• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kiko bëhet avokat i McGonigal

15:24 : 29/01/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Lutfi Dervishi

I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi të dalë vullnetarisht avokat publik i z. McGonigal. Jo në sallën e gjyqit, kuptohet, por aty ku bëhet gjyqi i vërtetë, aty ku akuzat flutorojnë si katjusha ruse dhe mbrotja aktivizohet automatikisht si sistemi “patriot” amerikan, aty ku edhe erës më të rëndë i thonë parfum dhe idealisti i thonë llum, aty ku mushka mbetet me barrë dhe logjika merr leje të gjatë krijuese …. mu bash në ekranin e Televizionit.

Kiko vendosi njërin gisht të putrës së djathtë, aty ku njerëzit thonë se kanë mendtë, dhe nisi ligjëratën pa ja dhënë fjalën moderatorja.

“Fati zonja dhe zotërinj, ndihmonë të fuqishmin. Kjo maksimë anglo-saksone nuk diskutohet.  Kush e ka në gen këtë e ka. Të tjerët ta mësojnë. Këtu biem dakord, besoj ,se zotëria ka qenë i fuqishëm. Shumë i fuqishëm.

Lexo edhe:

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

Çfarë janë këto akuza qesharake? 225 mijë dollarë. Mblidhni more ment e kokës. Po flasim për shefin e kundërzbulimit të FBI-t në Nju Jork zotëri? Aty ku kanë selinë 193 vende. Kupton t’i apo jo? çfarë e dini FBI-n ju, prokurorinë e Kavajës?!

Akuza, në fakt nuk ka akuzë ka vetëm një statement. D.m.th një deklaratë ku flitet për ca dollarë. Por…

Nuk kriminalizohet dollari zotëri?! Dollari është i pafajshëm? Ja ta zemë se ti e nderuar zonjë- më shiko në sy të lutem, gjen në rrugë një tufë më dollar. çfarë do të bësh?! Nëse ke dy mend në kokë? Jo po më thuaj? Se po më the do i dorëzoj në polici- atëherë unë them se këtu kemi të bëjmë me mendësi fshatari! Fshatari ka mbetur akoma te këmbimi mall- me mall, të jap vaj ulliri më jep një kollare. Kupton ti logjikën e fshtarit dorëzon dollarë që të marrë fletë nderi!

Pra, mos u bëni qesharakë. Nuk i kuptoni gjërat? Dakord. E pranoj këtë. Kjo është një lojë e madhe. E kuptoni që ka akuzë, pra statement, por ka edhe Grand Jury. Nuk keni sesi ta kuptoni këtë zonëj se jeni mësuar me drejtësinë sovjetike. Këtu bëhet fjalë për sistemin anglo-sakson zonjë! Nuk ka  tërci e vërci me anglo-saksonët.  Pra shihen provat, kopsiten dhe vendosin amerikanët  atje, pra – grand jury. Ata thonë i fajshëm apo i pafajshmë. Jo ne këtu. Se bëjmë gabim të madh. Ne këto do të presim dhe do të studiojmë lëvizjet. Lëvizjet janë gjithçka. Fakte nuk ka! është lojë e madhe shumë kjo. Përplasen interesat amerikane me ato ruse. Kush e kupton e kupton. Kupton ti? Pra për të kuptuar çfarë po bëjën amerikanët duhen parë lëvizjet.

Kë takoi zotëria në Shqipëri? Kryeministrin? Doemos kë të takonte? Rojen e parkingut? Aa paska takuar edhe ngrënë drekë me kryebashkiakun e Kukësit.. Ore vendosni pak trurin në punë. është kryebashkiak anglo-saksonësh zotëria atje. 85% të votuesve i ka në Angli! Kuptoni apo jo? He, he, he. Se thoni kryebashkiak i Kuksit me një farë përçmimi. Thellohuni zonjë, më fal zonjushe. Vetëm ai zotëri dhe Charlsi I III menaxhojnë njerëz përtej detit. Po ku marrin vesh bijtë e mitrës orientale të Enver Hoxhës…

Ore mblidhni mendt e kokës! Përdorni logjikën. çfarë janë 225 mijë dollarë. Me kostot tona këtu jane 10 metra rrugë? Jeni në vete? Po ajo zonja që pastronte  ju gjetën 3 herë më shumë dollarë në tubin e aspirimit. Lërini këto broçkulla?!

Ai zotëria për mua ka bërë vetëm një gabim- dhe gabim të rëndë.

Ai ka gënjyer dhe mashtruar një zonjë atje. I ka thënë se do të ndahem, e më the të thashë.

Një xhentëlmen nuk gënjen një zonjë.?”

Kjo nuk i falet aq më tepër ajo zonja kishte mbiemrin Guerriero, pra luftëtare, luftarake. Kjo është e rëndë, por nuk është fakt penal!

Kiko befas ndërpreu monologun kur pa në sytë e hutuar të  moderatores televizive dhe tha: “Dhe mos më ftoni më këtu për gjëra banale se më latë pa ngrënë edhe bananen e darkës.

Etiketa: Edi Ramakikolutfi dervishimcgonigalSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026
BOTA

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

12:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
Para

Sherr me thika mes të rinjve në Mat, plagosen dy vëllezër

TË GJITHA

Tragjedi në Gjirin e San Franciskos/ Një i vdekur dhe dy të zhdukur pas fundosjes së një varke

15:37 : 15/07/2026

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026

Boçi: Reforma Territoriale nuk mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

15:14 : 15/07/2026

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e “Revolucionit të Flamingove”

15:06 : 15/07/2026

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

14:50 : 15/07/2026

Angli/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (Emri)

14:45 : 15/07/2026

E rëndë në Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë

14:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş