita Nikolla: Keni rezerva për atë seancë, por nuk keni vërejtje për procesverbalin?

Gazment Bardhi: Për procesverbalin gjithmonë. Parlamentin e keni kthyer në noter të kryeministrit. Shumë herë jemi përballur bashkë, Baçi e kam mbiemrin, Luan Baçi ta mbash mend mirë.

  • Përplasja, Vokshi “Ky është turp i Ramës”, Nikolla i ndërpret fjalën

Ndërsa mori fjalën Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej: “Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”, dëgjohet teksa thotë rama për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal i cili dyshohet se ka marrë 225 mijë dollarë për të lobuar kundër opozitës shqiptare.

Vokshi: Ky është procesverbali, turp nuk ka më turp, tregon mënyrën sesi ju po e keqdrejtoni këtë kuvend. Ju e lejoni që të veprohet në këtë mënyrë, këtu keni një video.

Rama në video: Ai është miku im…

Nikolla: Ky nuk është procesverbal (ndërpret fjalën e Vokshit)

Vokshi: Është procesverbal (Ka qenë edhe ky moment ku ka ndërhyre Lindita Nikolla duke i hequr fjalën. Sakaq foltorja është rrethuar nga Garda për shkak të tensioneve të krijuara)

 

  • Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat/ Rama delegon Spiropalin, Bardhi e refuzon

Tensione të forta dhe akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën McGonigal përbëjnë pasqyrën e seancës së sotme plenare në Kuvend. Kryeministri ka zgjedhur të “bojkotojë” punimet e Kuvendit duke deleguar te Elisa Spiropali kompetencat për t’u përballur me deputetët e grupit Alibeaj në interpelancën për skandalin me korruptimin e ish-zyrtarit të FBI me 225 mijë euro.

E teksa Rama mungon në seancë duke vazhduar “fshehjen” nga gjykimi i shqiptarëve dhe heshtjen që zgjat tashmë prej 10 ditësh, mazhoranca socialiste ka rrëzuar edhe kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, duke hedhur poshtë mocionin me debat për të cilin insistuan deputeët e PD.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është bërë “mburojë” për shefin e qeverisë që i shmanget llogaridhënies, teksa deputetët e PD kërkojnë debat për çështjen “McGonigal” dhe prezencën e Ramës në seancë

“39 pro, 66 kundër, bie kërkesa, vijohet me rendin e ditës”, tha Nikolla, ndërsa vendosi edhe ndërprejen e përkohshme të seancës pasi Gazment Bardhi refuzoi interpelancën me Spiropalin.

Bardhi tha se nuk ka kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit, edhe pse Elisa ka zgjedhur të bëhet avokatja e tij, pasi ministrja nuk ka qenë e pranishme në takimet me Charles McGonigal. Sipas deputetit të PD, Rama nuk mund të fshihet pas Elisa Spiropalit, Agron Nezës apo McGonigal.

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisë, Agron Nezës dhe McGonigal . Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI. Sipas rregullore interpelanca urgjente është pika e parë. pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd. Mos u sill si kukull e Edi Ramaës, Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr Kryeministrin në seancë. Më lër të mbaroj. Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit. Se di që ajo të ketë qenë në këto takime, por ka qenë Kryeministri dhe Duçka dhe Neza. Nëse i ka folur Rama në vesh dhe Elisa të vijë të bëjë këtu si altoparlant”, tha Bardhi.

Ndërkohë, vetë Spiropali iu kundërpërgjigj nga vendi deputetit të PD-së, pas refuzimit të Bardhit dhe kolegëve të tij për të zhvilluar interpelancën me të në mungesë të Ramës.

“Se kuptoj… a kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, duroni se kemi durimin që t’ju dëgjojmë. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione, jeni qesharak. Si Grata dhe Non-grata, keni dy jave që grisni nervat e miletit. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po i kap pas flokëve, do të kapet pas ndonjë kanali”, tha ajo.

Etiketa: afera McGonigalcharles McConigalDeputeti Luçiano BoçiEdi Ramaskandali

Lajme të lidhura

Lista ruse/ Rama i përgjigjet Moskës: Nuk ka shqiptarë të vrarë në Ukrainë
AKTUALITET

“Rama si Putini, ndërkombëtarët i fërkojnë kurrizin”

23:38 : 23/03/2023
Analiza e Çanit: Ja pse Rama ‘luan blofin’ me Bashën, efekti te ambasadat
AKTUALITET

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, i shpërlan trurin të huajve

23:13 : 23/03/2023
Masakrimi i masakrës
AKTUALITET

Boçi: Banda më e madhe e Elbasanit është banda e pushtetit

22:57 : 23/03/2023
Salianji: Rama i shfazuar, e shqetëson protesta e 12 nëntorit
AKTUALITET

Salianji: Ramën e çuan në Londër “çunat problematikë”

22:45 : 23/03/2023
Zbardhet takimi Rama-Sunak/ Qeveria britanike: Do vlerësohen burgjet shqiptare
AKTUALITET

Zbardhet takimi Rama-Sunak/ Qeveria britanike: Do vlerësohen burgjet shqiptare

22:33 : 23/03/2023
Tigri, Hermesi, Beni “tallësi by…” dhe ministri i Rindërtimit
AKTUALITET

Çani: Arben Ahmetaj në Londër, takim sekret me Ramën?

21:52 : 23/03/2023
Para
Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën



TË GJITHA

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së nesër në Tiranë, agjenda

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së nesër në Tiranë, agjenda

23:51 : 23/03/2023
Protesta në Francë/ Plagosen mbi 100 policë, arrestohen 80 persona

Protesta në Francë/ Plagosen mbi 100 policë, arrestohen 80 persona

23:50 : 23/03/2023
Bushati akuza Ramës: Njerëzit po arratisen nga republika jote e ëndrrave

Bushati akuza Ramës: Njerëzit po arratisen nga republika jote e ëndrrave

23:46 : 23/03/2023
Ngrin Gjermania, transporti në grevë masive të hënën

Ngrin Gjermania, transporti në grevë masive të hënën

23:44 : 23/03/2023
Finlanda një hap më afër NATO-s, Komisioni parlamentar turk miraton aplikimin

Finlanda një hap më afër NATO-s, Komisioni parlamentar turk miraton aplikimin

23:41 : 23/03/2023
Nga Olta te çifti Kiara-Luiz/ Ish-banorja e BBV zbardh ‘prapaskenat’

Nga Olta te çifti Kiara-Luiz/ Ish-banorja e BBV zbardh ‘prapaskenat’

23:40 : 23/03/2023
Lista ruse/ Rama i përgjigjet Moskës: Nuk ka shqiptarë të vrarë në Ukrainë

“Rama si Putini, ndërkombëtarët i fërkojnë kurrizin”

23:38 : 23/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com