• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati i vitit 2019/ BIRN: I implikuar një tjetër nip i deputetit socialist

Një operacion i gjerë policor solli arrestimin e pesë të dyshuarve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve në lidhje me atentatin mafioz të profilit të lartë në Durrës në vitin 2019, që synoi vrasjen e një bosi të dyshuar krimi, i cili gjendej nën shoqërinë e një prokurori. Një tjetër i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja shpallet në kërkim.

10:27 : 21/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur se ka zbuluar disa të dyshuar që kanë ndihmuar dy atentatorët që po gjykohen për një atentat mafioz të profilit të lartë në Durrës në vitin 2019, duke arrestuar pesë prej tyre dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.

Operacioni lidhet me ngjarjen e 1 nëntorit 2019, kur në autostradën Tiranë – Durrës, atentatorët shënjestruan një makinë në të cilën udhëtonin Pëllumb Muharremi, i cili njihet edhe si Aleksandër Laho, si dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, duke zbrazur një breshëri plumbash që lanë të vdekur një 30-vjeçar që punonte si shofer dhe dy të tjerët të plagosur.

Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt si të dyshuar për atentatin, ndërsa të premten njoftoi se hetimet shtesë kanë sjellë “identifikimin e autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje”. Tre vetë, të cilëve prokuroria i referohet me inicialet P. D., J. M. dhe A. SH, dyshohen si pjesëmarrës në atentat si dhe R. RR., i cili dyshohet se ka ndihmuar të pandehurit në atentat.

Policia nuk ishte në gjendje të gjente P.D., dhe R. Rr.. Të dy besohet se janë jashtë Shqipërisë.

Inicialet P.D., i referohen shtetasit Plaurent Dervishaj, i cili është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarje të tjera dhe që duket se jeton jashtë Shqipërisë, ndërsa inicialet R.Rr., i referohen Ramazan Rrajës, një tjetër nip i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ky i fundit u bë i njohur për publikun në vitin 2018, kur një ish-oficer policie, i cili ka kërkuar strehim politik në Zvicër, e denoncoi si personi që e detyroi të mos pranojë një kallëzim për dhunë kundër djalit të tij Rexhep Rraja.

Rrahman Rraja ka deklaruar më herët se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me nipërit e tij. Ai u rizgjodh deputet në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit të kaluar ku u përcaktua nga partia në vend të gjashtë në listën shumëemërore./BIRN

Etiketa: atentatDurreshetimespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

17:18 : 02/11/2025
AKTUALITET

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
Para

Moti i keq/ Bllokohet aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë

TË GJITHA

Qendrat për emigrantët në Shqipëri dështuan, po faturën kush po e paguan?

08:47 : 03/11/2025

Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

08:37 : 03/11/2025

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025

Këmbimi valutor 3 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 03/11/2025

Java nis me shi! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 03/11/2025

Horoskopi, 3 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com