• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Gati projektligji – Lehtësimet për marrjen e nënshtetësisë gjermane

Do të lehtësohet marrja e nënshtetësisë gjermane. Një nga pengesat që do të heqë ministrja e Punëve të Brendshme, Faeser është shfuqizimi i rregullores për dorëzimin e nënshtetësisë origjinë nga qytetarët jashtë BE.

13:38 : 07/01/2023
në AKTUALITET, BOTA

Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë. Kjo del nga një draft i projektligjit për nënshtetësinë gjermane të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili iu dorëzua të premten dikastereve të tjera të qeverisë gjermane për miratim. Qëllimet e parashtruara në marrëveshjen e koalicionit qeveriatr gjerman të vitit 2021 për një “të drejtë moderne të nënshtetësisë”, lehtësojnë po ashtu rregulloren për kushtin e gjuhës gjermane për grupe të caktuara që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Krahas kësaj do të shkurtohet koha minimale që duhet respektuar para shtrimit të kërkesës për nënshtetësinë gjermane.

Nancy Faeser
Nancy Faeser

Në projektligj, që e ka në dorë agjencia gjermane e lajmeve, dpa, thuhet se lehtësimet për vërtetimin e njohjes së gjuhës gjermane dhe detyrimi për testin e nënshtetësisë do të hiqen për të gjithë të huajt që janë të paktën 67 vjeç. Me këtë synohet të vlerësohen arritjet e punës së brezit të punëtorëve të ardhur në vitet 50-60 të shekullit të kaluar “gastarbeiter”, të cilëve në vitet e para nuk iu ofruan as kurse gjuhe dhe as oferta integrimi në vitet e qëndrimit në Gjermani. Nga lehtësimet do të përfitojnë jo vetëm të moshuarit, që erdhën me marrëveshjen e atëhershme të punësimit, por të gjithë ata që janë pjesë e kësaj grupmoshe. Për më të rinjtë që duan të marrin nënshtetësinë gjermane do të ketë edhe raste përjashtuese, si rasti i vështirësisë së veçantë për kujdesin shëndetësor të një anëtari të familjes. Në këtë rast do të mjaftojë që personi i prekur të njohë gjuhën vetëm në nivelin e komunikimit gojor.

Symbolbild I Doppelte Staatsbürgerschaft

Lehtësime të tjera

Projektligji është pjesë e planit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDp-së për të reformuar gjerësisht politikën e migracionit dhe integrimit. Në bazë të reformës qëndron ideja që dhënia e nënshtetësisë hap rrugën për një pjesëmarrje të zgjeruar në shoqërinë gjermane, nga e cila përfiton si shoqëria gjermane edhe nënshtetasit e rinj.

Lexo edhe:

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

.Sipas planeve, nënshtetësia do mund të kërkohet edhe 5 vjet pas qëndrimit të rregullt në Gjermani, deri më tani aplikuesit duhet të prisnin 8 vjet. Ndërsa në raste të veçanta të arritjeve të shpejta integruese në Gjermani, arritje të shkëlqyera në shkollë apo profesion, angazhim vullnetar apo njohuri perfekte të gjuhës, do të mjaftojnë tre vjet për shtrimin e kërkesës. Ndërsa detyrimi opcional për fëmijët e të huajve të lindur në Gjermani do të hiqet plotësisht. Kjo do të thotë, që të rinjtë nuk kanë nevojë më të vendosin mes nënshtetësisë gjermane apo asaj të prindërve të tyre.

Gjithashtu do të shkurtohet edhe kohëzgjatja e nevojshme për të marrë qëndrim të rregullt një prind që ka lindur fëmijë në Gjermani që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Kjo kohë do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet. “Nga ky shkurtim i ndjeshëm i një kohës së qëndrimit në Gjermani të një prindi do të rritet numri i fëmijëve që marrin nënshtetësinë gjermane”, thuhet në projektligj, sipas dpa. Edhe kushti i futur në vitin 2019 për “integrim në marrëdhëniet jetësore gjermane” do të hiqet. Por nënshtetësia nuk do të jepet kur ” i huaji është i martuar me disa persona ose në rast se ai me sjelljen e tij tregon, se nuk do të pranojë barazinë mes burrit e gruas e vendosur në kushtetutë.” Kritika për planet vijnë nga opozita. Politikani i CDU-së,Thorsten Frei e pranon, se Gjermania është vend immigrimi, por “kjo nuk do të thotë që të jepet nënshtetësia gjermane kujt të dojë.”/DW

Etiketa: Gjermaninenshtetesi gjermaneProjektligj

Lajme të lidhura

BOTA

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

10:12 : 04/07/2025
BOTA

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

18:31 : 03/07/2025
BOTA

Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi polak ka marrë fund!

09:19 : 03/07/2025
BOTA

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C

18:15 : 02/07/2025
BOTA

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

10:38 : 30/06/2025
BOTA

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

10:04 : 30/06/2025
Para

Elton Deda revoltohet me këmbësorët shqiptarë: Trima kokëboshë...

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com