• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i zyrtarit të FBI/ Rama 80 vite burg, Berisha zbulon rolin e Yuri Kim

12:19 : 25/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar dosjen hetimore për përfshirjen në korrupsion dhe lobingje të paguara nga Rusia e Shqipëria të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal vetëm majën e ajsbergut.

Duke u ndalur te roli i kryeministrit Edi Rama dhe pagesa 225 mijë dollarë që ish-agjenti i SHK-ut Arben Neza dyshohet se ka bërë për llogari të tij te McGonigal, Berisha tha se shefi i qeverisë meriton të dënohet me 80 vite burg, njëjtë si ish-zyrtari i FBI.

“Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vjet dënimi, asnjë vit më pak nuk meriton Rama më pak se ai, ka kryer akte të tmerrshme që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner. Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve partnere”, tha Berisha.

Lideri i opozitës paralajmëroi ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen në fjalë dhe premtoi që “Rama do të zbërthehet”. “Do ketë komision hetimor parlamentar e cdo bashkëpunim me institucionet e SHBA për t’i shkuar deri në fund kësaj cështje që lë një hije të tmerrshme. Vendi i tij është atje ku është edhe MCGonigal”, deklaroi Berisha.

Në vijim Berisha kërkoi nga kryeministri që të japë dorëheqjen dhe e akuzoi se ka nxirë imazhin e Shqipërisë duke u bërë kryefjalë e mediave ndërkombëtare, pasi ka korrupsutar një nga shefat e inteligjencës së organiztaës më të fuqishme në botë.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

“Gjithë mediat e botës ziejnë se u pagua nga kryeministri shqiptar. E merrni me mend se çfarë përshtypjesh krijon kjo në botë. Ai duhet të ikë, nuk mund të ketë vend në qeverisje. Këto janë të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit. Po zien bota, Shqipëria ka korruptuar dhe ka paguar shefin e inteligjencës së organizatës më të fuqishme në botë. Po për Duçkën dini gjëra. Keni dëgjuar për konglomeratin energjetik. Është nën hetim në Kinë dhe në SHBA. Edhe vetë Duçka që lidh Ramën me Sinaloan e Meksikës. Këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara. Por janë vetëm maja e ajzbergut. Duçka me pasaportë qeveritare qarkullon. Një gjë e mbyll këtë punë, Rama është një përgjegjësi e madhe. Kujt mund t’i shkonte ndërmend që Shqipëria të sillej me SHBA në këtë mënyrë. Është tejkaluar çdo vijë e mundshme, Rama duhet të ikë, përndryshe shqiptarët do e kthejnë”, nënvizoi ai.

Sipas tij kreu i ekzekutivit është në panik dhe e di që këtë herë nuk do t’i shpëtojë dot gjykimit nga drejtësia siç bëri me paratë e paguara për foton me Barack Obamën. Berisha gjithashtu zbuloi rolin e Dorian Duçkës në lidhjen që kryeministri krijoi me ish-zyrtarin e FBI-së, madje duke kujtuar udhëtimin me çarter në Kinë të Edi Ramës disa vite më parë, ku hyn në lojë një konglomerat energjitik.

“Rama është në panik, e kupton që ka nisur count-doën. Foli për Big Brother, por e di që mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë pas çdo problem tjetër në mediat e botës. Nuk është pak ai, Rama nuk bën dot strucin më, të japë dorëheqjen. E shpëtuan njëherë me Bilalin, janë dy qytetarë amerikanë të dënuar për foton që bëri me Obamën. Ramën e kursyen si kryeministër. Tani ai ka bërë një akt që kurrë një vend partner nuk e bënte ndaj tjetrit dhe të dalë para drejtësisë, Duçka që ta dini ju është ish-drejtori i një konglomerati për 4 vite. A ju kujtohet një avion i gjatë që merrte Ramën, Tiranë-Kinë. Hipte dhe Olsi mbrapa. Atë e sillte kompania e Duçkës që ta dini ju. Është një hetim intensiv në SHBA dhe Duçka është një nga mafiozët më të rrezikshëm sot. Këto ngjarje tregojnë se mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet e botës”, nënvizoi ai.

I pyetur nga gazetarët sesi e komenton heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim pasi skandali shpërtheu në Nju Jork dhe Tiranë, Berisha nuk i fshehu dyshimet për qëndrimin e saj, por kërkoi që roli i diplomates të zbardhet nga drejtësia në SHBA.

“Hetimi do të jetë kompleks, pasi Oleg Deripaska ka arritur deri në statusin e investitorit strategjik në vend. Këtu ne nuk heqim dorë. Lidhur me zonjën Kim, dihet qëndrimi im ndaj saj, e i saj ndaj meje. Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë së SHBA për të bërë hetimin e përgjithshëm. Unë nuk kam ndonjë…Ka vetëm një deklaratë që nëse i kujtohet i jam përgjigjur flakë për flakë. Në një nga intervistat e saj ajo shprehej se ka bërë hetime edhe FBI, në atë intervistë ajo që ka thënë atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani e di ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e veta, apo çfarë është unë ia lë drejtësisë së SHBA”, tha kreu i PD.

Etiketa: ambasadorja Yuri KimCharles McGonigalDorian DuçkaEdi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
Para

Tragjike në Çorovodë/ Vdes 63-vjeçari, ra nga lartësia teksa krasiste pemët (EMRI)

TË GJITHA

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com