• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me aplikacionin ‘Aktivisti’, PD: SPAK të nisë urgjentisht hetimet

14:13 : 31/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD, Bislim Ahmetaj ka denoncuar skandalin dhe shqetësimin që po hasin përditë punonjësit e administratës me aplikacionin ‘Aktivisti’.

Në një deklaratë nga selia blu, Ahmetaj theksoi se punonjësve po u kërkohet me detyrim të pëlqejnë, shpërndajnë dhe të komentojnë në postimet e kryeministrit Edi Rama.

Ai shton se PD i bën thirrje batalionit në ikje të shantazhistëve të Edi Ramës që të ndalin presionin dhe shantazhin mbi administratën publike, “në të kundërt ju garantojmë se ju do të jeni të parët që do të ndëshkoheni nga ligji”.

Ahmetaj i ka kërkuar SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Deklarata e plotë:

Edi Rama pas aktit të shpalljes si i pandehur nga drejtësia amerikane ka humbur çdo kontroll mbi veten, dhe për pasojë ka ndërsyer gjithë batalionin e tij kundër punonjësve të administratës publike, që nuk janë pjesë e stanit të tij të korrupsionit dhe krimit.

Këto ditë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut në PD ka pasur denoncime të shumta nga punonjës të administratës publike, të të gjitha niveleve, të cilët dëshmojnë se janë thirrur nga eprorët dhe janë urdhëruar të instalojnë dhe të përdorin me detyrim aplikacionin “Aktivisti”, prodhim i zyrës së agjitacionit dhe propagandës pranë Kryeministrit.

Përveç pëlqimeve, që janë të detyrueshme dhe vlerësohen me pikë, ata duhet të shpërndajnë nëpër faqet e tyre cdo marrëzi të kryeministrit, ministrave dhe shefave të tyre direkt, gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht  cdo deklaratë apo qëndrim të përfaqësuesve të opozitës, ata që nuk kanë rrjete sociale duhet ti hapin ato me urgjencë.

Ky është përshkrimi i punës së administratës shtetërore, që nga specialisti i thjeshtë i pushtetit vendor, deri te drejtuesit e lartë nëpër institucionet qëndrore të shtetit.

Ky do të jetë matësi i përformancës në punë për cdo punonjës deri pas 14 majit, kohë kur janë paralajmëruar largimet nga puna për të gjithë ata që nuk do ti përgjigjen aksionit propagandistik për mbrojtjen e të pandehurit Rama dhe të hajnave të tjerë pjesë e grupit të strukturuar kriminal që ka uzurpuar shtetin shqiptar.

Nga selia e Partisë Demokratike i bëjmë thirrje batalionit në ikje të shantazhistëve të Edi Ramës që të ndalin presionin dhe shantazhin mbi administratën publike, në të kundërt ju garantojmë se ju do të jeni të parët që do të ndëshkoheni nga ligji.

I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje nëpunësve civil të zbatojnë statusin e tyre ligjor dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve me tesera partie.

Ditët në pushtet të sektit të rilindjes kanë filluar numrimin mbrapsht.

Ata që urdhërojnë shkeljen e ligjit s’do të kenë vend në administratën e shtetit shqiptar.

Partia Demokratike në qeverisje të vendit garanton zbatimin rigoroz të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Etiketa: administrata shteteroreAplikacioni “Aktivisti”.Bislim AhmetajEdi RamaSekretari për të Drejtat e Njeriut në PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
Para

Protesta kundër Asosacionit, qytetarët: Ky është copëzim i vendit, nuk e pranojmë

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş