• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimi i lartë i naftës/ PD: Rama arkëtoi 550 mln €, shqiptarëve u ktheu ‘karamele elektorale’

12:03 : 20/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sërish çmimin e lartë të karburanteve në vend. Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, tha nga selia blu se nafta në Shqipëri është ende me çmimin më të lartë në rajon dhe Europë.

Bozdo thotë se qeveria arkëtoi 550 milionë euro më shumë gjatë vitit 2022 por shqiptarëve të varfër u ktheu vetëm “karamele elektorale”.

Ai shprehet se “rritja e çmimeve ka varfëruar edhe më tej të varfrit dhe po e çon shtresën e mesme me shpejtësi drejt varfërimit të plotë. Shqiptarët deklarojnë se 42% e buxhetit të tyre shkon vetëm për ushqime. Ndërkaq, ushqimet e shportës janë shtrenjtuar mesatarisht me 12%”.

Ai shton se “Edi Rama e di dhe e njeh mirë këtë situatë. Por aq i bën. Për sa kohë ka zgjedhur strategjinë e varfërimit të mëtejshëm dhe të përzënies të atyre që nuk e duan qeverinë e tij”. 

Lexo edhe:

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

Deklarata e plotë:

Çmimi i naftës kudo në botë ka shënuar ulje të ndjeshme gjatë dy muajve të fundit, duke kapur nivelet e çmimeve te paraluftës në Ukrainë.

Shqipëria ka qenë gjithmonë gjatë këtyre viteve, edhe shumë përpara luftës, vendi me naftën më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtat në Evropë. Nafta në Shqipëri, për shkak të taksimit shumë të lartë të qeverisë së Edi Ramës, ishte më e shtrenjtë se në Gjermani, Francë, Norvegji dhe plot vende të tjera evropiane.

Por, në të gjitha këto, vende çmimi i naftës, pas stabilizimit të tregjeve ndërkombëtare, është ulur ndjeshëm. Me përjashtim të Shqipërisë ku ky çmim njeh vetëm rritje. Përpara disa ditësh, Bordi i Qeverisë vendosi të rrisë përsëri çmimin e naftës, edhe pse në bursën ndërkombëtare ky çmim është ekzaktësisht në nivelet e paraluftës.

Arsyeja nuk është as infrastruktura dhe as mënyra sesi përllogaritet ky çmim. Madje edhe vetë tregtarët e naftës deklarojnë zyrtarisht se Bordi i qeverisë e rrit çmimin me të paktën 120 lekë për litër, për shkak të mënyrës sesi ai funksionon.

Pra, arsyeja është një dhe e vetme. Qeveria ka vendosur me çdo kusht ta mbaje të lartë çmimin e naftës, sepse kështu ajo arrin të mbushe xhepat në kurriz të shqiptarëve.

Sipas llogaritjeve të ekspertëve, vitin e kaluar vetëm si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, qeveria shqiptare futi në xhep afërsisht 150 milionë euro më shumë. Nga këto para, asgjë nuk i është kthyer shqiptarëve në formën e subvencioneve për rritjen e çmimeve.

Si pasojë e inflacionit të lartë dhe rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve, qeveria shqiptare arkëtoi ne total rreth 550 milionë euro më shumë gjatë vitit 2022. Një shumë e konsiderueshme, e cila në një vend normal do të duhej t’i kthehej e plotë qytetarëve. Në fakt, çfarë u kthehet atyre janë vetëm karamele elektorale, sepse zgjedhjet vendore po afrojnë. Rritja e çmimeve ka varfëruar edhe më tej të varfrit dhe po e çon shtresën e mesme me shpejtësi drejt varfërimit të plotë. Shqiptarët deklarojnë se 42% e buxhetit të tyre shkon vetëm për ushqime. Ndërkaq, ushqimet e shportës janë shtrenjtuar mesatarisht me 12%.

Edi Rama e di dhe e njeh mirë këtë situatë. Por aq i bën. Për sa kohë ka zgjedhur strategjinë e varfërimit të mëtejshëm dhe të përzënies të atyre që nuk e duan qeverinë e tij. Dhe, për sa kohë mban rreth vetes ata ministra që një pjesë e vjedhin për xhepat e tyre dhe të shefit dhe pjesën tjetër e bëjnë termet duke  vjedhur votat e shqiptarëve me paratë e shqiptarëve.

Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë në duar më të pasigurta të cilat të japin siguri vetëm për një gjë: do të të vjedhin!

Shqipërisë duhet t’i dalim zot: duke qëndruar, duke rezistuar, duke votuar kundër Ramës, duke e bërë 14 majin një taksë të papërballueshme për të, siç bën ai me taksën e naftës tuaj.

Etiketa: Cmimi i naftesEdi RamaEno BozdoPDRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
Para

EMRI/ Po transportonte kokainë me tren, arrestohet shqiptari në Itali

TË GJITHA

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025

Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, mbi 20 të plagosur/ VIDEO

18:56 : 15/11/2025

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025

Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston FOTO-n me simbolet kombëtare/ Çfarë planesh ka reperi

18:36 : 15/11/2025

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com