• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Helmimi në Shkodër, AKU shkeli ligjin, nuk tërhoqi nga tregu ujin “Lajthiza”

10:19 : 07/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tregoi një “tolerancë të tepruar” ndaj kompanisë së ujit “Lajthiza”, pas helmimit të tre qytetarëve, në një lokal në Shkodër, në 29 dhjetor 2022.

Sipas një praktike të konsoliduar ndër vite, AKU vendos “tërheqjen e menjëhershme të mallit”, në rastet kur dyshohet ose ka indicje të forta se ai mund të shkaktojë efekte të rënda mbi shëndetin e konsumatorëve. Ky veprim është një detyrim që rrjedh nga legjislacioni mbi kontrollin ushqimor.

Por, ky standart nuk u aplikua për ujin e ambalazhuar “Lajthiza”, i cili dyshohet se ishte shkaktari i problemeve të theksuara shëndetësore të tre qytetarëve-nënë e bir dhe kamarieri i lokalit.

Të tre personat deklaruan që në momentin e parë se kishin pirë ujë nga e njëjta shishe dhe ishin ndjerë menjëherë në gjendje të vështirë, pasi produkti përmbante një lëndë si acid.

Lexo edhe:

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Në lokal shërbehej ujë “Lajthiza” dhe dega rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër kreu disa analiza paraprake.

Analizat fillestare treguan se mostra e marrë nga uji i ambalazhuar ishte në parametra normale. Megjithatë, siç citohet në një dokument të siguruar nga media “rezultati është i vlefshëm vetëm për mostrën e ujit të sjellë në laborator”.

Pra, ai rezultat nuk është përfundimtar për ta përjashtuar si shkak për helmimin e tre shkodranëve.

Në foto: Analizat paraprake të AKU-Shkodër (dokument i publikuar nga “Scan TV”)

AKU refuzoi të bënte publik emrin e kompanisë që kishte tregtuar mallin e dyshuar, duke ruajtur një lloj konfidencialiteti të tepruar, pavarësisht se produkti mund të shkaktonte rrezik edhe për qytetarë të tjerë.

Po ashtu, AKU nuk aplikoi “tërheqjen e menjëhershme” të mallit, siç ka vepruar në shumë raste të ngjashme.

Në mënyrë periodike, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton për tërheqje malli nga tregu, duke përmendur emrin e mallit dhe kompaninë që e tregton apo e importon, edhe në ato raste kur të dhënat e institucionit janë tërësisht sipërfaqësore.

Por, për rastin e helmimit të dyshuar nga “Lajthiza” në Shkodër, institucioni më i rëndësishëm i kontrollit të produkteve ushqimore, zgjodhi heshtjen dhe fshehjen pas konfidencialitetit, duke vënë në pikëpyetje integritetin e Autoritetit.

Burime nga spitali rajonal i qytetit deklaruan për “Boldnews.al” se, fatmirësisht, gjendja e tre pacientëve, të cilët kishin pirë ujë nga një shishe e ambalazhuar e kompanisë “Lajthiza”, është e mirë dhe e stabilizuar.

Ndërsa Prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për të identifikuar me prova shkencore shkakun që kërcënoi seriozisht shëndetin e tre personave në momentin e parë.

Prokurorët kanë kërkuar ekspertiza më të thelluara mbi ujin e ambalazhuar e produktet që kanë qenë në lokal, për të identifikuar shkakun e vërtetë të helmimit, i cili goditi në mënyrë të menjëhershme dhe të njëllojtë tre persona, me mosha dhe karakteristika fizike të ndryshme.

Etiketa: AKUhelmimLajthizaShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

10:47 : 13/07/2026
AKTUALITET

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

14:10 : 12/07/2026
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Aleksandër Koçeku u qëllua me 25 plumba, hetohet pista e hakmarrjes

09:55 : 12/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

22:43 : 11/07/2026
AKTUALITET

U vra brenda makinës në Shkodër, identifikohet viktima/ EMRI

20:19 : 11/07/2026
AKTUALITET

Vrasja në Shkodër, reagon Policia: Viktima u gjet në automjet, vijojnë kërkimet për autorin

20:13 : 11/07/2026
Para

“Çmenduritë” në merkato mbaruan, Partizani synon të kthehet në minierë të ardhurash

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş